Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PASHTRÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është shtruar, me qilim, me tapet a me mbulesa të reja, që nuk është pajisur e zbukuruar me perde etj.; kund. i shtruar. Dhomë e pashtruar. E mbajnë shtëpinë të pashtruar.
2. Që nuk është e mbushur me ushqime të ndryshme, me pije etj., të shtruara për t’i ngrënë e për t’i pirë; kund. i shtruar. Tryezë e pashtruar. Kush vjen (kush shkon) pa ftuar, e gjen të pashtruar. (fj. u.).
3. Që nuk është i shtruar me gurë, me asfalt, me dërrasa etj.; kund. i shtruar. Rrugë e pashtruar. Oborr i pashtruar. Dysheme e pashtruar.
4. Që nuk rri i lëmuar pasi është krehur, që rri përpjetë; i egër (për flokët a qimet); kund. i shtruar. Me flokë të pashtruara.
5. Që nuk u nënshtrohet kërkesave, urdhrave ose dëshirave të dikujt; që nuk është i bindur e i urtë, i pabindur (për njerëzit); që nuk është mësuar për të bartur njerëz a sende (për kuajt etj.). Fëmijë (djalë) i pashtruar. Kalë i pashtruar.
6. I panënshtruar. Krahina (fise) të pashtruara.
✱Sin.: i pastoli, i pabindur, i pashtrueshëm, i prapë, arrakat, i pamësuar, i egër, nopran, xanxar, i panënshtruar, parregulluar, i pakalldrëmuar, i paasfaltuar, i palëmuar, zevzek, trazovaç, ters, i padëgjueshëm, i pastërvitur, hergjele.
PASTOLÍ (i, e) mb. 1. Që nuk është stolisur e zbukuruar, që është veshur thjeshtë (zakonisht për gratë). Grua e pastoli. Si nuse e pastoli paraqitur jo bukur, jo ashtu si duhet të paraqitet.
2. Që nuk është shtruar me qilim, me tapet, e s’është pajisur me orendi të bukura, me perde etj.; i pashtruar (për dhomën, shtëpinë). Dhomë e pastoli.
✱Sin.: i pastolisur, i pazbukuruar, i pashtruar, i panisur.
PAZBUKURÚAR (i, e) mb. Që nuk është i zbukuruar; që nuk është zbukuruar; kund. i zbukuruar. Realitet i pazbukuruar. Pemë (shtëpi) e pazbukuruar.
✱Sin.: i pastolisur, i pastoli, e panisur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë