Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pasthirrmor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHOH

SHOH vep., PÁSHË, PÁRË kal. 1. jokal. Kam aftësinëperceptoj me anën e shqisës së të parit sendet e ndryshmebotës, kam aftësinë e të parit. Shoh mirë. Fëmija ka nisurshohë. Macet shohin edhe natën. Bufi nuk sheh ditën. Shqiponja sheh larg. Mezi sheh. Nuk sheh pa syze. Nuk sheh fare me njërin sy. Ia lidhën sytë që të mos shihte. Me sy shohim, me veshë dëgjojmë. Nuk sheh syri, po sheh mendja. (fj. u.).
2. Rrok dikë a diçka me sy. Shoh detin (lumin). Nuk i shohzjarret. S'të shehsyri këneta. Armiku s'na e pa kurrë shpinën. E pashë dje në rrugë. E kam parëfilm. E pashë me sytë e mi (me këta sy). S'e kam parë ndonjëherë. Ç'po më shohin sytë! Ç'i sheh syri, ia bën dora. Kur të shoh me sy, më bie ndër mend për ty. (fj. u.).
3. Vë re, shquaj; dalloj; diktoj. Nuk e pashë gropën (hendekun). I pa nga vrima e çelësit. S'pashë gjë. I pashëgjitha! Të pa njeri? Mos na shohin? Shihni si u skuq. Shih si je bërë! Pa diçkalëvizte. Pa fytyrën e vet në ujë. Iku pa e parë kush.
4. Pa orën. E pa në fytyrë. I pa plagën. Shih këtu (më poshtë, në faqen 12). Shihnin borënbinte. Shoh llogarinë. Shih fjalorin (hartën...). Shoh shtypin (gazetën). E pa mjeku. Të shohim a është bërë. Të shohim shtëpi. Shoh gjellën për kripë. E pe si t'u përgjigj? Shih të na nderosh. Shih fëmijët! Shih zjarrin mos shuhet!
5. Gjej diçka, e zbuloj diku, e vë re, e diktoj, e ndiej se është i pranishëm; më duket i tillë a i atillë, e gjej, e quaj; e kuptoj, e njoh. Pamë gëzimin e punëtorëve (e fshatarëve). E shoh që je i lodhur (i sëmurë, i mërzitur). E shoh që s'të pëlqen (që s'ke qejf, që s'do). Nuk shoh ndonjë rrezik (asgjëkeqe). E shoharsyeshme (të dobishme, të drejtë, të mjaftueshme, të udhës). E shoh me vend. E pe ç'pësove? Siç e shihni... siç është tashmë e qartë për ju. E shoh që s'më ke harruar. E shohgabova. E pashë që s'i pëlqeu. E panë se s'kishin nga t'ia mbanin. Do të më shohin se kush jam! Dale pa të më shohë! Ke për të parë!
6. Takoj dikë; ndesh; vete tek ai ta takoj a të rri me të, vizitoj. Kishte një vit pa e parë djalin. S'e kam parë prej kohësh. Sa ka parë ai si ti! S'ka vajtur ta shohë askush. Nuk do të shohë njeri. Kam parë e s'kam parë, po si atë s'kam parë. Mos ia pafsha sytë (surratin)! përçm. as që dua ta takoj ndonjëherë, as që duakembëj me të! (për dikë që e urrejmë a e përbuzim).
7. Përfytyroj, më duket sikur e kam përpara syve, me delëndërr; më shfaqetgjumë. E kam parëëndërr. Shoh shumë ëndrra. Sikur e shohgjallë. Sheh ëndrra me sy hapur.
8. Jam dëshmitar a i pranishëm në një ngjarje, në një punë etj., jam spektator në një shfaqje, në një garë a ndeshje sportive etj. Pamë parakalimin (ndeshjen, një shfaqjebukur, një film të ri). E ke parë vetë, apo ta kanë treguar? Ç'na kanë parë sytë! ndodhi diçka e tmerrshme para syve tanë.
9. Vizitoj një vend, një qendër pune, një vepër industriale një ekspozitë a muze etj.; këqyr me kujdes ngagjitha anët diçka për ta njohur mirë. Pamë Beratin (Kalanë e Gjirokastrës). Qyteti më i bukurkam parë. Kanë vajturshohin shtëpinë e re. Panë vendin ku do të ndërtohet fshati i ri.
10. Shqyrtoj diçka, e studioj për të formuar një mendim ose për ta zgjidhur, e trajtoj diçkakëtë ose në atë mënyrë. Shoh projektin e një vepre. E panëdrejtori (në byro, në organizatë). E pamë edhe një herë (ngagjitha anët, mbarë e prapë). E kemi parë e stërparë këtë çështje. E shoh në një dritë të re (nga një kënd vështrimi i ri). E shoh me syrin politik (klasor). Duhet parë ndryshe kjo punë. E pa gjendjenvend. Ta shohim veten si në pasqyrë!
11. fig. E vlerësoj dike a diçka në një mënyrëcaktuar, e quaj; mbaj këtë ose atë qëndrim, sillemkëtë a në atë mënyrë. E shohim si shfaqjeluftësklasave. E kanë parë si forcën lëvizëse kryesore. E shoh si një çështje themelore. E shoh me një sy tjetër (me sy të mirë, me sy të keq). E shihte shtrembër (vëngër, ftohtë).
12. fig. Përjetoj; provoj, heq, vuaj. Ka parë shumëjetë ai. Ka parë lemeri (kiametin) me sy. Sa ka parë ky vend (ky popull, kjo botë)! Ç'të keqe ke parë nga ai? Atëherë pamë ç’pamë!
13. vet. v. III Është i kthyer në një anë a në një drejtimcaktuar, shikon, vështron, bie. Dritaret shohin nga lindja. Njëra dhomë sheh nga deti, tjetra nga kopshti.
14. vet. v. III I bien rrezet e diellit, e ndriçon dielli. Nuk e sheh dielli. S'ka parë diell.
15. Vërej dikë a diçka në një gjendjecaktuar shpirtërore, shoqërore etj.; jetoj me dikë një gjendjecaktuar a rrethanacaktuara. Dua të të shohqeshur (të lumtur, të gëzuar). Dua t'ju shoh mirë e më mirë. Të pafsha me zemrën plot! ur. Mos pafsh njeri pa punë! E pa veten keq (ngushtë). Sikur s'të shoh mirë! Kështu e pafsha! mallk.
16. fig. Ia arrij ta jetoj (zakonisht për diçka që e dëshiroj), ia arrij diçkaje. Nuk e pa lirinë. E pamë edhe ne këtë ditë.
17. bised. I zgjidh dikujt një çështje, duke i dhënëdrejtën që i takon; mbrojdrejtëngjykimin e një çështjeje. Kurrkush s'ua shihte hallin fukarenjve.
18. bised., vet. urdh. Përdoret me kuptim pasthirrmor për të shprehur habinë e folësit për diçka, për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesit ose për të thumbuar a për të tallur dikë. Shih ç'i pjell mendja! Shih ç'na bëri! Pa shih, pa shih ç'na qenka!
Sin.: shikoj, takoj, shkoj, vete, shfaqet, del, pasqyrohet, duket, merret vesh, kuptohet, shprehet; përfundon, duket, bëhet, kam përshtypjen.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.