Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRÉDHËS,~E mb. 1. Që shkon nga një vend në një tjetër, që bredh andej-këtej, që lëviz shumë; endacak, që ku gdhihet nuk ngryset. Këngëtar bredhës. Kalorës bredhës. Kishte turistë e bredhës të zakonshëm. Ture bredhëse. Qen bredhës.
2. fiz. Që ka vetinë të pasqyrojë rrezet e dritës a valët e zërit, pasqyrues. Sipërfaqe bredhëse. Valë bredhëse. Rryma bredhëse.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Bredhësit e rrugëve.
PASQYRÚES,~E mb. 1. spec. Që ka vetinë të kthejë në drejtim të kundërt rrezet e dritës a valë të ndryshme. Trup pasqyrues.
2. filoz. Që riprodhon figurat e sendeve materiale, që pasqyron botën e jashtme. Aftësia pasqyruese e ndërgjegjes.
3. Që shpreh a riprodhon diçka. Art pasqyrues.
✱Sin.: reflektues, bredhës, riprodhues, shprehës.
REFLEKTÚES,~E mb. Pasqyrues. Sipërfaqe reflektuese. Veti reflektuese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë