Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pasqafe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARRËZ

ÁRRËZ,~AI f., anat. 1. Rruaza e parë e qafës, mbicilën mbështetet koka. Arrëza e qafës. Thefsh arrëzën! (mallk.).
2. Fikthi i fytit. Arrëza e fytit (e gushës).
Sin.: pasqafe, zverk, arrç, atlas.

MBASQAFE

MBASQÁF/E,~JA f. Pasqafe.

PËRMBASQAFE

PËRMBASQÁF/E,~JA f., bis. 1. anat. Pasqafe. E goditipërmbasqafe.
2. euf. Vdekje. I erdhi përmbasqafja i erdhi vdekja (mortja).

ZVERK

ZVER/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET anat. Pjesa e prapme e qafës, ana e përkundërt e gushës; qafa. Gropa e zverkut. Rruazat e zverkut. Fshiu (kroi) zverkun. E kapi nga (për) zverku. Flokët i binin mbi zverk. - Mu në zverkkishte dalë një çiban, që ma mori shpirtin. Kush ul qafën, i bien zverkut. (fj. u.). Mendja e madhe ta thyen zverkun (qafën). (fj. u.). Ujku e ka zverkuntrashë, se nuk përton (se i bën gjithë punët vetë). (fj. u.). Duhet zverk për atë këmborë. (fj. u.).
Sin.: qafë, pasqafe, arrëz, palcak, rruazë, gërmicë.
I fërkon zverkun (dikujt) keq. shih i fërkon krahët (dikujt) keq. I ka hipur zverk (dikujt) shih i ka hipurqafë (dikujt). E kapi për zverku (dikë) shpërf. e detyroi dikë me dhunëbëjë diçka, e vuri me zor, pa e pyetur e duke shpërfillur kundërshtimin e tij. Ia përdrodhi zverkun (*qafën) (dikujt) përb. shih ia përdrodhi qafën (dikujt) përb. Kur të shohë zverkun (qafën) pa pasqyrë (dikush) iron. kurrë, asnjëherë; kur të shohë veshët pa pasqyrë; kur të shohë kurrizin (shpinën) pa pasqyrë; kurrën e kurrës. I është trashur zverku (*qafa) (dikujt). Theu (këputi) zverkun (*qafën) (dikush) keq. E uli (e shtroi) zverkun (*qafën) (dikush) përb. Zuri zverkun (*qafën) (dikush) keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.