Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pasmë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BYTHËPRAPTË

BYTHËPRÁPTË (i, e) mb., krahin. I prapmë, i pasmë. Anë e bythëpraptë.

DIFERENCIAL
FUNDIT

FÚNDIT (i, e) mb. 1.ështëfund a në skajin më të tejmë të një vargu ose të një radhe frymorësh, sendesh, dukurish etj.; që vjen pas gjithëtjerëve; kund. i parë. Vagoni i fundit. Rreshti i fundit. Shtëpia e fundit. Stacioni i fundit.
2. Që ka mbeturfund e një i vetëm, pasi janë larguar ose janë harxhuar gjithëtjerët. Leku i fundit. Fisheku i fundit.
3. ndodhetfund të një vendithelluar, të një ene etj. Shtresa e fundit.
4. shënon mbarimin e një kohecaktuar; që nga ana kohore kryhetfund të një vargu ngjarjesh, veprimesh, punësh a dukurish; që shënon cakun kohor kur dikush a diçka mbaronqeni e nuk vijon më tej. Dita e fundit e javës. Viti i fundit i shekullit. Perandoria e fundit.
5. Që ka të bëjë me kohën më të afërt përpara çastit kur flasim, që sapo është bërë e ka ndodhur; më i ri. Kohët e fundit. Zbulimet e fundit. Të rejat e fundit. Prodhimi i fundit.
6. është para vdekjes, që e thotëçastin para vdekjes. çastin e fundit. Dëshira e fundit.
7. Më i lartë; më i rëndë. Masa e fundit. Dënimi i fundit.
8. Përfundimtar; vendimtar. Qëllimi i fundit. Grushti i fundit.
9. fig. Që ka më pak vlerë ose rëndësi; që është më i prapambetur se të tjerët. Njeriu (më) i fundit.
Sin.: fundor, i fundmë, i prapmë, i pasmë, i prapsëm, i sprasëm, i mbramë, i pastajmë, përfundimtar, vendimtar.
*Banesa e fundit lart. *Barku i fundit. Në *dorëfundit (diçka). I *dorës fundit. *Fisheku i fundit. *Fjala e fundit. Deri në *frymën e fundit. *Guri i fundit. I heq *gurin e fundit (dikujt a diçkaje). Është në *grahmat e fundit. I jap *dorën e fundit (diçkaje). Dha *frymën e fundit (dikush). Dha *grahmën e fundit (dikush). I jap *lamtumirën e fundit (dikujt). Luaj *asin e fundit. Luaj (hedh) *gurin e fundit. Luaj *letrën (kartën) e fundit. Ndan *kafshatën e fundit (e gojës) (me dikë). I *orësfundit. Ka shkuar (ka vajtur) në *pikëfundit. *Vrima (bira) e fundit e kavallit përçm.

GËRSHËRËZ

GËRSHËRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. ndërt. Secili prej trarëvehollë, që zbresin dy nga dy në trajtë gërshëre nga kulmari i çatisë, mbicilët mbërthehen qeprat.
2. zool. Insekt i vogël, me truphollë e të gjatëngjyrë kafeerrët, me bishtin bigë e me dy brirthëkokë, që ushqehet me pemë e sidomos me rrush.
3. Kocaku i samarit, kaptelli i pasmë.
4. vet. sh. Dy zgjatimetmajën e gjuhësgjarprit.
5. Lloj thurjeje a qëndisme e ngjashme me krahët e gërshërës, që bëhet mbi një pëlhurë; përparëse me qëndismatilla.
6. Lloj plori pa majë.
Sin.: gërshërë, agror, kabisht, karrabisht, mërtek, veshëz, kaptell, përparëse, plor.

KRAH

KRÁH,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila prej dy gjymtyrëvesipërmetrupitnjeriut nga supi deri te kyçi i dorës. Krahu i majtë (i djathtë). Hapi (uli) krahët. Me krahë jashtë me krahëzhveshur.
2. Pjesë e veshjesmbulon këto gjymtyrë; mëngë. Krahë këmishe (xhakete).
3. Secila nga gjymtyrët anësoretrupitdisa shpendëve dhedisa kandrrave, që shërbejnë kryesisht për të fluturuar; fletë, flatër. Krahët e zogjve (e dallëndyshes, e fluturës, e lakuriqit të natës).
4. Diçka e ngjashme me këto gjymtyrë kryesishtshpendëve ose të kandrrave; flatër. Krahët e avionit. Krahu i vinçit (tek.).
5. Pjesë e një ndenjëseje ku njerëzit mbështetin bërrylin dhe këto gjymtyrë. Krahët e kolltukut (e divanit).
6. Pjesa e sipërme e shpinësnjeriut, që shërben për të mbajtur një barrë a një ngarkesë; sup. Me pushkë (me torbë) në krah.
7. Ngarkesa me sende aq sa mundpërfshijë ose të mbajë njëra prej gjymtyrëvesipërmenjeriut. Një krahë dru (shkarpa).
8. Secila nga dy anët e trupitnjeriut; vendi a drejtimi i lëvizjes anës brinjëvekëtij trupi. Në (nga) krahët e mi përbri meje. I erdhi dikush (iu afrua) nga krahu i majtë.
9. Ana e majtë ose e djathtë e një ndërtese, e një mali a e një sendi tjetër, në raport me vendin ku ndodhemi ose ku zhvillohet një veprim, një veprimtari etj.krahpallatit (të shtëpisë). Luan (sulmon) me krahët (sport.) luan me lojtarët e krahutmajtë a të djathtësulmit (në një ndeshje futbolli, basketbolli etj.).
10. Forcë pune; punë me dorë e një individi; fuqi fizike. Krahë pune. S’kemi krahë na mungojnë forcat e punës, na mungojnë punëtorët.
11. fig. Përkrahje a ndihmë që i japim dikujt për ta mbështetur, për ta mbrojtur, për t’i dhënë mundësinë që ai të kalojë një pengesë a një hall; anësi. E kam krahdjathtë e kam ndihmësin kryesor. Iu krah e ndihmoi.
Sin.: mëngë, fletë, flatër, sup, fuqi, shpinë, kurriz, ijë, anë, anësi.
(Me) sa më arrin krahu aq sa të mundem; me sa të kem mundësi; me të gjitha përpjekjet e mundshme; me sa më arrin dora. Aq i ha krahu (dikujt) aq fuqi ka, aq mundbëjë; aq e ka vrapin. Në atë krah fli! iron. mos shko me atë mendje, shihi ndryshe punët; mos prit atë që mendon ti; në atë anë fli! iron. në atë brinjë fli! iron. I bëhem (i dal) krah (dikujt) e ndihmoj a e mbështes dikë, e përkrah; e marrmbrojtje, bëhem me të; i fut krahun; i jap krah; i jap (i hedh) dorën (një dorë); marr anën (e dikujt). U bëra me krahë u gëzova shumë nga një lajm, nga një fitore etj., fluturova nga gëzimi, ndihem i lumtur; mora guxim e forcareja; mora krahë; më dolën krahë; u bëra me fletë. Bëri krah (diçka) iron. shih bëri këmbë (diçka). E bëj me krahë (dikë) e gëzoj shumë, i jap kënaqësimadhe, e bëjfluturojë nga gëzimi, e lumturoj; i jap krahë (dikujt); i jap zemër (dikujt). I bie krahëve (dikujt) e merr me të mirë, e përkëdhel, i bëj qejfin; e meriton dhe e nxit për diçka; i rreh krahët; i bie supeve.ranë krahët *copë. Ra (u hodh) në krahët (e dikujt). 1. E përqafoi me vrull e me mallmadh dikë, iu hodh me gëzim. 2. U pajtua me dikë dhe iu besua atij; u bashkua e bashkëpunon me të. S’i bie atij krahu (dikush). 1. Bën sikur s’merr vesh për atë që i thonë, s’del aty ku është fjala, hesht ose dredhon. 2. shih nuk rreh në atë krah (dikush). dolën krahë m’u shtua hovi për të bërë diçka, m’u rrit dëshira e besimi; mora krahë; u bëra me krahë; më dolën fletë. I fërkon krahët dikujt keq. e merr me të mirë e i bën lajka, përpiqet ta zbutë e ta bëjë për vete; ia miraton atë që ka bërë; i fërkon shpatullat; i fërkon shpinën (kurrizin); i bën qejfin; i kreh bishtin. Fle në një krah (dikush) i ka punëtrregull, s’ka halle e shqetësime; e ka mendjenfjetur; nuk çan kokën. M’u ftohën krahët s’më punohet, nuk kam dëshirë për punë; u lodha shumë; m’u këputën krahët; më ranë (m’u këputën) kryqet; më ranë duart. I fut krahun (dikujt). 1. Fejohem a martohem me dikë. 2. I jap ndihmë, e mbështet, i gjendem në të keq; i jap (i hedh) dorën (një dorë); i bëhem (i dal) krah. Sa i ha krahu me të gjithë fuqinë, me sa forcë që ka. Hap krahët. 1. Tregoj se nuk di gjë për diçka, japkuptohet se s’di gjë ç’ka ndodhur, se nuk e njoh dikë etj.; mbledh (rrudh) krahët; mbledh (rrudh) supet. 2. E pres dikë a diçka shumë mirë, e pranoj me dëshirë; (e pres) me krahë hapur (dikë). Hodhi krahë (dikush) shih hodhi (lëshoi) shtat (dikush). E hodhi pas krahëve (diçka) vendosi ta harrojë (zakonisht diçkakeqe), nuk e kujton më; nuk e quan më të rëndësishme ose mendon që nuk ia vlen ta ruajë a ta kujtojë; e hoqi fare nga mendja (një ngjarjehidhur, një grindjekishte pasur me dikë, të kaluarën e hidhur etj.); e hodhi pas shpinës (pas kurrizit); e hodhi (e la) pas mendsh; nuk çan kokën (për diçka); e vurixhepin e pasmë. I jap *dorën e të merr (të rrëmben) krahun (dikush). I jap krahë (dikujt). 1. E gëzoj shumë, i jap kënaqësimadhe dhe e bëj ta ndiejë vetenfortë për një punë, e mbush me shpresa, me besim e me guxim; e trimëroj; e bëj me krahë (dikë); i jap fletë; i jap zemër. 2. E ndihmoj dikë, e përkrah, e mbështet; i bëhem (i dal) krah. I jap krahun e të merr (të rrëmben) kokën (dikush) shih i jap gishtin e të merr (të rrëmben) dorën (dikush). E ka benë pas krahut (dikush) keq. është gënjeshtar, është njeri që nuk mund t’i zësh besë;lëshon dhebën be; të rrenkëmbë e në dorë. I ka krahët *ngrohtë (dikush). E kam prapa krahëve (dikë) iron. jam fare i largët me dikë, s’kambëj fare me të, nuk jam as fis, as soj; jam ngrohur në një diell iron.; e kam preshkopsht. I ka krahët *prerë (duartprera) (dikush). I ka krahët *tharë (dikush) përb. M’u këputën krahët. 1. U lodha shumë; s’kamfuqi, u këputa; ranë krahët. 2. shih m’u prenë krahët2. Krahu i djathtë (i dikujt) ndihmësi kryesor, ai që ndihmonshumë drejtuesin e një pune, ai që mban barrën më të rëndë pas tij, njeriu më i sigurt, të cilit mund t’i besosh shumë; dora e djathtë. Me krahë hapur me dashuri e me ngrohësi, me dëshirë e me përzemërsimadhe, me gjithë zemër; krahëhapur; me kraharor hapur; me zemërhapur; me bukë e kripë (e zemërbardhë). Me krahëkëputur. 1. Shumë i lodhur; i pafuqishëm, i këputur. 2. shih me krahëprerë. Krah për krahbashku; në të njëjtën kohë, me të njëjtin ritëm, në të njëjtën shkallë; sup më sup; dorë për (më) dorë. Me krahëlehtë! ur. dalsh mirë e pa mundime!, e bëfsh lehtë e pa vështirësi diçka! (kur dikush nis një punë). Me krahëprerë i pashpresë e i dëshpëruar, ngaqë s’kam asnjë ndihmë a mundësi për të jetuar ose për të bërë diçka (kur vdes a ikën dikush ose kur humbet a prishet diçka); me krahëkëputur. Kthehetkrahun tjetër (dikush) nuk shqetësohet për diçka që i thonë a që ndodh, s’do t’ia dijë; nuk e prish gjumin; nuk e prish gjakun. I ktheu krahët (dikujt a diçkaje) e la a e braktisi dikë atëherë kur ai kishte nevojë për diçka ose kur duhej ta përfillte, ta vlerësonte a të kujdesej për të; nuk e përfill më, e ka shpërfillur, s’do t’ia dijë më për të; i ktheu shpatullat; i ktheu shpinën (kurrizin); ia ktheu nga myka. E la në krahët e erës (dikë) nuk i dha asnjë ndihmë e përkrahje, e braktisi atëherë kur kishte nevojë; i ktheu krahët (dikujt); i ktheu shpinën (kurrizin) (dikujt); kund. i dha dorën (dikujt). M’u lehtësuan krahët jam i lirë a m’u krijuan kushte më të mira për të bërë diçka; jam i shkarkuar disi nga një barrë, e kam më të lehtë. E la pas krahëve (dikë a diçka) shih e la pas dore (dikë a diçka). Mori *këmbëtkrahë (dikush). I marr krahët (dikujt). 1. I dal prapa krahëve, e sulmoj nga prapa (në luftë). 2. E mund jo haptas e drejtpërdrejt, por me dredhi; e shtiedorë pak e nga pak e duke e mashtruar; i marr anët. Mora krahë mora guxim, u trimërova, ndihem më i sigurt; u bëra me krahë; më dolën krahë. E marr nën krahë (dikë) e mbroj, e përkrah e kujdesem për dikë; i bëhem (i dal) krah (dikujt). E mbaj*cep të krahut (diçka). Mbaj (marr) krahun (e dikujt) e përkrah dikë, bëhem me të; marr anën (e dikujt). Mbeta me *stapkrahë. Mbledh (rrudh) krahët. 1. Tregoj se nuk di gjë për diçka ose se nuk e kuptoj diçka; bëj si i paditur për diçka; mbledh (rrudh) supet. 2. Çuditem për diçka që ka ndodhur, më duket krejt e papritur; hap krahët; mbledh (rrudh) supet. Iu ndodh (iu gjend) në krah (dikujt) shih iu gjend (iu ndodh) pranë (dikujt). Nget në një krah (dikush) shih është kokë (krye) më vete (dikush). I ngul *thikën prapa krahëve (pas shpine, prapa kurrizit) (dikujt). Përvesh krahët ia hyj punës me zell e me të gjitha forcat, i futem me dëshirë një pune; përvesh llërët; përvesh mëngët; shtroj (ul) kurrizin).preu (më shkurtoi) krahët (dikush a diçka). 1. Më pakësoi fuqinë, ma uli forcën, më këputi sa s’punoj dot më. 2. Më iku çdo mundësi për punë, për ndihmë etj. (kur vdes a ikën dikush ose kur humbet a prishet diçka); më bëri dëm të madh që s’e kam më, më prishi punë;këputi krahët; më preu duart; më therigrykë; më bëri hatanë bised. M’u prenë krahët. 1. M’u pakësuan fuqitë, gati sa s’më ra të fikët, u këputa nga lodhja. 2. Më iku çdo shpresë; rashëdëshpërim, se m’u hoq çdo ndihmë a çdo mundësi për të jetuar ose për të bërë diçka, për punë, për ndihmë etj. (kur vdes a ikën dikush ose kur humbet a prishet diçka); nuk ka më fuqi, m’u prenë fuqitë; m’u këputën krahët; m’u prenë krahët; më lëshoi (më la) zemra; m’u lig (m’u ligështua) ora. Punon prapa krahëve (dikush) sillet e vepron fshehurazi, është tinëzar; punon nën dhe; punon nën rrogoz; punon nën gunë. Ia punoi prapa krahëve (dikujt) ia bëri një të keqe fshehurazi, ia hodhi; ia punoi pas shpine; ia çoi (ia shkoi) ujin nën rrogoz. I ka qitur krahët *batall (dikush) keq. I rreh krahët (dikujt) e përgëzon dhe i shpreh miratimin për një punëmirë; e merr me të mirë, i bën lajka; i përkëdhelet; i rreh shpatullat; i rreh supet. Nuk rreh në atë krah (dikush). 1. Nuk e ka fjalën aty, nuk rreh aty; nuk i shkon mendjaflasë për atë gjë. 2. shih s’i bie atij krahu (dikush). I ra në krah (dikujt) e mbron a e përkrah dikë, i gjendet pranë në çdo rast për ta ndihmuar; i ndodhet (i gjendet) në krah. *Shpend pa krahë. Shtriu (zgjati) krahët (dikush) shih shtriu (zgjati) dorën (duart) (dikush). Tërheq në një krah (dikush) mban anën (e dikujt), nuk është njeri i drejtë; mban hatër; mban pajë. Me *veshë në krahë. I vë krahët (diçkaje). 1. shih i vë gjoksin (diçkaje). 2. E vesh dhe nuk e heq më, e mbaj derisagriset (për një veshjesipërme).

LAMINEKTOMI

LAMINEKTOMÍ,~A f., mjek. Heqje me operacion e harkutpasmë të vertebrave.

MBRAMË

MBRÁM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. I fundit. Erdhi çasti i saj i mbramë. Ështëpikën e mbramefuqisë. Iku edhe dasmori më i mbramë. Nuk është hera e parë e as e mbrame që po ju shoh. Fjalën e mbrame mos e qitparën. (fj. u.).
2.është më i voglimoshë ndër motra e vëllezër; më i ri se një tjetërfamilje, fis etj.; kund. i madh. Ajo tokë i përket vëllaitmbramë.
3. ndodhetpjesën e pasmediçkaje, i pasmë. Rrotat e mbramemakinës.
Sin.: i fundit, i vogël, i pasmë.

MBRAPSHTË

MBRÁPSHTË (i, e) mb. 1.është ose që kthehetanën e mbrapme të diçkaje (edhe fig.); i pasmë.
2.sillet keq, që bën prapësi, i prapë, i lig. Njeri i mbrapshtë.
3.është çamarrok, harrakat, jo i urtë, i pabindur. Fëmijë i mbrapshtë.
4. I dëmshëm, i keq, i prapë, i lig. Zakon (ves) i mbrapshtë. Punë e mbrapshtë. Veprimembrapshta. Ka qëllimembrapshta.
Sin.: i keq, i prapë, i lig, çamarrok, harrakat, i pabindur, i dëmshëm.

MËPASMË
MËVONSHËM

MËVÓNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. vjenvonëkohë, që bëhet a që ndodhvonë, i mëpasshëm; kund. i mëparshëm. Punimet e mëvonshme. Periudha e mëvonshme. Ngjarjet (pasojat) e mëvonshme.
Sin.: i mëpastajshëm, i mëpasshëm, i mëpasmë, i mëtejshëm, i vonshëm, i mëvonë, i pasmë, i pastajmë.

PARMË

PÁRM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. ndodhetpjesën e parë a në anën e përparmediçkaje, i përparmë; kund. i pasmë. Ana (faqja) e parme.
2. gjuh. Që nuk është formuar nga një fjalë tjetër me anë ndajshtesash a me mënyratjera, që nuk është i prejardhur a i përbërë, i thjeshtë. Fjalë e parme.
Sin.: i përparmë, i thjeshtë.

PASMË
PRAPMË

PRÁPM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. ështëanën prapa, që nuk është nga e mbara; kund. i mbarë, i përparmë. Ana e prapme e frigoriferit.
2.ndodhetanën nga prapa diçkaje. Dera e prapme e vilës. Muri i prapmë i oborrit.
3. ështëpjesën nga fundi i diçkaje a i dikujt; i pasmë; kund. i përparmë. Gjymtyrët (këmbët) e prapme (zool.) Rrotat e prapmemakinës. Rreshti i prapmë.
Sin.: i pasmë, i sprasëm, i prapsëm, i prapë, i fundit.

PRASËM

PRÁS/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I pasmë. Xhami i prasmë i makinës. Skaji i prasmë. Oborri i prasmë i xhamisë.
2. I fundit. Redaktim i prasmë. Aksidenti i vajzës i solli helmin e prasmë.

PËRPARMË

PËRPÁRM/Ë (i), ~E (e) mb. është i vendosurballëdiçkaje; që gjendet përpara; kund. i pasmë; i prapmë. Këmbët e përparme. Rrotat e përparme. Pjesa e përparme e diçkaje. Nyjë e përparme (gjuh.) nyjëvihet përpara një emri për të formuar trajtën e rasës gjinore; nyjahynndërtimin e një tipipasur mbiemrash të shqipes, në ndërtimin e përemrave dëftorë, lidhorë e të pakufishëm, në ndërtimin e numërorëve rreshtorë e të disa emrave femërorë e asnjanës. E ardhmja e përparme (gjuh.) kohë e mënyrës dëftorefoljes, e cila tregon një veprim ose gjendjepritetkryhet ose të vijë në të ardhmen para një veprimi ose një gjendjeje tjetër (p.sh. Ai do të jetë kthyer nga puna kur të vini ju). Zanore e përparme (gjuh.) zanorenyjëtohetpjesën e përparmegojës.
Sin.: i parmë, i përparshëm, i mbarë, përpara, parë, i ballor.

PËRPASËM

PËRPÁS/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. është prapa dikujt a prapa diçkaje; i pasmë.
2.vjenkohë më pas, i mëvonshëm.
3. I prapambetur, i paarsimuar, i pashkolluar.
Sin.: i pasmë, i mëvonshëm, i prapambetur, i paarsimuar, i pashkolluar.

TRU

TRU,~RI m. sh. ~, ~TË 1. anat. Pjesa qendrore e sistemit nervornjerëzve e të kafshëve, përbëhet nga një lëndë e butë e rrudhosur me ngjyrëbardheme, që mbush kafkën te njerëzit e te kafshët dhe përbën pjesën qendroresistemit nervor; organ i të menduarit dhe i kujtesës te njeriu. Anatomia e trurit. Membranat e trurit. Truri i madh. Truri i vogël. Truri i përparmë. Truri i mesëm. Truri i pasmë. Cipa e trurit. Korja (lëvorja) e trurit. Tronditje në tru. Goditje në tru.
2. fig. Pjesa kryesore e sistemit nervornjeriut si qendër e të menduarit; organ qendrorsiguron rregullimin e të gjitha funksioneve jetike; kokë, mendje, (edhe në një varg njësish frazeologjike). Njeri me tru njeri me aftësi mendoremëdha. Me tru e me zemër me mendje e me zemër. I punon truri. Më shastisi (më çau, më plasi, më thartoi) trutë mërziti aq shumë sa nuk e duroja dot më. I mbiu (i ra) në tru iu ngulmendje. I shkrepi (i erdhi) në tru një mendim. Çlodh trutë çlodhem pas një lodhjeje mendore. Iu ngulit në tru. Ia futi në tru. Po vriste trutë. Çalon nga trutë. E kanë lënë trutë. S’i pret truri. I pjell truri. I lëshon truri harron shumë. Shtrydh trutë shtrydh mendjen, mendohem thellë. Mbledh trutë mbledh mendjen, vijvete. than trurin mpin mendimin. ziejnë (me vlojnë) trutë zien mendja. I kanë zënë trutë ndryshk (myk, lesh) s'mban dot mend; s’i hynasgjëkokë. I janë bërë trutë çorbë (dhallë) i është bërë mendja çorbë. Lima e butë të ha trutë. (fj. u.). Mos fol me bark, po fol me tru. (fj. u.).
3. gjell. Gjellë e përgatitur me lëndënmbush kafkën e disa kafshëve. Tru viçi (lope, dashi, qengji).
4. bised. Organ qendrorudhëheq a drejton veprimtarinë e një vendi, të një organizate, të një klase etj., njeri me aftësimadhe mendore; njeri tejet i zgjuarluan rol kyç në një veprimtari a në një aksion; kokë, krye, njeri kyç, drejtues, arkitekt. Truri i kompanisë. Truri i grupit (organizatës).
5. inf. Pajisje e ndërlikuar, e ndërtuar sipas modelittruritnjeriut, e cila kryen disa operacione a veprime me shpejtësi dhe me saktësi. Tru artificial inteligjencë informatike, tërësi përbërësish elektronikëprogramuar për t’iu përgjigjur një situatedhënë. Truri elektronik kompjuter ose makinë përkthimi, që kryen operacionedikur kryheshin vetëm nga truri i njeriut.
Sin.: kokë, mendje, krye, drejtues, arkitekt.
Iu bënë trutë *ciknë (dikujt). Iu bënë trutë *ujë (dikujt) keq. M’i bëri trutë *lëng (dikush). I ra në tru (dikujt). 1. U trullos, e zuri rakia, vera etj.; i ra në kokë. 2. I mori mendjen dikush a diçka e bukur, e magjepsi, e goditi dhe u dha i tëri pas tij a pas saj; i ra në mendje; iu ngul (iu ngulit) në mendje. I kanë rënë trutëqafë (dikujt) mospërf. nuk ështëgjendjemendojë e të arsyetojë qartë; është i shushatur, është i trullosur. I ka rënë në tru të vogël (dikujt). 1. Është budallallosur, nuk di ç’flet e nuk di ç’bën, sikur e ka goditur diçka në tru; nuk ështëvete (dikush); i kanë shkarë trutë; s’është në të (dikush). 2. shih iu ngul (iu ngulit) në mendje (diçka). Nuk ma bluan truri (diçka) nuk e kuptoj diçka, s’i bie në të; nuk ma rrok mendja. Çalon nga trutë (dikush) tall. shih (është) i metë nga mendja (nga trutë) (dikush). dolën trutë. 1. U lodha shumë nga një punë e rëndë mendore; kam studiuar jashtë mase; derdha trutë. 2. Plasa duke i folur dikujt, duke e këshilluar etj.; plasi koka. Derdh trutë lodhem shumë duke menduar a duke u marrë me punë mendore; përdor gjithë aftësitë mendore; thartoj trutë. Ia derdhi (ia zbrazi) trutë (dikujt) bised. 1. E vrau duke e qëlluarkokë; ia hodhi trutë në erë. 2. E lodhi mendërisht jashtë mase. Me dy *dërhemë tru shpërf. fluturojnë trutë shih fluturon (të ikën) koka (kryet). Ia fut në tru (diçka) shih ia fut (ia shtie) në mendje (diçka). I ka futur trutë e maces (dikujt) keq. ia ka prishur mendjen duke e gënjyer, e ka bërëbesojë ato që thotë ai pa menduar fare, e ka trullosur për të bërëvetën; i ka hedhur trutë e gomarit. I grinden trutë (dikujt) ështëmëdyshje, nuk di ç’të bëjë, nuk merret vesh me vetveten; nuk vendos dot për diçka; është mëdyshas. M’u hapën trutë shih m’u ça (m’u hap) koka. Ia hodhi trutë në *erë (dikujt) keq. I ka hedhur trutë e gomarit (dikujt) përb. e ka budallallosur, nuk vepron më me mendjen e vet, por bën si i thotë dikush; i ka futur trutë e maces; ia mori mendjen. I hipi (i kërceu) *gjaku në tru (në kokë). hipi (më kërceu) në tru u ndeza menjëherë; u binda a m’u mbush mendja për diçka dhe nuk heq dorë; m’u shkrep; shpërthevazemërim; shkrepi (më feksi) në tru; më hipi (më kërceu) në kokë. I është holluar truri (dikujt) shih i është holluar mendja (dikujt). Nuk më hyn në tru (diçka) nuk e kuptoj a s’e mësoj dot diçka, s’e kap dot, nuk e rrok, nuk e marr vesh, nuk e thith; nuk më futet (nuk më hyn) në kokë (në krye); nuk ma nxë koka; jam i trashë nga trutë. iku truri u trondita shumë nga diçka e keqe, nuk di nga t’ia mbaj, s’gjej dot një rrugëzgjidhje; ikën trutë e kokës; më lanë (më lëshuan) mendtë. iku nga trutë (diçka) shih doli (më iku) nga mendja (diçka). ikën trutë e kokës u shqetësova shumë nga një e keqe e madhe; u bëra si i çmendur, humba arsyen; lanë (më lëshuan) mendtë (dikë). S’është mirë (në rregull) nga trutë (dikush) shih i kanë rrjedhur trutë (dikujt). Iu kalbën trutë (dikujt) u matufos, është mykur, nuk ështëgjendjegjykojë më, ka marrë fund nga gjykimi; i janë mykur trutë. I ka trutë në *bark (dikush). I ka trutë në *fundkëmbëve (dikush). E ka trurin (mendjen) *fushë shpërf. I ka trutë *hime (krunde) (dikush) shpërf. S’ka tru (në kokë) (dikush) shpërf. s’është i zgjuar, s’ia thotë, s’ka mençuri; është i mpitë në të menduar, është i trashë, asgjë s’kupton; është kokëbosh; i ka trutëbark; i ka trutëfundkëmbëve; s’ka kokë (krye); e ka kokën (kryet) bosh; (është) mizë pa kokë (pa krye). E ka trurin *të lëmuar (rrafsh, shesh) (dikush) përçm. I ka trutë *të situr (dikush). kërcyen trutëkokë. 1. shih hipi gjakukokë (në tru). 2. shih shkrepi (më feksi) në tru (diçka). kripsha trutë! iron. mospërf. qenke fare pa tru!; ç’janë këto budallallëqe që po thua! (kur dikush flet kot ose thotë diçka pa u menduar, pa gjykuar mirë); kripsha mendjen.kruan *kokën e të nxjerr trutë (dikush) keq. E kanë lënë trutë (dikë) shih e ka lënë mendja (dikë). E ka lëshuar truri (dikë) harron shumë; nuk mban mend fare; i është mpirë truri (dikujt); nuk mban mend (dikush). Lodh trurin (për diçka) shih lodh mendjen (për diçka). mbiu në tru (diçka) shih mbiumendje (diçka). I kanë mërdhirë trutë (dikujt) mospërf. s’është i aftëarsyetojë qartë, është rrëgjuar nga mendtë; i është mpirë truri. I mblodhi trutë (dikush) shih e mblodhi mendjen (dikush). *I metë (çyryk, sakat) nga trutë (nga mendja) (dikush). I është mpirë truri (dikujt) e ka humbur zgjuarsinë a mprehtësinë mendore (nga lodhja, nga pleqëria etj.); i është dobësuar kujtesa; e ka lëshuar truri (dikë); (është) i mpitë nga mendtë (dikush). I janë mykur trutë (dikujt) ka mbetur prapatjerëvemendime; është i prapambetur, mendon me të vjetrën; iu kalbën trutë. E ngul (e ngulit) në tru (diçka) shih e ngul (e ngulit) në mendje (diçka). Iu ngul (iu ngulit) në tru (diçka) shih iu ngul (iu ngulit) në mendje (diçka). nxori trutë (e kokës) (dikush) më mërziti e më shqetësoi shumë dikush duke bërtitur a duke bërë zhurmëmadhe e të vazhdueshme, nuk e duroj dot kur thërret a ulërin; nxori mendtë; më nxori tëmthat; më thartoi trutë. Me një *okë tru. I pjell truri (dikujt) shih i pjell mendja (dikujt). S’ia pret truri (dikujt) shih s’ia pret (s’ia kap, s’ia rrok) mendja (dikujt). I punon truri (dikujt) është i aftëgjykojë e të arsyetojë drejt; kupton, është i zgjuar, e kap shpejt diçka; ka aftësi mendore krijuese, ka ide, mundshpikë a të zbulojë diçka; i punon mendja; i punon koka. Aq i rëndojnë trutë (dikujt) tall. aq ia pret, aq mend ka, aq është i aftëarsyetojë, nuk kupton a nuk arsyeton dot më shumë. Është ronitur nga trutë (dikush) shih është ronitur nga mendja (dikush). I është rralluar truri (dikujt) s’ka më atë qartësi mendimi ose e ka lënë kujtesa; është bërë si budalla, është matufosur a është si i trullosur; i kanë rrjedhur trutë; i janë rrudhur trutë; i kanë shkarë trutë. Ka rrjedhur nga trutë (dikush) shih i kanë rrjedhur trutë (dikujt). I kanë rrjedhur trutë (dikujt) nuk ështëgjendjemendojë e të gjykojë qartë; është bërë budalla, është matufosur, ka rrjedhur, ka lajthitur ca; harron shumë, e ka lënë kujtesa; nuk ka aftësimjaftueshme mendore; ka rrjedhur nga trutë (dikush); është shkundur nga trutë (dikush); i kanë shkarë trutë; s’është mirë (në rregull) nga trutë (dikush); i janë tharë (i kanë shteruar) trutë përb.; i janë thartuar (i janë uthulluar) trutë; është trëndelinë (nga mendja) (dikush); iu bënë trutë ciknë; e kanë lënë (e kanë lëshuar) sendet (dikë). I janë rrudhur trutë (dikujt) shih i kanë rrjedhur trutë (dikujt). I kanë shkarë trutë (dikujt) s’është më i aftëarsyetojë e të gjykojë drejt e në mënyrëshëndoshë, ka humbur qartësinë mendore; ka shkarë; i kanë rrjedhur trutë; i është rralluar truri; i ka rënë në tru të vogël; nuk ështëvete (dikush). shkrepi në tru (diçka). 1. Më erdhi papritmas një mendim për diçka; u kujtova menjëherë, më shkrepi diçka; hipi (më kërceu) në tru; më kërcyen trutëkokë; hipi (më kërceu) në kokë. 2. (për diçka). Më hipiçast për të bërë diçka pa u menduar shumë, më erdhi papritur një mendim a një dëshirë për diçka, m’u shkrep; hipi (më kërceu) në tru; më kërcyen trutëkokë; hipi (më kërceu) në kokë. Ia ka shkundur era trutë (dikujt) mospërf. është fare mendjelehtë dikush; është a bën si i marrë; (është) karafil nga mendja (dikush) përçm.; është trëndelinë (nga mendja) (dikush). Është shkundur nga trutë (dikush) është matufosur, ka rrjedhur; i kanë rrjedhur trutë (dikujt); i janë tharë (i kanë shteruar) trutë (dikujt); është trëndelinë (nga mendja); është trokë nga mendja. Ia shpëlau trutë (dikujt) ia hoqi mendimet a bindjetkishte dhe i nguliti mendime e bindjetjera; ia pastroi idetë dhe e bindi plotësisht për diçka, në mënyrë që ai të mos mendojë me kokën e vet; ia shpëlau kokën; ia kulloi mendjen. Shpëlarja e trurit keq. heqja e mendimeve a e bindjeve që ka dikush dhe ngulitja e mendimeve dhe e bindjevetjera; pastrimi i dikujt nga idetë dhe bindja plotësisht për diçka, në mënyrë që ai të mos mendojë me kokën e vet. Shtrydh trutë mendohem fort për diçka, shtrëngohem e përpiqem shumë ta kuptoj a ta gjej me mend; shtrydh mendjen; vras mendjen; shtrëngoj kokën me duar. I është trashur truri (dikujt) shih i është trashur mendja (dikujt). *I trashë nga trutë (nga mendja, nga koka). I janë tharë (i kanë shterur) trutë (dikujt) përb. e ka humbur aftësinë për të menduar drejt e thellë, për të gjykuar qartë, për të kuptuar mirë etj.; nuk ështëgjendjebëjë punë krijuese; ka rrjedhur, është matufosur; i kanë rrjedhur trutë; është shkundur nga trutë (dikush); s’i pjell mendja; është trokë nga mendja (dikush). Ia thau trutë (dikujt) ia lodhi aq shumë mendjen një punë, sa s’është më në gjendjemerret me një veprimtari krijuese ose të kuptojë mirë diçka, s’i hyn më gjë në kokë. I janë thartuar (i janë uthulluar) trutë (dikujt) shih i kanë rrjedhur trutë (dikujt). Thartoj trutë lexoj, mësoj a studioj shumë, sa lodhem nga mendja; derdh trutë.thartoi (më uthulloi) trutë (dikush a diçka) më mërziti aq shumë sa nuk e duroj dot më; më ngacmoi nervat; më lodhi sa nuk më punon mendja më; më trullosi; nxori trutë (e kokës). *Thumb i ngulur në tru. Vuan nga (për) trutë e kokës (dikush) nuk ështëgjendjemendojë mirë e të gjejë zgjidhje për diçka dhe është vetë fajtor, s’i kupton mirë gjërat dhe vetë e ka fajin; vuan për mendtë e kokës. Vras trutë (për diçka) shih vras mendjen (për diçka). I ka zënë truri *dhjamë (dikujt). I kanë zënë trutë *myk (dikujt). I kanë zënë trutë *ndryshk (dikujt). ziejnë trutë shih zien (më mizëron) koka.

XHEP

XHEP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e një rrobetrajtën e një qeseje të qepur nga brenda ose si copë përsipër, e cila shërben për të vënë sendetmbajmë me vete ose për zbukurim. Xhep i brendshëm (i jashtëm). Xhep i vogël (i madh). Xhep i thellë. Xhep i rremë. Xhepi i xhaketës (i pantallonave, i jelekut). Xhep me zinxhir. Mbush (zbraz) xhepat. Mbaj (fut) në xhep.
2. Ndarje e vogël e veçantë, e qepur nga tri anë në një çantë, në një valixhe etj. Xhepi i çantës (i valixhes, i kuletës).
3. Përdoret në tog me një emër tjetër për të shënuar diçkavogël a të paktë, që mundmbahet me vete. Orë (sahat) xhepi. Shami xhepi. Bllok xhepi. Fjalor xhepi fjalor shumë i vogël. Thikë xhepi. Para xhepi hollamban njeriu me vete për shpenzimevogla.
4. spec. E thelluar a gropë në një send, në tokë etj., në të cilën mblidhet, grumbullohet një lëndë ose futet diçka. Xhep nafte (gazi) (min.). Xhepat e pistës. Xhepat e bilardos gropat anës tryezësbilardos, ku futen bilat. Xhepi i plagës qeskë me qelb në një plagë. Xhepat e malit. Xhepat e syve qeska nën sy. Hapin xhepa.
5. Vend i ngushtë e disi i mënjanuar në një kthesë rruge a në një rrjedhë uji, që shmanget nga rrjedha e rregullt; diçka e ngjashme diku. Xhep rruge. Xhep lumi. Këtu formon një xhep.
6. usht. Depërtim i thellë i një pale ndërluftuese në një pjesëngushtë prapa vijës mbrojtësekundërshtarit. Krijuan një xhep. E asgjësuan (e rrafshuan) xhepin.
7. fig., bised. hollat, paratë që ka një njeri; të ardhurat, pasuria e dikujt. Me xhepin e huaj. Pagoi (shtoi) nga xhepi. Është e shtrenjtë për xhepin tim. S’ia mban xhepi. Ka merak për xhepin e vet. Nga një xhep dalin.
Sin.: grisë, kuletë, të holla, para, të ardhura, pasuri.
Me *duarxhepa. E futixhep (dikë) shih e shtiu (e futi) në kurth (dikë). Ha nga xhepi i botës (dikush) keq. është dembel e parazit, nuk punon e nuk rron me djersën e vet, rronkurriz të të tjerëve. Nuk më hyn (gjë) në xhep. 1. Nuk fitoj asgjë, nuk kam asnjë përfitim prej diçkaje; nuk kam asnjë siguri se do ta kem a do ta fitoj diçka. 2. Nuk ka të bëjë me mua diçka, nuk jam i interesuar për të, nuk dua t’ia di. E ka gjuminxhep (dikush) tall. e zë gjumi menjëherë, është gjumash. E ka në xhep. 1. (diçka). E ka të sigurt diçka, nuk i mungon, e nxjerr a e përdor kur të dojë. 2. (dikë). E urdhëron dikëbëjë si do vetë, nuk ka nga luan, është krejt nën urdhrat e tij; e ka në dorë2; e shtiu (e futi, e vuri) në dorë; e ka në tavë. E ka xhepin (qesen, kuletën) *të ngrohtë (dikush). E ka xhepin (qesen, kuletën) *plot (dikush). E ka xhepin (kuletën) *të shpuar (dikush). Kruan xhepat (dikush) s’ka para farexhep, s’ka as një dysh, s’ka me se të paguajë; është xhepzbrazur. *Lakuriq me duarxhepa shaka. T’i lexon (t’i këndon) *letrat (kartat) në xhep (dikush). Nuk ma mban xhepi nuk kam para për diçkashtrenjtë, nuk më del për më shumë, s’i përballoj dot aq shpenzime. I mbushi xhepat (dikush) fitoi shumë para; u i pasur, u pasurua; ka nxjerrë përfitimemëdha. Ia ngrohu xhepin (dikujt) ia mbushi xhepin me para, i dha një shumëmirëhollash; e pasuroi dikë. Me pesë *paraxhep. Ia ruaj (ia mbaj) në xhep (dikujt) nuk ia harroj një të keqe a hile që më ka bërë dhe pres kohën e përshtatshme që të hekmerrem a që t’ia shpaguaj; e vë (e fut) në xhep (diçka). Rri me *dorëxhep. Rri me *duarxhepa (në ijë, në mes, në brez, në gji) (dikush). I shkundi (i zbrazi) xhepat (dikush) i harxhoigjitha paratë, s’ka më as një dysh; i është shpuar xhepi (dikujt); është (ka mbetur) krunde; (është) kripëdiell; është (ka mbetur) trokë. I është shpuar xhepi (dikujt) iron. i janë mbaruar paratë, i kanë shkuar gjithë paratëharxhetepërta, s’i ka mbetur më as një dysh; i shkundi (i zbrazi) xhepat (dikush); është (ka mbetur) krunde (dikush); (është) kripëdiell (dikush); i është shpuar kuleta; ka mbetur trëndelinë (dikush). Nuk shtiu (nuk futi) gjë në xhep (dikush) nuk përfitoi ndonjë gjë për vete; nuk shtiu (nuk futi) gjë në thes. I shton nga xhepi (dikush) shton nga vetja fjalë, që nuk i ka thënë dikush; shpikpaqena, shpif; i vë (i ngjit) bisht (prapa) (dikujt a diçkaje). E vë (e fut) në xhep (diçka) e marr diçka që më thotë një tjetër dhe nuk e harroj, e ruaj për ta nxjerrë kur më duhet; nuk e harroj një të keqe që më ka bërë dikush dhe ruaj rastin për t’ia nxjerrë një ditë; e ngul (e ngulit) në mendje; e var (e vë, e mbaj, e kam) vathvesh; ia ruaj (ia mbaj) në xhep (dikujt). E vurixhepin e pasmë (diçka) nuk u merak fare për diçka, nuk u shqetësua fare për të, e la në harresë; nuk e vlerësoi sa duhet, e shpërfilli; e hodhi pas (prapa) krahëve; nuk çan kokën (për diçka). Me xhepin bosh (zbrazët) pa asnjë para me vete, pa asnjë dysh; i varfër; me xhepin thatë. Me xhepin e huaj me paratë, me shpenzimet a me mundin e një tjetri. Me xhepin thatë shumë i varfër, i këputur; pa para, pa asnjë dysh; me xhepin bosh (zbrazët).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.