Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAÁNË (i, e) mb. 1. Që shtrihet shumë, sa nuk i duken kufijtë, që është pa anë e pa fund; shumë i gjerë, i pakufi, i pafund. Det i paanë. Fushë e paanë. Pyje të paana. Hapësirë e paanë. Qiell i paanë.
2. fig. Që është shumë i fuqishëm, i pakufishëm, i pafund. Dashuri e paanë.
3. I paanshëm. Njeri i paanë.
✱Sin.: i paanët, i pafund, i pakufi, i pakufishëm, i pacak, i paskaj, i paskajshëm, i paanshëm.
PACÁK (i, e) mb. 1. I paanë, i pakufi. Det i pacak. Qielli pacak.
2. keq. Që nuk ka vend a strehë të përhershme banimi. Njeri i pacak.
3. Që endet andej-këtej dhe nuk zë një vend për të jetuar a për të punuar.
✱Sin.: i paanë, i paskajshëm, i pakufi, i pafund, i paskaj, i pamatë, i pastrehë, i pangulur.
PAMÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund t’i përcaktosh dot madhësinë, vëllimin a përmasat; kund. i matshëm. Trashësi e pamatshme. Segment i pamatshëm.
2. Që ka përmasa shumë të mëdha sa nuk t’i rrok syri, i pamasë, i pafund, i pakufishëm; kund. i matshëm. Oqean i pamatshëm. Hapësirë e pamatshme.
3. fig. Shumë i madh, i pakufishëm, i pamasë. Hidhërim i pamatshëm. Ka merita të pamatshme.
✱Sin.: i panjehsueshëm, i papërcaktueshëm, i pamasë, i pamatë, i pacak, i paskaj, i pafund, i pakufishëm.
PAMÁTUR (i, e) mb. 1. Që nuk është matur (nga madhësia, vëllimi a përmasat). Rrugë (punë) e pamatur.
2. fig. Që nuk e peshon mirë diçka para se ta bëjë a ta thotë, që rrëmbehet në veprime e në gjykime, i nxituar, i rrëmbyer; kund. i matur. Djalë i pamatur.
3. fig. Që nuk është peshuar mirë që më parë, që nuk është menduar e rrahur me pjekuri para se të bëhet a të thuhet, i nxituar, i rrëmbyer; kund. i matur. Hap (veprim) i pa matur. Fjalë e pamatur. Qëndrim (vendim) i pamatur.
4. Shumë i madh, i pamasë. Forcë e pamatur. Ndihmë e pamatur.
✱Sin.: i nxituar, i ngutur, i rrëmbyer, i rrëmbyeshëm, i papeshë, i pamasë, i pamenduar, i papeshuar, i pakontrolluar, i paarsyeshëm, i pamatë, i paskaj, i pakufi.
PASKAJÚAR (i, e) mb. I paskaj; i pakufizuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë