Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PASHKÍMSHËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të shkimet; i pashueshëm, i pashuar. Flaka e pashkimshme e shpirtit.
PASHÚAR (i, e) mb. 1. Që vazhdon të jetë i ndezur, që nuk është shuar ende; kund. i shuar. Zjarr i pashuar. Urë (zjarri) e pashuar. Drita të pashuara.
2. Që nuk është fshirë (me fshirëse etj.); që nuk i është hequr vizë a që s’është prishur. Fjalë (vija, shkronja) të pashuara.
3. Që nuk i është hedhur ujë për ta tretur, për ta zbutur etj.; kund. i shuar. Gëlqere e pashuar. Raki (uzo) e pashuar.
4. fig. Që vazhdon të shfaqet, të veprojë a të përjetohet me po atë vrull e forcë, që nuk është pakësuar, nuk është dobësuar a nuk ka marrë fund; që nuk është plotësuar a përmbushur; kund. i shuar. Etje (uri) e pashuar. Dëshirë e pashuar. Entuziazëm i pashuar. Dashuri (miqësi, urrejtje) e pashuar. Mall i pashuar.
✱Sin.: i pashueshëm, i gjallë, veprues, i ndezur, i hapur, i pafikur, i pafshirë, i paprishur, i paujë, i paholluar, i pazbutur, i zjarrtë, i flaktë, i paplotësuar, i papërmbushur.
PASHÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të shuhet, i pashuar. Digjet në zjarr të pashueshëm. Mall i pashueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë