Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pashtër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LIVADH

LIVÁDH,~I m. sh. ~E, ~ET Fushë a shesh i madh me bar, pa drurë e shkurre. Livadhet malore. Livadh me lule. Tërfili i livadheve (bot.). Trumcaku i livadheve (zool.). E la livadh. Kositin livadhet. Lëshoi bagëtinëlivadh. Kullotinlivadh.
Sin.: luadh, livadhishtë, pashtër, lëndinë, ograjë, çair, preri.
U livadh (dikush) shih u tapë (dikush). E bën livadh (diçka) shih e bën fushë me lule (diçka). Ia bëj mendjen livadh (dikujt) shih ia bëj kokën (mendjen) dhallë (dikujt). E hëngra livadhin (çairin) mospërf. 1. E kalova pjesën më të madhejetës, u plaka; më ka ikur koha, më erdhi fundi, s’më mbetetrroj më; e hëngra kullotën; e hëngra tagjinë; më perëndoi ylli. 2. Më gjeti ose do më gjejëshpejti një e keqe e madhe, do ta pësoj keq, kaq e pata. Hyrilivadhhuaj (dikush) hyri në një punë që s’i takonte; prekudrejtat e një tjetri. E korr livadhin me *gërshërë (dikush). Thur livadhin e lë shtegun hapur (dikush) bën një punë, por s’e çon derifund; nuk i ka vlerë puna, se nuk e ka përfunduar; bën vegshin e s’i vë vjegën (vegjën).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.