Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pashtëpi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PACANG

PACÁNG (i, e) mb. I pashtëpi, i pastrehë. Njerëz të pacangë.

PADERË

PADÉRË (i, e) mb. 1. Që nuk ka derë. Kullë e paderë.
2. fig. Që nuk ka shtëpi, që nuk ka familje. Njeri i paderë.
Sin.: i pashtëpi, i pafamilje.

PAKATANDI
PASEND
PASHTËPI

PASHTËPÍ (i, e) mb. 1. Që nuk ka shtëpi ku të banojë, i pastrehë. Ishinvarfër e të pashtëpi.
2. keq. endet a bredh rrugëve, që s’mblidhetshtëpi; rrugaç. Djalë i pashtëpi.
Sin.: i pastrehë, i pastrehuar, endacak, i pangulur, i varfër, rrugaç.

PASTREHUAR

PASTREHÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është strehuar ende në një banesë. Familje e pastrehuar. Ka mbetur ende i pastrehuar.
2.është lënë jashtë i zbuluar e i pambrojtur, që nuk është futur gjëkundi. Kafshë të pastrehuara.
Sin.: i pastrehë, i pashtëpi, i pambrojtur, i zbuluar.

PASTREHË

PASTRÉHË (i, e) mb. 1. Që nuk ka strehë; i zbuluar (për një ndërtesë).
2. fig. Që nuk ka shtëpi, që nuk ka ku të banojë, i pashtëpi; shumë i varfër, i këputur. Njeri i pastrehë. Fëmijë i pastrehë.
Sin.: i zbuluar, i pashtëpi, i pastrehuar, i paoxhak, i varfër, i këputur.

PAÇATI

PAÇATÍ (i, e) mb. 1. Që nuk ka çati (për një shtëpi etj.), që është i pambuluar.
2. Që nuk ka shtëpi apo banesë ku të rrijë, i pashtëpi, i pastrehë.
Sin.: i pambuluar, i pastrehë, i pashtëpi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.