Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CÉKËT (i, e) mb. 1. Që është jo i thellë; i sheshtë.; kund. i thellë. Lumë (det, liqen) i cekët. Pus i cekët. Pjatë (enë) e cekët. Xhep i cekët. Tokë e cekët tokë që e ka të hollë shtresën e punueshme. Punim i cekët. Lërim i cekët. Shpim i cekët. Rrënjë të cekëta. Barka me funde të cekëta. Lagunë e cekët.
2. edhe fig. Që nuk është i theksuar e i qartë; i sipërfaqshëm, i përciptë; i pazgjeruar. Qiell i pashprehshëm dhe i cekët. Dëshpërim i cekët. Njohuri të cekëta. Mendim (gjykim, arsyetim) i cekët. Kuptim (trajtim) i cekët i problemit. Studim (punim) i cekët. Analizë e cekët. Përgatitje e cekët. Kontroll i cekët. Mos dëgjoni njerëz të cekët. Gjithsesi nuk jam aq i cekët sa të mendoj se lumturia është gjendje e arritshme.
✱Sin.: i nderë, i sheshtë, i përfushtë, i zgripët, i zbehtë, i dobët, i përciptë, i sipërfaqshëm, mendjeshkurtër, i përciptë, i lehtë, mendjelehtë, i papjekur.
♦ E ka kokën të cekët (dikush) shih është i lehtë nga mendja (dikush).*Pus i cekët tall.
PAPËRSHKRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është aq i madh a i jashtëzakonshëm sa nuk mund të përshkruhet me fjalë, i jashtëzakonshëm, i patregueshëm; kund. i përshkrueshëm. Gëzim (entuziazëm) i papërshkrueshëm. Vuajtje (mundime) të papërshkrueshme. Heroizëm (guxim) i papërshkrueshëm. Rrëmujë e papërshkrueshme.
✱Sin.: i patregueshëm, i parrëfyeshëm, i pashprehshëm, i parrëfyeshëm, i pakallëzueshëm, i jashtëzakonshëm.
PASHPREHSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pashprehshëm; vetia e diçkaje që është e pashprehshme; kund. shprehshmëri. Pashprehshmëri e ndjenjave (psikol.).
PASHPRÉHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është shprehur me gojë ose me shkrim, por që nënkuptohet; që nuk është thënë kund. i shprehur. Mendime të pashprehura. Pyetje (përgjigje, lutje, kërkesë) e pashprehur. Kryefjalë (gjymtyrë) e pashprehur (gjuh.) kryefjalë (gjymtyrë) që mungon a që nuk është shprehur në fjali, por nënkuptohet.
2. I pashprehshëm. Gëzim i pashprehur.
✱Sin.: i pashprehshëm, i pathënë, i pashkruar, i padeklaruar, i pashpallur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë