Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PADEKLARÚAR (i, e) mb., libr. Që nuk është bërë i njohur botërisht a zyrtarisht si i tillë, që nuk është deklaruar, që nuk është shpallur si i tillë, i pashpallur; kund. i deklaruar. Pasuri e padeklaruar. Pagë (shumë) e padeklaruar. Të ardhura të padeklaruara. Luftë e padeklaruar.
✱Sin.: i pashpallur, i pashprehur.
PASHPÁLLUR (i, e) mb. Që nuk është shpallur botërisht a zyrtarisht; që bëhet pa zhurmë a që pranohet në mënyrë të heshtur; kund. i shpallur. Luftë e pashpallur. Garë ë pashpallur. Sundimtar i pashpallur.
✱Sin.: i padeklaruar, i heshtur, i pashprehur.
PASHPRÉHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është shprehur me gojë ose me shkrim, por që nënkuptohet; që nuk është thënë kund. i shprehur. Mendime të pashprehura. Pyetje (përgjigje, lutje, kërkesë) e pashprehur. Kryefjalë (gjymtyrë) e pashprehur (gjuh.) kryefjalë (gjymtyrë) që mungon a që nuk është shprehur në fjali, por nënkuptohet.
2. I pashprehshëm. Gëzim i pashprehur.
✱Sin.: i pashprehshëm, i pathënë, i pashkruar, i padeklaruar, i pashpallur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë