Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pashnik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

QEFIN

QEFÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pëlhurë e bardhë, me të cilën myslimanët mbështjellinvdekurin kur e fusin në varr; çarçaf. E mbështollën me qefin. U varros me qefin.
Sin.: mbulesë, pashnik, savan.
U qefinfytyrë (dikush) shih u çarçaffytyrë (dikush). Ia preu qefinin (dikujt) e vrau, ia hëngri kokën, e çoivarr. Me qefin nën sqetull (në kokë) shih me kokëtorbë (në thes, në trastë).

SAVAN

SAVÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pëlhurë e bardhë me të cilën mbështjellinvdekurindisa vende. Savani i bardhë. E mbante gjithmonë gati savanin. E mbështollën me savan.
2. fig. Shtresë e hollë dhe e bardhë, që mbulon diçka. Savani i akullt i lumit. Nën savanin e bardhëborës. Qyteti flinte nën savanin e reve.
Sin.: qefin, pashnik, çarçaf, cipë.

SHAMI

SHAMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Një copë pëlhure zakonisht e bardhë ose me ngjyra, e prerëtrajtë katërkëndëshi, që mbahetxhep apo çantë për të fshirë hundët, djersën etj., e cila për burrat ka përmasa pak më të mëdha, ndërsa për gratë ështëelegante dhe e qëndisur ose e zbukuruar; dorake, cengë, facoletë. Nga xhepi i dukej shamia e qëndisur. Shami dore (hundësh, xhepi). Shami burrash (grash, fëmijësh). Thau djersën me shami. Dogji shaminë e beqarit. Shamia e nusërisë.
2. Copë pëlhure prej pambuku a prej mëndafshi, e prerë zakonishttrajtë trekëndëshi, që e përdorin gratë për të mbështjellë flokët; dysheme, lahur, napë, degermi, dyshe, kryqe, kryqëz, hedhje, futë, gjysmë, cajkë, ballicë etj. Shami koke. I kishin dalë pak flokët nga shamia. Një shami e verdhë ia shtrëngonte ballin. E lidhi bukur shaminë e kokës. E mban (heq) shaminë gjithmonë.
3. fet. Pjesë e veshjes islamevajzës a të gruas. Vendosi shaminë për herëparë. E mbuloi kokën me shami.
4. Pëlhurë pambuku ose mëndafshiformë trekëndëshi, me ngjyrëkuqe ose me vizatime, që e vinin gjatë regjimit komunist, në vitet e diktaturës pionierët, aksionistët etj. rreth qafës; shall. Shamia e aksionit.
5. Si njësi matëse, aq sa merr një bohçe. gënjeu me një shami mollë. Një shami rroba.
Sin.: dorake, cengë, facoletë, dysheme, lahur, napë, degermi, dyshe, kryqe, kryqëz, hedhje, futë, gjysmë, cajkë, ballicë, linjë, lëvere, rizë, cipë, cipëz, qafëshoke, sharpë, shall, lidhëse, lidhje, hithëth, rubë, burulluk, kaftan, peshtamall, jemeni, havlli, pështjellak, mafes, pashnik, destemel, maramë, pashai, çember, çevre, sallman, buzël, mafër, cengë.
U bëra për shami jam shumë i gëzuar, aq sa t’ia marr valles me shami, fluturoj nga gëzimi, ndihem i lumtur; u bëra me krahë; u bëra me fletë; u bëra edhe një herë aq (kaq); u bëra mal me fletë. Di ta dredhë shaminë (dikush) është shumë i shkathët; vepron sipas kushteve dhe mjedisit ku është, bën sipas rrethanave a si e do puna; u përshtatet dëshirave të të tjerëve; kërcen (i hedh këmbët) sipas avazit; i hedh këmbët sipas valles. Dredh (tund) shaminë (dikush) keq. 1. Nuk punon, rri kot, bën sehir a jepet pas qejfeve; dredh (tund) zinxhirin. 2. Ka mbetur pa para e pa pasuri, nuk di ç’të bëjë nga e keqja që e ka zënë. 3. Nuk ka ç’të bëjë më për diçka, nuk ndreq dot gjë, s’ka më gjë në dorë. lidhsha *buzën (me shami)! (mallk.) vdeksh!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.