Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pashkoqur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CAMAK

CAMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kalli misri i pashkoqur. Futi në srajcë disa camakë.
2. euf. Organi seksual i mashkullit.

PASHKOQUR

PASHKÓQUR (i, e) mb. 1. Që nuk është ndarë a hequr nga kalliri a nga bishtaja, që nuk është shkoqur; kund. i shkoqur. Misër i pashkoqur. Fasule të pashkoqura.
2. bised. I pathyer (për para). Para të pashkoqura. Lekëpashkoqur.
Sin.: i pashkërmoqur, i pakokërruar, i pathyer.

PASHKËRMOQUR

PASHKËRMÓQUR (i, e) mb. Që nuk është i shkërmoqur, i pashkoqur. Misër i shkërmoqur. Bishtaja të pashkërmoqura.

PATHYER

PATHÝER (i, e) mb. 1. Që s’është i thyer; kund. i thyer. Xham i pathyer.
2. Që s’është i palosur a i përkulur; kund. i thyer. Fletë e pathyer. Me gjunjët (me krahët) të pathyer.
3.është njësi me vlerëmadhe, i pashkoqur (për paratë); kund. i thyer. I kam të pathyera.
4. fig. Që nuk është thyer a nuk është mposhtur ndonjëherë, ngadhënjimtar; kund. i thyer. Ushtri e pathyer.
5. fig. Që s’mundthyhet a të mposhtet, i pathyeshëm. Vullnet (guxim) i pathyer. Miqësi e pathyer.
Sin.: i pathyeshëm, i papërkulur, i pamposhtshëm, i pashkoqur, i paçarë, i pakrisur, i paciflosur, i pacifluar.

TROMAK

TROM/ÁK,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kalli misri, misër i pashkoqur, tromeç. Shkoqi një tromak. Një kosh i mbushur me tromakë. Dy thasë tromakë.

TROMEÇ

TROMÉÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kalli misri, misër i pashkoqur, tromak. Një kosh me tromeç. Dy thasë tromeçë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.