Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDALÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk lejohet të përdoret a të shfrytëzohet (zakonisht me urdhër a me ligj); që nuk lejohet të bëhet. Libër i ndaluar. Televizionet e huaja ishin të ndaluara. Zonë e ndaluar për kullotje. Me udhë (me rrugë) të ndaluar. Me mjete të ndaluara. Bashkëjetesë e ndaluar (drejt.). Është e ndaluar. I ndaluar me ligj. Mallra të ndaluara. Bimë (substancë) e ndaluar. Rreptësisht të ndaluara.
2. Që i është hequr liria nga forcat policore; që është arrestuar. Kriminel i ndaluar nga policia.
✱Sin.: i ndërprerë, i papërdorshëm, i pashfrytëzueshëm, i palejueshëm, tabu, i pezulluar, i arrestuar, i paraburgosur.
♦ *Mollë e ndaluar libr.
PAPËRDÓRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është në gjendje të keqe ose i papërshtatshëm për ta futur në punë; që nuk mund të përdoret për diçka; kund. i përdorshëm. Enë e papërdorshme. Teprica të papërdorshme,
✱Sin.: batall, i papijshëm, i pangrënshëm, i pakonsumueshëm, i pashfrytëzueshëm, i papërshtatshëm, i pakollajshëm, i pavolitshëm, i vjetruar, i prishur.
PAPËRDORÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i përdorueshëm; i papërdorshëm, i pashfrytëzueshëm.
✱Sin.: i papërdorshëm, i pashfrytëzueshëm.
PASHFRYTËZUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pashfrytëzueshëm; kund. shfrytëzueshmëri. Pashfrytëzueshmëri e kapaciteteve financiare (ekonomike, njerëzore). Pashfrytëzueshmëria e burimeve ujore (e burimeve energjetike).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë