Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ETNOCÍD,~I m. sh. ~E, ~ET soc. Akulturim i dhunshëm nga ana e një shoqërie apo e një grupi etnik më të fortë në dëm të një shoqërie më të dobët. Etnocid kulturor. Etnocidi sistematik. Etnocid i pashembullt. Përndjekjet deri në etnocid.
HYJNÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me hyjin a me hyjninë; që i përket hyjit a hyjnisë, i hyjit ose i hyjnisë; që ka cilësi të hyjnisë; i shenjtë. Fuqi hyjnore. Fryma hyjnore. E drejta hyjnore. Bekimi hyjnor.
2. fig. Që është shumë i bukur, i mrekullueshëm; i pashembullt. Fytyrë hyjnore. Zë hyjnor. Valle hyjnore.
3. fig., poet. Që ka forcë a fuqi të madhe.
4. vjet. Fetar; kishtar. Predikuesit hyjnorë.
MONSTRUOZITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diçka jashtëzakonisht e egër dhe mizore, sjellje a veprim çnjerëzor, kafshëri. Të vrasësh njerëz është një monstruozitet i vërtetë. Dokumentimi i monstruoziteteve të kryera nga regjimet diktatoriale. Monstruoziteti i një diktatori.
2. fig. Diçka e shëmtuar dhe e frikshme; shëmtim i paparë. Bllokimi i sheshit pa asnjë paralajmërim iu duk një monstruozitet i pashembullt. Me shpifje e monstruozitete. Shohim dhe dëgjojmë monstruozitete. Monstruozitete letrare.
PADËGJÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është bërë i njohur në shoqëri, jo i dëgjuar; kund. i dëgjuar. Shkrimtar (këngëtar) i padëgjuar. Vend i padëgjuar.
2. Që nuk ka ngjarë ndonjëherë më parë, që ka diçka të çuditshme a të jashtëzakonshme; kund. i dëgjuar. Histori (ngjarje) e padëgjuar.
3. I padëgjueshëm, i pabindur; kund. i dëgjuar. Fëmijë i padëgjuar.
✱Sin.: i panjohur, i paemër, i paparë, i jashtëzakonshëm, i padëgjueshëm, i pangjarë, i pashembullt, i pashoq, i pabindur.
PAGJÁSË (i, e) mb. Që nuk ka të ngjarë të jetë a të ndodhë, që nuk pritet të ndodhë; që nuk ngjan të jetë i vërtetë, i pabesueshëm.
✱Sin.: i pabesueshëm, i pavërtetë, i pagjashëm, pashembullt, i pabesueshëm.
PAKRAHASÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të krahasohet me një tjetër për të nxjerrë ngjashmërinë, dallimet e veçoritë e tyre; që nuk mund të krahasohet për nga madhësia, për nga forca etj. me një tjetër; kund. i krahasueshëm. Dukuri të pakrahasueshme. Madhësi të pakrahasueshme.
2. fig. Që dallohet mbi gjithë të tjerët nga cilësitë, nga përmasat etj., që është jashtë çdo krahasimi, i pashoq; kund. i krahasueshëm. Me fuqi (me forcë) të pakrahasueshme. Me zgjuarsi të pakrahasueshme. Bukuri e pakrahasueshme. Guxim i pakrahasueshëm. Ritme (përparime) të pakrahasueshme. Zhvillim (ndryshim) i pakrahasueshëm.
✱Sin.: i pakrahasim, i papërqasshëm, i pashoq, i pashembullt, i paballafaqueshëm, i pabarazueshëm, i pakundshoq, i paarritshëm.
PANGJÁRË (i, e) mb. Që nuk ka ndodhur a që nuk është dëgjuar ndonjëherë, i paparë; i rrallë, i jashtëzakonshëm. Me një shkathtësi të pangjarë. Ishte diçka e pangjarë.
✱Sin.: i paparë, i rrallë, i jashtëzakonshëm, i padëgjuar, i pashembullt, i pandodhur, i patëdytë, i pashoq.
PAPÁRË (i, e) mb. 1. Që nuk e kemi parë ndonjëherë; i panjohur; kund. i parë. Fytyrë e paparë. Njeri i paparë.
2. Që nuk e njeh mirë botën, që nuk i ka parë shumë vende e shumë gjëra; kund. i parë. Njeri i paparë.
3. bised. Që nuk është ngopur ndonjëherë, i babëzitur. Hante si i paparë.
4. Që nuk është parë a nuk është dëgjuar ndonjë herë tjetër; shumë i madh, i pashoq, i jashtëzakonshëm. Hov (vrull) i paparë. Përpjesëtime të papara. Ritme të papara.
✱Sin.: i panjohur, i pavënëre, i pashëtitur, i babëzitur, i pangjarë, i padëgjuar, i jashtëzakonshëm, i pashoq, i padalë, i pabredhur, i pagjezdisur, lakmitar, i rrallë, pashembullt, i pakarakter, i paparim, i paqëndrueshëm, i pavendosur, matrapaz.
PASHÉMBULLT (i, e) mb. Që nuk ngjan ose që nuk mund të krahasohet me dikë a me diçka tjetër; që nuk është parë ose që nuk është dëgjuar ndonjëherë tjetër; i pashoq; i pakrahasueshëm. Përpjesëtime të pashembullta. Suksese të pashembullta. Heroizëm i pashembullt. Zhvillim i pashembullt.
✱Sin.: i pashoq, i pakrahasueshëm, i pagjasë, i pangjarë, i pangjashëm, i paparë, i padëgjuar.
PASHÓQ (i), ~E (e) mb. 1. Që s’mund të krahasohet me tjetër njeri, që s’e ka shokun. Trim (burrë) i pashoq. Mjeshtër (punëtor, artist) i pashoq.
2. Që është i vetmi në llojin e vet, që shfaqet në shkallën më të lartë, i pashembullt, i paparë. Ritëm i pashoq. Me zotësi (me trimëri) të pashoqe. Egërsi e pashoqe. Me guxim të pashoq.
✱Sin.: i pakundshoq, i pashembullt, i paparë, i padëgjuar, i pakrahasueshëm.
SHENJTËRÚAR (i, e) mb. 1. fet. Që është shenjtëruar, që është bërë a është shpallur i shenjtë; kund. profan. Vend i shenjtëruar. Bukë e shenjtëruar. E shtuna e shenjtëruar. Petka të shenjtëruara. - I shenjtëruar qoftë emri yt!
2. fig. Që mbart vlera të padiskutueshme, që është i denjë për nderim. Gjuhë e shenjtëruar. Mbrëmje e shenjtëruar. Shestim i shenjtëruar. Fitore e shenjtëruar.
✱Sin.: i shenjtë, hyjnor, fetar, i pashembullt, i denjë.
SHENJTËRÚES mb., fet. Që është i shenjtë, që shenjtëron; kund. profan. Hiri yt shenjtërues. Vepër shenjtëruese. Kontributi i tij shenjtërues.
✱Sin.: i shenjtë, hyjnor, i pashembullt, i denjë.
STOICÍZ/ËM,~MI m. 1. filoz. Doktrinë filozofike e periudhës së lashtë greko-romake, që predikonte etikën idealiste si nënshtrim ndaj fatit dhe e kërkonte lumturinë te jetesa në përputhje me natyrën e duke mposhtur ndjenjat. Si mund të na frymëzojë stoicizmi. Ithtarë të stoicizmit.
2. fig. Qëndresë me durim dhe gjakftohtësi para fatkeqësive, sprovave e vështirësive të ndryshme të jetës dhe ndaj dhembjes; ngulm. Stoicizëm dhe shpresë. I bëri ballë me stoicizëm. Kishin stoicizëm të pashembullt. Kërkonte të vërtetën me stoicizëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë