Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pashëndetshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HALIÇËT

HALÍÇËT (i, e) mb. 1. I pashëndetshëm, i lig, shëndetlig.
2.është pa lëvozhgë (për vezën).

KLLËNJKË

KLLËNJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT edhe si mb. 1. Vezë kllukë. Doli kllënjkë.
2. edhe fig., mospërf. Njeri i pashëndetshëm, me imunitet shumëdobët; njeri i mefshtë; njeri pa vlerë. E zuri menjëherë gripi kllënjkën.
Sin.: kllukë, kllëngjo.

NËHALLSHËM

NËHÁLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. është i brishtë, që është i pashëndetshëm.

PAHIRTË
PASHËNDET
PASHËNDETSHËM

PASHËNDÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i shëndetshëm, që nuk ka shëndet, i pashëndet, shëndetlig; kund. i shëndetshëm. Ushqim i pashëndetshëm. Ajër i pashëndetshëm. Klimë e pashëndetshme.

PASHËNDOSHË

PASHËNDÓSHË (i, e) mb. 1. Që nuk është e shëndoshë; që nuk ka shëndet, i pashëndetshëm. Me truppashëndoshë.
2. fig. Që nuk është i arsyeshëm a i drejtë, që nuk mbështetetfakte e prova; i pabazuar. Mendje e pashëndoshë.
3. fig. Që nuk është i qëndrueshëm a i pastër. Shoqëri e pashëndoshë.

RRËSHQAS

RRËSHQ/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTÚR jokal. 1. Kaloj ose lëviz lehtas e me shpejtësi mbi një sipërfaqelëmuar a të pjerrët pa ndeshur ndonjë pengesë; kalon pa ngecur; shkas. Rrëshqas mbi dysheme (mbi çimento). Pena rrëshqiti mbi letër. Në rrugë rrëshqiste një gjarpër.
2. Lëviz lehtas e shpejt mbi akull me këpucëposaçme ose mbi dëborë me ski, duke u ushtruarkëtë lloj sporti; lëviz mbi një sipërfaqelëmuar a lëshohem nga një vend i pjerrët për të luajtur e për t'u dëfryer. Patinatorët rrëshqasin me patina mbi akull. Fëmijët mësuan të rrëshqisnin.
3. Nuk më mbajnë këmbët mbi një sipërfaqelëmuar ose të pjerrët dhe bie, shkas. Rrëshqitaakull (në baltë, në dëborë). Patëm rrëshqiturrrugë.
4. vet. v. III Nuk qëndron dot diçka mbi një sipërfaqelëmuar ose të pjerrët, nuk mbahet, shket e rrëzohet. Rrëshqiti shkalla. Rrëshqiti kali. Rrëshqiti poshtë. Rrëshqitën tullat nga makina. I rrëshqiti këmba. Më rrëshqasin këpucët.
5. vet. v. III Ecën lehtë e pa pengesë mbi ujë, mbi binarë etj. (për mjetet e transportit). Rrëshqet treni mbi binarë. Rrëshqet barka në det. Rrëshqasin retëqiell.
6. vet. v. ІІI Rrjedh mbi sipërfaqe pa u ndalur (për lëngjet); shket. Rrëshqet vaji. I rrëshqet djersa. I rrëshqasin lotët mbi faqe.
7. fig., vet. v. ІІI Kalon shpejt ose pa u ndier, rrjedh (për kohën), shket. Rrëshqet koha. Rrëshqasin vitet.
8. vet. v. III Shkëputet nga vendi dhe shkon teposhtë pak nga pak, shket (për dheun). Kishte rrëshqitur toka (dheu) nga reshjet e shumta.
9. fig., vet. v. ІІI Kalon lehtë e shpejt mbi diçka, shkon përsipër diçkaje duke e prekur lehtë; shfaqet e largohet menjëherë pa u ndalur. Rrëshqet drita. I rrëshqitën sytë mbi diçka. I rrëshqiti një buzëqeshjefytyrë.
10. vet. v. ІІI bie shpejt e papritur diçka që e mbaja, më ikën, më shpëton. rrëshqiti nga dora gota. I kishte rrëshqitur palltoja nga supet.
11. fig. Bëj pa dashur një veprimgabuar, më shpëton diçka ose e bëj pa dashur, them pa dashur a pa e kuptuar diçka; gaboj pa e kuptuar. rrëshqiti një fjalë (një gabim). I rrëshqiti pa dashur. Si më paska rrëshqitur kjo gjë!
12. fig., vet. v. ІІI I humbet aftësia për të menduar dhe arsyetuar, bëhet i pashëndetshëm mendërisht. Ky paska rrëshqitur fare!
13. fig. Iki fshehurazi nga një vend, largohem pa u ndier, shkas. Rrëshqitiderë. Rrëshqiti nga dhoma.
14. fig. I bëj bisht diçkaje, i shmangem, dredhoj, shkas. U rrëshqiti pyetjeve. I rrëshqiti kontrollitpolicisë. Gjithnjë rrëshqet si ngjalat.
Sin.: përvidhem, shmangem.
rrëshqiti (më shkau) nga *duart (nga dora) (dikush a diçka). rrëshqiti (më shkau, më shpëtoi) *goja. Më rrëshqiti (me shkau) *gjuha. I rrëshqiti (i shkau) *këmba (dikujt). Rrëshqiti nga *mendja (dikush). Rrëshqet (shket) si *ngjalë (dikush). Rrëshqet (shket) në *tokëthatë (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.