Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pas”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZHAGÍ/TEM jovep., ~TA (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Tërhiqet zvarrë diçka (zakonisht lëndë drusore për ndërtimin e shtëpisë).
2. edhe fig., vetv. Mbahem pas dikujt. Zhagitem pas gjyshes. Kush zhagitet verës, mërdhin dimrit. (fj. u.).
3. fig., vetv., vet. v. III Zvarritet një punë a diçka tjetër.
4. pës., vet. v. III e ZHAGÍT.

ABANOZ

ABANÓZ,~I m. 1. bot. (lat. Diospyros ebenum) Dru i vendevenxehta, i çmueshëm, i rëndë e i fortë, me strukturëlarmishme, zakonisht me ngjyrëzezë, por edhe me nuancakësaj ngjyre, me prejardhje nga Kina; shumica e llojeve të tij kanë lulebardha me erë të mirë; përdoret për orendi shtëpiake, sidomos për orendi luksoze, vegla muzikore e punime artistike. Abanoz i zi (i kuq). Abanoz cejlonez. Abanoz afrikan. Dru abanozi. Dekorime abanozi. Orendi abanozi. Vegla muzikore prej abanozi. Abanozi i malit. I fortë si abanozi. U abanoz rroi shumë kohë, jetoi gjatë.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje abanozi: Abanozi i malit (lat. Bauhinia variegata) dru gjetherënësstinët e thata, me lartësi mesatare prej 10-12 m, me gjethe kënddrejta, të gjata, të gjera dhe dyfishebazë dhemajë, me lulet shumëndritshmebardha dhe rozë dhe me disa farabishtaja. Abanozi i bardhë (lat. Bauhinia variegata alba) dru shtatshkurtër me gjelbërimpërhershëm, që rritet drejt deri në 6 m në toka pjellore me klimëngrohtë e me shumë diell, që çel në pranverë dhe herë pas here edheverë, me gjethet dylobëshe, që nxjerr lulebardha me erë të këndshmengjashme me orkidenë dhe me bishtajapërmbajnë fara ngjyrë kafeje. Park me abanozbardhë. Tryezë me abanozbardhë.

ABATON

ABATÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Vend i shenjtë dhe i paprekshëm, si pjesë e tempujve të lashtë antikë dheatyrepas, për përkushtime fetare ose për ritualeveçanta, ku njerëzit e zakonshëm nuk mundhynin; vend i veçimit a i shërimit për të sëmurët kërkonin shërim hyjnor, aditon.

ABSURDITET

ABSÚRDITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. vet. nj. qenët absurd, i pakuptueshëm, jo logjik; karakteri absurd i diçkaje. Absurditeti i ekzistencës. Absurditeti i një arsyetimi (i një mendimi, i një teorie). Absurditet pamor (vizual). Përdor absurditetin për të shprehur idenë e kaosit.
2. Diçka fare pa kuptim e jashtë mendjes a arsyes, ide absurde. E çon (e shpie) deriabsurditet mendimin. Bie prej një absurditetitjetrin. I dhënë pas absurditeteve.
Sin.: pakuptimësi, palogjikësi, çudi, çmenduri, marrëzi.

ADOBASH

ADOBÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet., etnogr. 1. Ai që i rri pranë atijmban flamurin në një dasmë; njeri i urtë dhe këshilluesshoqëron flamurmbajtësin (bajraktarin) që u prin krushqve. Bajraktarin e ri e shoqëronin dy adobashë. Adobashi u nis i pari.
2. I dytirreshtin e mihjes a të punëvetjerafushës; ndihmës, ndihmëtar i rendatarit. Ai rrinte pas si adobash. Na vuri zorin adobashi.
Sin.: ndihmës, ndihmëtar, mbështetës.

ADOLESHENCË

ADOLESHÉNC/Ë,~A f., fiziol., psikol. Fazë zhvillimijetën njeriutvjen pas fëmijërisë me fillimin e pubertetit dhe zgjat deri në formësimin e identitetit të tij (periudha midis moshës 11- e 20-vjeçare), që shprehet me një varg ndryshimesh biologjike, njohëse, emocionale dhe sociale; rini e hershme. Adoleshencë e vonë (e hershme). Fillimi i adoleshencës. Mosha (koha) e adoleshencës.
Sin.: pubertet, djalëri, vajzëri, vashëri.

AFËR

ÁFËR ndajf. 1. Pranë, largësivogël nga dikush a nga diçka; kund. larg. Është afër tij. Rri afër dikujt. Afër e afër shumë pranë, ngjitur me të. Banon aty afër. Janë afër. Rri afër. Bieafër. Ështëafër dera se qilari. (fj. u.).
2. Pas një kohe, pas pak kohe, së shpejti, së afërmi; pak kohëparë; kund. larg. Tash afër. Është afër dita e dasmës. Sa afër është fillimi i mësimit?
3. Me lidhje gjaku ose me lidhje familjarengushta ose farefisnie; kund. larg. Është afër me të. Janë afër me rrënjë e me gjak.
4. Që nuk kanë dallimedukshme, pa, dallime, që kanë ngjashmëri; kund. larg. Janë afër të dy. Aty afër janë ata.
5. Afërsisht. Aty afër aty përreth. Afër moshës së tij.
6. fig. Për së afërmi, drejtpërsëdrejti; duke i ndenjur pranë, me kujdes dhe me vëmendjeveçantë; kund. larg. I rri afër. E ndihmon nga afër. E ndien nga afër. Mbaj afër dikë. I gjendet përherë afër.
Sin.: afras, afrazi, ngjitur, bri, përbri, buzë, rrëzë, përkrah, ngatë.
I gjendem afër (dikujt) jam me të në çastevështira dhe e ndihmoj sa herë ka nevojë; marr pjesë shpirtërishtfatkeqësinë e dikujt; i rri (i qëndroj) afër; i gjendem (i ndodhem) pranë. Është afër *mendsh (diçka). Ështëafër *mendsh (diçka). Është afër *mendjes (diçka). Ështëafër *mendjes (diçka). E kam afër atje ku është (dikë) iron. nuk duakembëj më me dikëështë sjellë keq ose që më ka bërë një të keqe, nuk dua ta takojkurrë; nuk dua t’ia shoh sytë (dikujt). E mbaj afër (dikë). 1. E kam kujdes, e përkrah dhe e ndihmoj; përpiqemkrijoj marrëdhëniengrohta e afri me të; i rri (i qëndroj) pranë (dikujt); kund. i rri (i qëndroj) larg (dikujt). 2. Përpiqempërfitoj sa më shumë prej përvojës e prej zotësisë së dikujt, e ndjek dhe e vëzhgoj që të mësoj prej tij; i rri (i qëndroj) pranë (dikujt). I rri (i qëndroj) afër (dikujt) shih i rri (i qëndroj) pranë (dikujt).

AFËRMI

ÁFËRMI (së) ndajf. 1. Afër, nga afër, pranë, drejtpërdrejt. E takovaafërmi. Vjenafërmi. Dua ta shohafërmi. I shkova me fjalëafërmi.
2. Pas do kohe, pas pak kohe, së shpejti; para pak kohe, tani afër. Tashafërmi. Diplomonafërmi.

AGA

AGÁ,~I m. sh. ~LLÁRË, ~LLÁRËT 1. vjet. Pasanik ose pronar tokash me titull më të ulët se beu, në sistemin ekonomik çifligar në Shqipëri që ka zgjatur deripërfundimLuftësDytë Botërore. Agai i fshatit. Pronat e agait. Taksat e agait. Kamxhiku i agait. Rënia e bejlerëve dhe e agallarëve.
2. hist. Gradë ushtarake dhe administrativePerandorinë Osmane; gradë më e ulët se shehzadeja dhe beu; ai që mbante këtë titull. Agai i jeniçerëve.
3. Titull nderi dhe respekti, që përdoret kryesishtdisa vendeLindjesMesme, të Azisë Qendrore dhe të Ballkanit për të shënuar një udhëheqës, një zotëri ose një person me pozitëlartë shoqërore; drejtues i bashkësive fetare dhe prijës i familjevemëdha.
4. vjet. Pasanik; titull nderimi që i jepej në Shqipëri para LuftësDytë Botërore një pronari ose një njeriupasur; përdorej edhe pas emrit të një njeriushenjë nderimi për të. Djalë agai. Agai i lagjes (i shtëpisë).
5. etnogr., vjet. Kryetari i një çete, udhëheqës, kapedan.
6. iron., keq. Ai që mbahet rëndë e që sillet me vrazhdësi; ai që vetëm jep urdhra dhe rron me mundin e të tjerëve. Rri (sillet) si aga. Atë e kemi aga. Ty të kemi aga.

AGALAKSI
AGRAFE

AGRAFÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Tokëz, mbërtheckë. Agrafe metali (ari, argjendi etj.); katramëz. Dhëmbëzi i agrafes. Gjuhëza e agrafes.
2. mjek. Mbërtheckë kirurgjike për ngjitjen e skajeveplagëvejashtme pas operacioneve.
Sin.: tokëz, mbërtheckë, kapëse, katramë, katramëz.

AGROBAKTER

AGROBAKTÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bujq. (lat. Agrobacterium) Grup baktereshjetojnëtokë e nuk formojnë spore, që shkaktojnë infeksionrëndë te bimët, duke i shndërruar qelizat bimoreqeliza tumoraleshumohenpasmënyrëpavarur.

AHIRET

AHIRÉT,~I m., fet., bised. 1. Bota e përtejme, botavjen pas jetëskësaj bote (sipas fesë islame). U pafshimahiret.
2. Xhenet; xhehenem. Secili e gjen ahiretin e vet në atë dynja.
Sin.: tejbotë, përtejbotë, përtejvarr, e përtejshme, parajsë, ferr, xhenet, xhehenem.

AHUR

AHÚR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesa përdhese e shtëpisë a e kullës, ku mbahen kafshët dhe ushqimi i tyre; kasolle për gjënë e gjallë. Ahuri i lopëve (i kuajve, i bagëtive). I nxori nga ahuri. Meremetoj ahurin. Prishi ahurin.
2. Pjesë përdhese e shtëpisë, ku mbahen bulmeti, drutë, almiset, veglat etj. Ahuri i shtëpisë (i kullës). Fus drutëahur. Si kaliahur. Lë në ahur dikë e trajtoj keq një njeri, nuk tregoj asnjë kujdes për dikë. Është bërë shtëpia ahur është fëlliqur shtëpia e është bërë rrëmujë. Ka plak (zot) ahuri ka kush i del zot një pune, ka kush e mbron një gjë. Mos i mbaj dertin lopësahur!
Sin.: katua, kasolle, ahër, plevicë, quar, pleme, patoz.
Ahur bagëtish (diku) është vend i fëlliqur e me rrëmujëmadhe. *Bajgë ahuri përb. vulg. M’u barku ahur kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë gjë; m’u tha barku; m’u barku petë; m’u barku gropë; m’u barku dërrasë; m’u ngjit barku pas shpine (me kurrizin). E ka zemrën ahur (dikush) është zemërzi, është shpirtkeq; e ka zemrën (shpirtin) katran; e ka zemrën (shpirtin) sterrë; kund. e ka shpirtinbardhë (ka shpirtbardhë). Pastroj ahuret e Augjisë libr.rregull aty ku ka rrëmujëmadhe; përmirësoj me masa rrënjësore e të shpejta një gjendje me të metashumtagrumbulluara prej kohësh. Nuk qas ahuri mushkë nuk mundbëhet diçkadëshirohet, nuk i arrihet dot një qëllimimirë, është e pamundur diçka që më duhet shumë.

AHËR

ÁH/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Ahur. Ahri u vendos pas kullës. - A i ngujove lopëtahër?
2. Kati përdhes i kullës, ku mbahet vetëm gjëja e gjallë (lopë, kuaj, dele, dhi). Shtëpinë e kishin ahër kuajsh thuhet kur nuk mbahet pastër shtëpia. Një ahër pleh - një hambar drithë. (fj. u.).
Sin.: katua, quar, plevicë, pleme, patoz.

AI

AÍ (ATÍJ) përem. (tr. e shkurt. I; ATË, pas parafj. TË, tr. e shkurt. E e ATÍJ, pas parafj. TIJ) 1. vetor. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore), për të cilin bëhet fjalë, por që nuk është i pranishëm; zëvendëson një emërgjinisë mashkullore (në numrin njëjës), që është përmendur pakparë ose që do të përmendetpas. Ai dhe ajo. Ai vetë pikërisht ai. Atij i përket. Fola me të. I shkova.
2. përd. em., libr. Përdoretvendemritpërveçëm të një njeriushquar (shkruhet zakonisht me shkronjëmadhe) ose të emrit të të dashuritveprat letrare.
3. dëft. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore), që ndodhetlarg folësit se një frymor a një send tjetër i njëjtë; zëvendëson një emërgjinisë mashkullorenumrin njëjës, që është përmendurparë se një tjetër; kund. ky. Ai atje. Ja ai. Po (gjithë) ai i njëjti njeri. Ai djalë (libër). Jo ky këtu, po ai atje.
4. dëft. Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emragjinisë mashkullore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. ky. këtë ose në atë lëmë. Nga ky ose nga ai kënd vështrimi.
5. dëft. Përdoret me një emër për të përcaktuarmirë kohën, që shënohet nga emri ose që është përmendurparë. Atë vit (mot). Atë dimër. Atë mëngjes. Në atë çast.
6. dëft. Përdoret para një fjalievarur, e cila përcakton frymorin a sendintregon përemri (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore) ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorin a sendin, që zëvendëson përemri (me kuptimin «kushdo», «kush»). Ai që bie për atdheun mbetet i paharruar. (fj. u.). Ai që s’ka kokë, ka këmbë. (fj. u.).
7. dëft., bised. Përdoret para një emrigjinisë mashkullorenumrin njëjës për të përforcuar një tipar a një vlerësim ose për të shprehur mospërfillje a përçmim. Ai farë djali. Gjithë ai qytet. Atë pak dije e humbi.
8. dëft., libr. Përdoretvend të një emrigjinisë mashkullorenumrin njëjës për të mos u përsëritur emri. Në atë mes. Që ç’ke me të.
Ai *i hurdhave euf. Në atë *krah fli! iron. I bie një (po atij) *avazi. S’i bie atij *krahu (dikush). I bie po atij *teli (dikush) keq. Ai *i përrenjve euf. Për atë *qiell! bet. Nuk rreh në atë *krah (dikush). Ai *stan atë bulmet ka mospërf. S’dëgjon nga ai *vesh (dikush). S’i kam hipur atij *kali. *Java shtatë ai tetë.

AJNSHTAJNIUM

AJNSHTAJNÍUM,~I m. Element kimik radioaktiv, i zbuluar pas testimit të bombësparë me hidrogjen amerikan dhe i emëruar për nder të Albert Ajnshtajnit, që prodhohetsasivoglareaktorët bërthamorë e që përdoret më së shumti për kërkime shkencore (simboli ES).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.