Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASOVJÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I atij viti, i vjetshëm, i parvjetshëm, i përtejvjetit. Drithi është i asovjetshëm. Gëzimi i asovjetshëm s’përsëritet.
NJËVÍTM/Ë (i), ~E (e) mb., bised. I njëvitshëm, i parvjetshëm. Kalendari i njëvitmë.
NJËVÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I dy-tre vjetëve më parë, i parvjetshëm. Dëborë e njëvitshme. Misër i njëvitshëm. Ngjarjet e njëvitshme.
PARVJÉTM/Ë (i), ~E (e) mb. I parvjetshëm.
PARVJÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka ngjarë a që ka qenë parvjet; i njëvitshëm. Dimri i parvjetshëm. Bora e parvjetshme. Shirat e parvjetshëm. Të korrat e parvjetshme. Ngjarja (ndodhia) e parvjetshme.
2. Që ka mbetur që parvjet. Drithë (vaj) i parvjetshëm. Verë (raki) e parvjetshme.
✱Sin.: i parvjetmë, i njëvitshëm, i njëvitmë, i tërvitshëm.
TËRVÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I parvjetshëm. Vera e tërvitshme. Dimri i tërvitshëm. Të korrat e tërvitshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë