Fjalori

Rezultate në përkufizime për “parodi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ESTRADË

ESTRÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjini e vogël e artit skenik me skeçe, parodi, këngë; shfaqje argëtuese me këto pjesë. Teatri i estradës. Shfaqje estrade. Numër estrade. Aktor (këngëtar) estrade. Personazhi komik më i përhapurestrada.
2. Trupamerret me këtë lloj arti. Estradë profesioniste (amatore). Salla e estradës. Punojestradë.
3. fig. Ndodhi a dukurishkaktonqeshura. Fantazi estradash. Parlamenti nuk është vend për estradë. Meraku për të shmangur estradat.
4. Podium. Në një estradë druri dy të rinj u binin fizarmonikave. Zbres nga estrada.

IMITIM
PARODI

PARODÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. let. Imitim qesharak a satirik i një vepre letrare, i stilit të saj etj.; vepër letrare satirikeimitonmënyrë qesharake a satirike një vepër letrare serioze, stilin e saj etj..
2. Pjesë satirike për teatrin e humorit, që zakonisht këndohet. Parodi e njohur. Program me parodi.
3. fig. Përngjasim qesharak që i bëhet diçkaje për ta venëlojë; diçka e ngjashme me një tjetër, por e pa goditur dhe e shtrembëruar. Parodi e jetës.

PARODIK

PARODÍK,~E mb. Që ka të bëjë me parodinë, që është karakteristike për parodinë, i parodisë; që është si parodi. Konfuzioni i veprimit dhe situatat absurde e paradoksale i japin rrëfimit natyrë ekscentrike, ironike, parodike, groteske.

PARODIST

PARODÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. let. Ai që shkruan parodi. Autor parodish.
2. teatr. Interpretues parodish. Parodistët e Vlorës.

PARODISTE

PARODÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. let. Ajoshkruan parodi. Autore parodish.
2. teatr. Interpretuese parodish.

PARODIZOJ

PARODIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. let. Imitoj një vepër letrare, stilin e saj etj. në mënyrë qesharake e satirike.
2. E kthej një vepër, një pjesë etj. në parodi; shkruaj një parodi.
3. Vë në lojë me një pjesë satirike dikë a diçka, duke i theksuar e duke kritikuar anët e dobëta, të metat etj. Parodizonmetat (gabimet).
4. E paraqit dikë a diçkamënyrë qesharake e satirike; e imitoj dikë a diçkamënyrë komike.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.