Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAANËSÍ,~A f. 1. Të qenët i paanshëm në vështrimin dhe vlerësimin e gjërave; qëndrim i drejtë dhe i paanshëm, që nuk ndikohet nga ndonjë paragjykim a paramendim; kund. anësi. Paanësi e plotë. E gjykoi (e vlerësoi) me paanësi.
2. Të qenët shumë i gjerë e i paanë, hapësira e paanë që na rrethon, pafundësi. Paanësia e gjithësisë. Paanësia e shkretëtirave. Humbet në paanësi.
✱Sin.: paanshmëri, paanësim, asnjanësi, asnjanshmëri, objektivitet, parimësi, pafundësi.
PALËKUNDSHMËRÍ,~A f. Të qenët i palëkundshëm; vetia e diçkaje që është e palëkundshme; qëndrueshmëri; kund. lëkundshmëri.
✱Sin.: qëndrueshmëri, papërkulshmëri, parimësi, papajtueshmëri.
PARIMËSÍ,~A f., libr. Të qenët parimor; qëndrim parimor i palëkundshëm; mbështetja në parimet dhe ndjekja e tyre pa lëkundje. Parimësi e lartë. Fryma e parimësisë. Mungesa e parimësisë.
✱Sin.: principialitet, palëkundshmëri.
PARIMËSÍSHT ndajf. Në parimësi, në mënyrë parimore. Parimësisht decentralizimi afron pushtetin më afër banorëve.
PRINCIPIALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Parimësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë