Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATOMIZATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pajisje spërkatëse, që përdoret në fushën e mjekësisë, në parfumeri, në industrinë e lyerjes me bojë, në industrinë e duhanit etj. për të shpërndarë një lëng në grimca shumë të vogla ose në formë aerosoli nëpërmjet nxehtësisë ose presionit. Atomizator parfumi. Atomizatori i barnave. Atomizatori i herbicideve.
✱Sin.: atomizues, atomizer.
ESÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëng që nxirret nga disa bimë erëkëndshme dhe që përdoret në parfumeri, në farmaceutikë, në industrinë ushqimore etj. Esencë natyrore (artificiale). Esencë trëndafili (kanelle, portokalli, mandarine, kafeje, sherbele). Esencë lulesh (bimësh).
2. fig. Vetia më e rëndësishme e diçkaje, tipari më i qenësishëm i diçkaje; thelbi, qenësia. Esenca e gjërave. Esenca e veprës. Esenca e qytetërimit islam. Esenca e festës është dashuria mes njerëzve. Esenca e ligjit.
✱Sin.: thelb, qenësi.
LIVÁND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Lavandula) Gjysmëshkurre shumëvjeçare, me degë të shumta e të thjeshta, me gjethe vezake ose edhe të zgjatura si heshtë, që bën lule të kaltra me erë të mirë, që përdoret për vajra eterike, qetësim, parfumeri dhe si bimë shëruese; trumzë e butë. Vaj livande. Erë livande.
2. Vaj me erë të këndshme, që nxirret nga lulet e kësaj bime dhe që përpunohet e përdoret për t'u lyer ose për t'ia hedhur diçkaje; parfum. Lyhet me livandë.
3. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të kësaj bime. Livanda e zakonshme (lat. Lavandula angustifolia) lloj livande, që lulëzon me lule vjollcë të zbehta deri të errëta, me gjethe të holla, të ngushta, me ngjyrë gri në jeshile, me aromë më të pastër se llojet e tjera, që përdoret në aromaterapi për efektet qetësuese. Livanda iberike (lat. Lavandula stoechas) lloj livande, me lule në formë spirale të dendura, të errëta, zakonisht me gjetheza të gjata ngjyrë vjollcë në majë, që rrinë si kapelë, me gjethe me ngjyrë gri në jeshile, të ngushta dhe të zbehta, me aromë të fortë, e të ashpër, që përdoret në vajra esencialë, por edhe si bimë e kultivuar për estetikë në kopshte; livanda me kapelë. Livanda gjethegjerë (lat. Lavandula latifolia) lloj livande, me gjethe më të gjera se llojet e tjera, me lule me ngjyrë vjollcë të zbehtë, me aromë shumë më të fortë si të kamfurit, që përdoret industrialisht për vajra esenciale, balsame etj.
MYSHK,~UII m. 1. Lëndë me aromë të fortë e të këndshme që nxirret nga një gjëndër e mashkullit të një lloj dreri dhe që përdoret në parfumeri, në mjekësi etj. Dreri siberian i myshkut. Pasuroj verën me myshk dhe aromë jamballi.
2. Erë e mirë, e këndshme dhe karakteristike që ka diçka. Myshku i rrushit (i kumbullave). Rrushi moskat prodhon verëra të rënda me një shije dhe erë të theksuar myshku. Myshk e sheqer! (ur.) urim që u bëjnë fëmijëve kur teshtijnë.
3. Pjesë e dytë e emërtimeve për bimë a kafshë që kanë aromë të këndshme: Mëllaga e myshkut (lat. Malva Moschata) lloj mëllage e egër që aromë të mirë dhe veti mjekësore. Gratë u lëshuan nëpër livadhe duke mbledhur myshk. Arra e myshkut (lat. Myristica fragrans) arrë moskat. Bualli i myshkut (lat. Ovibos moschatus) lloj bualli që lëshon aromë myshku dhe ka efekt tërheqës ndaj femrës në sezonin e çiftëzimit.
4. Sapun me erë të mirë, sapun fytyre. U harxhua (u tret) myshku.
5. si mb. Që ka erë të mirë, që mban aromë të mirë. Rrush (kumbulla) myshk. Sapun myshk.
TUBERÓZË,~A f., bot. (lat. Polianthes tuberosa) bimë shumëvjeçare me zhardhok, me gjethe të ngushta, të gjata, që lulëzon me lule të bardha në formë tubi, e famshme për erën e saj të fortë, të ëmbël, të përdorur gjerësisht në parfumeri, që përdoret si lule zbukuruese në kopshte dhe si lule për buqeta; zymbyli i Indisë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë