Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paret”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CAH

CAH vep., ~A, ~UR kal. Paguaj. Cah borxhin. Cah paret. Kur cah paret, dua mallin.

MEHSORI

MEHSORÍ,~A f. sh. ~, ~TË ndërt. Pjesë anësore e bërë me thurje a dërrasa (për paret, për faqet e murit).

ZAMARE

ZAMÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. 1. Vegël e vogël frymore, me dy tyta paralele e me gjuhëz, që bëhet zakonisht prej kashtësgrurit, të thekrës, prej kallami etj. Gjuhëza e zamares. Melodi me zamare. Grupi i zamareve. Bien fyej e zamare. I bie zamares. Dëgjohen zamaret. Një çoban sipër në mal, / Bjer e bjer zamares-o. (folk.). Ai që dha paret, i bie zamares. (fj. u.).
2. Fyell. Mos i bjer zamares gjithnjë në një vrimë. (fj. u.).
Sin.: pipë, duduk, fyell, dyjare.

ÇEKMEXHE

ÇEKMEXHÉ,~JA f. sh. ~, ~TË bised. Syzë e tryezës ose e një orendie tjetër, sirtar. Çekmexheja e tryezës. Hap (mbyll) çekmexhenë. Futçekmexhe. Merrte paret e i hidhtevrimën e çekmexhesë.
Sin.: syzë, sirtar, syth.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.