Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pareshtur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOMBARDOJ

BOMBARD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR usht., kal. 1. Gjuaj diku me bomba nga ajri ose me artileri për të shkatërruar a për të vrarë, e rrah me bomba, hedh bomba. Bombarduan qytetin (fshatin, urën). Bombardoi kolonën armike. E bombardoi me top (me mortaja).
2. fiz. Godit me rreze atomet a qelizat e një trupi për t’u ndryshuar ndërtimin ose për qëllimetjera. Bombardoj me rreze.
3. bised. Gjuaj shumë herë me gurë ose me sendetjeraforta, e godit dendur me diçka.
4. fig., bised. E sulmoj dikë me forcë e pareshtur me diçka, nuk e lë të qetë, e godit vazhdimisht në një pikë; i drejtoj a i dërgoj dendur diçka. E bombardoi me pyetje (me fjalë). E bombarduan me telegrame.

DHËMBËZOJ
GOJË

GÓJ/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Organpjesën e poshtmefytyrës, që ka nofullat, dhëmbët, gjuhën, buzët dheshërben për të ngrënë, për të pirë, për të marrë frymë e për të folur; hapësira e këtij organi nga dhëmbët deri te gryka; organ i ngjashëmgjallesat e tjera. S’kam vënë gjë në gojë nuk kam ngrënë gjë fare. Mendon vetëm për gojën (fig.) e ka mendjen vetëm për të ngrënë. Goja tret (edhe) malet (fj. u.). Shpjer gojën te buka e jo bukën te goja (fj. u.) përpiqu, puno që të sigurosh atë që duhet.
2. Buzët. Cepat e gojës. / bised. Dhëmbët. Jam mirë nga goja i kam dhëmbëtgjithëshëndoshë. Ka vënë gojën. E ka gojën fushë i kanë rënëgjithë dhëmbët.
3. bised. Pjesëtar i familjes; frymë, vetë (për të ngrënë). Ka gjashtë gojë për të ushqyer.
4. Organ i të folurit te njeriu; fig. ky organ, si shprehës e kumtues i mendimeve dhe i ndjenjave; gjuha; të folurit. Hape gojën! Fol! Mbylle (kyçe, mbaje) gojën! Mos fol!
5. Diçka e rrumbullakët a e ngjashme si ky organ. Goja e shpellës (e furrës).
6. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa bimë. Gojë asllan lulegojë. Gojë ujku lulegojë.
Sin.: buzë, dhëmbë, kafshatë, frymë, vetë, të folur, gjuhë, filiqe, grykë, fole, gojëz, syth, sqep, tytë, zdërre, kamare, shkarpë, gllup.
*Arrëgojë. Me *barkun te goja (te buza). Bëhem *copë (copë e gojë). U goja e botës (dikush) u turpi i botës, e tallin dhe e përqeshingjithë; u beja e dheut; iu nxi faqja; u gazi i botës. (U bëra) si *gjuhagojë. S’më bën (s’më vete) goja s’e them dot diçkarëndë, fyese etj. ose diçka tjetër që s’më pëlqen mua, nuk kam dëshirë a më vjen zor ta them diçka; s’duaflas. Më ra goja (copë) fola shumë e vazhdimisht për diçka, po s’ma vuri veshin njeri; i fola dikujt pareshtur për një gjë, ia përsërita shumë herë për t’i mbushur mendjen për diçka etj., po ai s’më dëgjoi; u lodhafoluri për të njëjtën gjë; vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më vajti goja prapa qafës; më zuri gjuha (goja) lesh; më ra gjuha përtokë. Ra (hyri) në gojë (të dikujt) e përflet dikush për keq, e përgojon; e merr (e mban) nëpër gojë (dikush). S'i bie gjuhagojë (dikujt) keq. nuk pushonfoluri; s’i mbyllet (s’i rri) goja. Për *bukën e gojës. I buron (i nxjerr, i rrjedh) goja *mjaltë (dikujt). *Copë e gojë (copë e çikë, copë e trokë). S’e çeli *birën e gojës (dikush) përb. Çele gur gojën! iron. nuk flet fare dikush, rri gojëkyçur; s’e hap gojën; fol o gur fol, o mur! doli *shkumë (nga goja). I derdhi (i treti) *plumbingojë (dikujt) përb. (Ia di) sa *dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush). I do dardhatgojë (dikush) iron. është dembel, nuk merret me asnjë punë; hajde bukë të të ha, hajde ujë të të pi tall.; është shtromëfle, shtymëbie. E do në gojë (dikush) keq. do që t’ia bëjnë gati gjithçka e të mos lodhet vetë, e do të gatshme çdo gjë, është dembel i madh; e do qofte; e do në tepsi. Një *fjalë goje... Flet me pesë gojë (dikush) mospërf. është llafazan i madh, nuk pushonfoluri; s’i pushon goja (dikujt). S’kam futur (s’kam vënë, s’kam shtënë) gjë në gojë nuk kam ngrënë gjë fare, jam esëll; jam i uritur. S’i futet *gjuhagojë (dikujt). Me një gojë gjithë njëherësh; njëzëri; me një zë. Gojëgojë. 1. Duke ia thënë a duke ia treguar njëri-tjetrit me gojë; duke kaluar nga njëri breztjetrin me gojë a me të treguar, në mënyrë gojore; goja-gojës; gojë pas goje. 2. Vetëm për vetëm, pa qenë i pranishëm tjetërkush (kur flasim a bisedojmë me dikë); sy për (më) sy. Gojë pas goje goja-gojës; gojëgojë. Me gojëlan e me dhëmbëçan (dikush) shtihet si i mirë, por të bënkeqen; është hipokrit; (është) mësallë me dy faqe. Gojët e liga (e këqija) keq. ata që flasin keq për dikë a për diçka ose merren me thashetheme; keqdashësit. Me gojë mbyllur pa folur fare, pa thënë asnjë fjalë, gojëmbyllur, gojëkyçur; pa marrë pjesë a pa ndërhyrë në një bisedë; i heshtur. gojëujkut (të qenit) rrethana shumërrezikshme, para një rrezikumadh; në mes të armiqveegër; në një gjendjerëndë. Me *grurëgojë (dikush) keq. Si *gjuhagojë. Me *gjysmë goje. Sa i hëngri goja sa mundi, sa deshi, shumë, sa kish për të thënë derifund (kur dikush shan a qorton një njeri). ngrëntë goja *mjaltë! ur. S’më hahet goja nuk përtojflas a t’i them dikujt për një punë; nuk humbas gjë. Ç’ha goja e njeriut çdo gjë, të gjithamirat. Hanëgojënjëri-tjetrit shih pjekin bukë në një çerep, edhe keq. E hapi (e çeli) gojën (dikush). 1. Filloiflasë, thotë diçka; tregon çka di; kund. e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. 2. Nuk rri pa folur; merr guximinthotë a të kërkojë diçka; e ngriti zërin; e hapi tytën bised.; kund. e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. I hap (i çel) gojën (dikujt) i jap shkas tjetrit për të folur; e mësoj keq, i lë shteg që të kërkojë gjëratepërta që nuk i takojnë; i hap syrin; kund. ia mbyll (ia zë) gojën. S’e hap gojën (dikush) është i heshtur, nuk ndihet; është i urtë e i mbyllurvetvete; nuk thotë asnjë fjalë, nuk flet fare; s’bëhet i gjallë; s’bën gëk (as gëk as mëk); çele gur gojën! iron.; kund. s’e mbyll gojën. E ka hapur (shumë) gojën (dikush) ka filluar ta teprojë me fjalë, thotë gjëra që s’duhen thënë a kërkon gjëra që s’i takojnë; nuk i kontrollon fjalët; përflet e shan shumë; e ka zgjatur gjuhën. Hap gojën e shikon qiellin (dikush) është dembel i madh e pretgjithçka t’ia bëjnë gatitjerët, nuk lëviz vetë, por pret t’i vijë çdo gjë vetiu. Iu hap (iu çel) goja (dikujt) ka filluarflasë pa druajtje, ka marrë guximinflasë a të kërkojë diçka; iu hap gryka. S’i hapet goja (dikujt) nuk ka oreks, nuk ka dëshirë për të ngrënë. I hoqi (i preu) *bukën e gojës (dikujt). S’e heq (s’e lëshon) nga goja (dikë a diçka) flet shumë për të, e përmend a e kujton vazhdimisht për të mirë, flet gjithmonë shumë mirë, me dashuri e me nderim, e lavdëron shumë; nuk e harron kurrë së përmenduri; e mbangojë; e ka në gojë; i mbeti (i ngeli) goja (te dikush a te diçka); i mbeti (i ngeli) në gojë (dikush a diçka). I hoqi (i preu) *kafshatën e gojës (dikujt). E humbi gojën (dikush). 1. Humbifolurit, u memec, nuk flet dot; i iku goja1. 2. Pushoifoluri për diçka, nuk flet më; nuk ndihet, se e kupton që s’ka të drejtë ose nuk guxon; i iku goja2 (dikujt). I iku goja (dikujt). 1. Nuk flet dot më, memec; e humbi gojën1; kund. i erdhi goja. 2. U nguros (nga frika etj.); s’ka ç’të thotë a s’ka të drejtëflasë më; e humbi gojën2; kund. i erdhi goja. Është *bilbil nga goja (dikush). Është *brisk nga goja (dikush). Është *çotë nga goja (dikush). Është gojë e bark (dikush) është hamës i madh, ha shumë; mendon vetëm për të ngrënë, e ka mendjen vetëm tek e ngrëna. Është *shpatë nga goja (dikush). Është me *shpirtgojë (dikush). Është (i zoti) i gojës (dikush) di të flasë bukur, të mbrojë veten a të bindëtjerët; është i rrjedhshëm në të folur; i punon goja (dikujt); i pret goja (brisk) (dikujt); i pret gjuha (brisk) (dikujt); është i gjuhës. I jep gojës (dikush). 1. Ushqehet mirë, nuk kursen për të ngrënë, ha sa do e çfarë do. 2. Nuk e përmban veten në të folur, flet shumë e pa u ndalur; s’i pushon goja (dikujt); s’e mbyll gojën; s’i pushon gjuha (dikujt). Ia dha *llokum (në gojë) (dikujt). Ka gojë (dikush). 1. keq. Flet mbarë e prapë, përdor fjalërënda, fyese etj.; është gojëprishur; ka gjuhë; ka llapë (të madhe). 2. (diçka). Dëshmon haptas për diçka, tregon qartë, flet vetë (për gjëraduken sheshit). S’ka gojëI (dikush). 1. Është fjalëpakë, është i heshtur. 2. Është i urtë e nuk kundërshton, nuk kthen fjalë; bindet shpejt. 3. Nuk shan e nuk grindet me fjalë. S’ka gojëII (dikush) keq. s’i bie atijflasë, se nuk ështërregull për vete; s’ka të drejtëkërkojë diçka, se nuk i takon; e preu gojën; e ka (e mban) gojënmbyllur. E kamgojë (dikë a diçka). 1. E përmend a e kujtoj vazhdimisht për të mirë, flas gjithmonë shumë mirë për të; flas vazhdimisht për të njëjtin njeri a për të njëjtën gjë; e mbajgojë; s’e heq (s’e lëshoj) nga goja; më mbeti (më ngeli) goja2; mbeti (më ngeli) në gojë (dikush a diçka). 2. Gati sa s’e them diçka, e kammend a e di, por s’po mundem ta shpreh, ta kujtoj, ta tregoj a ta përcaktoj si duhet; e kammajëgjuhës; më erdhidhëmbë (dikush a diçka). E ka gojën *ajkë (dikush). E ka gojën *arkë (dikush). E ka gojën si *arka e plakës (dikush). E kam gojën *baltë. E ka gojën *behar (dikush). E ka gojën *bilbil (dikush). E ka gojën (gjuhën) *brisk (dikush). E ka gojën për *bukë (dikush). E ka gojën *çorap (dikush). Ka gojëëmbël (dikush) është gojëmbël, është fjalëmbël. E ka gojën *të ëmbël (dikush). E ka gojën *fushë (dikush). E ka gojën *të hapur (dikush). E ka gojën *hudhër (dikush) keq. E ka gojën *kamare (dikush) përçm. E ka (e mban) gojën *të kyçur (dikush). E ka gojën (gjuhën) *të lëshuar (dikush). E ka gojën *llokum (dikush). E ka (e mban) gojën *të mbërthyer (dikush). E ka (e mban) gojën *të mbyllur (dikush). E ka gojën *mjaltë (huall) (dikush). E ka gojën *të prishur (dikush) keq. E ka gojën *sheqer (dikush). E ka gojën *shpellë (dikush). E ka gojën *shthurur (dikush) keq. E ka gojën *thanë (dikush). E ka gojën *uthull (dikush). Ia lag gojën (dikujt) i jap fare pak për të pirë a për të ngrënë; njom (lag) gojën (dikush); njom (lag) grykën (dikush); njom (lag) fytin (dikush); njom (lag) gurmazin (dikush). M’u lag *gjuhagojë. Laje (pastroje) gojën! iron. shih veten tënde e matu mirë para se të flasësh për dikë, nuk je i denjë as për ta zënë me gojë emrin e tij, s’kedrejtë moraleflasësh për të; je larg vleravedikujt. Sa për të larë gojën iron. sa për të thënë se e bëra, sa për të shkuar radhën (kur ftojmë dikë, kur japim një këshillë etj.). E la me *gishtgojë (dikë). Më la me gojë hapur (dikush a diçka) më çuditi shumë, më shtangu, më mahniti dikush me atë që thotë a që bën ose diçka e papritur, e pabesueshme a që s’ta merr mendja, një pamje mbresëlënëse etj.; më shastisi; më la gojëhapur. I lëngëzon goja (dikujt) shih i lëshon (i shkon) goja lëng (dikujt). Lëshon *barut nga goja (dikush). Ia lëshoi *frerin gojës (gjuhës) (dikush). S’e lëshon (s’e heq) nga goja (dikë) e do dhe e lëvdon shumë, flet vazhdimisht për të; e mbangojë. E ka lëshuar gojën (dikush) shih e ka lëshuar gjuhën (dikush). I lëshon goja *jargë (dikujt). E lëshon gojën në *jonxhë (dikush) iron. I lëshon (i shkon) goja *lëng (dikujt). E lëshon gojën si në urov (dikush) keq. flet pa menduar, flet si t’i vijë për mbarë; nuk i vë fre gojës. Lëshon *tufan nga goja (dikush) keq. Iu lidh (iu pre) goja (dikujt) shih iu lidh (iu pre) gjuha (dikujt). lumtë goja! ur. rrofsh e paç veç të mira!; ashtu qoftë! (kur dikush këndon bukur, bën një urim a thotë një fjalëmirë). Një *llaf goje... E merr (e mban) nëpër gojë (dikë a diçka) flet lloj-lloj fjalësh për dikë a për diçka, flet poshtë e përpjetë e si të mundë për të, e përflet, e përgojon; ra (hyri) në gojë (të dikujt); e ka hapur (shumë) gojën (dikush); e ka zgjidhur gjuhën (dikush); dëgjohet nëpër botë (dikush). Ta merr (ta rrëmben) fjalën nga goja (dikush) është shumë i zgjuar e i mprehtë, të merr vesh menjëherë, ta kap shpejt mendimin, e kupton shumë shpejt ku e ke fjalën. merr *kafshatën e gojës (dikush). Ta merr kafshatën nga goja (dikush) është shumë i shkathët dhe ta bën diçka shpejt e pa pasur mundësimbrohesh; s’e kap dot dikë a s’i shpëton dot atij. E ka marrë këmbëngojë (dikush) e ka pësuar rëndë, i ka hyrë e liga, s’ka gjasa për t’u përmirësuar; e ka marrë ferra uratën. Ndan *kafshatën e gojës (e fundit) (me dikë). Mbaj gojën! mos fol më!; përmbahu! (i thuhet dikujtështë duke përdorur fjalërënda ose që të shan a të kërcënon). E mbangojë (dikë a diçka) e përmend a e kujton vazhdimisht për të mirë, flet gjithmonë shumë mirë për të; e lavdëron shumë; e ka në gojë1; i mbeti (i ngeli) goja2 (për dikë a për diçka); i mbeti (i ngeli) në gojë (dikush a diçka); s’e heq (s’e lëshon) nga goja. S’i mban goja *arra (dikujt) keq. E mban gojën *mbyllur (dikush). I mban goja erë *qumësht (dikujt). Mbeta (ngela) me *gishtgojë. I mbeti (i ngeli) goja (dikujt). 1. Nuk flet dot më, e ndërpreufolurit; ngeci. 2. (për dikë a për diçka). Thotë a kërkon vazhdimisht dikë a diçka (kur zakonisht nuk e dëgjojnë a nuk ia plotësojnë dëshirën); e mbangojë (dikë a diçka); e ka në gojë1 (dikë a diçka); s’e heq (s’e lëshon) nga goja (dikë a diçka); i mbeti (i ngeli) në gojë (dikush a diçka). I mbeti (i ngeli) në gojë (dikush a diçka) e përmend vazhdimisht, e thotë shpesh, vetëm për atë flet; e mbangojë (dikë a diçka); e ka në gojë1 (dikë a diçka); i mbeti (i ngeli goja)2 (për dikë a për diçka); s’e heq (s’e lëshon) nga goja (dikë a diçka). Mbes pa gojë nuk flas dot një fjalë nga çudia, nga gëzimi, nga lumturia etj., s’di ç’të them nga habia, mahnitem, shtangem, ngrij; mbes me gojë hapur; mbes gojëhapur; më pritet goja. I mbeti (i rri) goja *çark (dikujt) iron. Mbes me gojë hapur çuditem shumë, shtangem, mahnitem me atë që bën a që thotë dikush, me diçkapapritur, të pabesueshme a që s’ta merr mendja, me një pamje mbresëlënëse etj.; shastisem; mbes gojëhapur; mbes pa gojë; më pritet goja. Mbeta me gojë thatë s’kam ngrënë dot asgjë, kam mbetur pa ngrënë; nuk kam as të ha; s’kam asgjë; mbeta gojëthatë. E mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush). 1. Heshti, pushoifoluri, nuk flet më; i vuri kyçin gojës; iu pre goja (dikujt); e shkurtoi (e preu) gjuhën; e mban (e shtrëngon) gjuhën prapa dhëmbëve (ndër dhëmbë); e mbylli grykën; i qepi buzët; (nuk tha) asnjë gjysmë fjale; kund. e hapi (e çeli) gojën. 2. E ruajti një të fshehtë; nuk ia tregoi askujt ato që dinte; e rrudhi (e mblodhi) gojën; kund. e hapi (e çeli) gojën. Ia mbyll (ia zë) gojën (dikujt). 1. E bëj dikëheshtë, të mos flasë; e zë ngushtë me fjalë sa nuk di ç’të thotë a nuk mundkundërshtojë; ia mbyll (ia zë) gojën me shtupë; ia zë frymën; ia lidh gjuhën. 2. E heq qafe dikë duke i plotësuar diçka sa për ta kënaqur; ia plotësoj kërkesën dhe s’ka më arsyeankohet; ia mbyll (ia zë) grykën keq.; kund. i hap (i çel) gojën. S’e mbyll gojën (dikush). 1. S’pushonfoluri, flet shumë e pa pushuar, është llafazan i madh; dërdëllit gjithë kohën; s’i mbyllet (s’i rri) goja (dikujt); s’i pushon goja (dikujt); nuk i rri gjuha (në vend, rehat, prapa dhëmbëve) (dikujt); i mbeti (i rri) goja çark (dikujt) iron.; kund. s’e hap gojën. 2. S’pushon së kërkuari diçka a së mbrojturi një mendim, nuk hesht; këmbëngul. S’i mbyllet (s’i rri) goja (dikujt) nuk rri dot pa folur; flet shumë, është llafazan i madh, s’pushonfoluri; s’e mbyll gojën (dikush); s’i pushon goja; nuk i rri gjuha (në vend, rehat, prapa dhëmbëve); i mbeti (i rri) goja çark iron. Ia mbyll (ia zë) gojën me shtupë (dikujt) nuk e lë dikëflasë fare, e detyrojheshtë, do apo nuk do ai; ia mbyll (ia zë) gojën1. I merret goja (dikujt). 1. Belbëzon; mezi flet e nuk i shqipton fjalët mirë; i është trashur gjuha. 2. Nuk di ç’të thotë, e ndien veten ngushtë, s’ka fjalë për të kundërshtuar. Ndan *kafshatën e gojës (e fundit) (me dikë). E ndreqi (e drejtoi, e rregulloi) gojën (dikush) foli mirë, i ndreqi fjalët, i zgjodhi mirë fjalët; tani thotë atë që duhet, flet si duhet; kund. e prishi (e ndyu) gojën. ngeci (më mbeti) në gojë (diçka) shih ngeci (më mbeti) në grykë (diçka). ngrin *gjuhagojë. S’ma nxë goja nuk dua ta them diçka, nuk e them dot, s’më bën zemra ta them (diçkakeqe a të turpshme); s’ma thotë goja. Si ta nxë goja! si mund ta thuash një gjë të tillë!, si nuk të vjen zor të përdorësh këto fjalë!, si nuk ke turpflasësh kështu! Nxjerr *bukën e gojës. Nxjerr *kafshatën e gojës. Nxjerr *lerë nga goja (dikush). Nxjerr *myk nga goja (dikush). Nxjerr *sheqer nga goja (dikush). I nxori *shkumë (nga goja) (dikujt). Nxjerr *shyta (nga goja) (dikush). Njom (lag) gojën pi diçka ose ha fare pak (zakonisht pemë); ia lag gojën (dikujt); njom (lag) grykën; njom (lag) fytin; njom (lag) gurmazin. Me plot gojën. 1. Me gjithë zemër e me bindje, jo sa për të shkuar radhën; duke qenë i vetëdijshëm plotësisht, me siguri, pa asnjë farë dyshimi. 2. Pa druajtje, pa frikë, pa asnjë ngurrim, fare lirisht. E preu gojën (dikush). 1. Ështëagoni, po vdes e nuk flet dot. 2. Nuk flet më për diçka a nuk kërkonasgjë; s’ka gojë (të flasë, të kërkojë); e shkurtoi (e preu) gjuhën. I pret goja (brisk) (dikujt) shih i pret gjuha (brisk) (dikujt). I pret goja (gjuha) *hekur (dikujt). E prishi (e ndyu) gojën (dikush) filloiflasë mbarë e prapë, të përdorë fjalërënda a të ulëta; ia prishi qejfin dikujt me fjalë, u shpreh kundër një dëshire a një kërkese; u grind me të duke përdorur lloj-lloj fjalëshrënda; kund. e ndreqi (e drejtoi, e rregulloi) gojën. Iu pre (iu lidh) goja (dikujt). 1. Nuk flet dot më; mbeti pa gojë (dikush); e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush); iu pre gjuha; i humbi fjala nga goja. 2. Ngriuvend, shtangu nga frika, nga habia, nga një ndjenjë e fuqishme etj.; mbeti me gojë hapur (dikush); iu mpi gjuha. I punon goja (dikujt) flet lirisht e bukur, flet rrjedhshëm e pa vështirësi; i pret goja (brisk); i pret gjuha (brisk); është (i zoti) i gojës (dikush). S’i pushon goja (dikujt) flet shumë, është llafazan i madh; s’e mbyll gojën (dikush); s’i mbyllet (s’i rri) goja; i jep gojës (dikush); e ka gojën kamare (dikush) tall.; e ka gjuhëngjatë (dikush; flet me pesë gojë (dikush) mospërf. Ta rrëmben *fjalën nga goja (dikush). I rrjedh goja (dikujt) shih është (i zoti) i gojës (dikush). E rrudhi (e mblodhi) gojën (dikush) e mblodhi veten që të mos thotë fjalërënda a të pahijshme, nisi t’i matë mirë fjalët; nuk e hapi gojën për të folur; e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. shpëtoi (më shkau, më rrëshqiti) goja thashë pa dashje diçka që nuk duhej ta thosha, më shpëtoi një fjalë që nuk duhej thënë; shkau (më rrëshqiti) gjuha; më hëngri gjuha. Shpie gojën te buka përpiqem vetë për të siguruar atë që duhet, nuk e pres prej dikujt tjetër; luaj këmbët. Me *shpirtgojë (ndër dhëmbë). Ia shtrëngoi *frerin gojës (gjuhës) (dikush). E ka shthurur gojën (dikush) keq. flet ç’t’i vijë, nuk e kontrollon veten kur flet; përdor gjithfarë fjalëshndyra, flet larë e pa larë, është gojëndyrë; s’i vë fre gojës (gjuhës); e ka lëshuar gjuhën. S’tregohet (s’rrëfehet) me gojë (diçka) është diçka shumë e madhe, shumë e rëndë, e habitshme a e jashtëzakonshme etj.; s’e tregon a s’e përshkruan dot sa e tillë është. I treti (i derdhi) *plumbingojë (dikujt) përb. M’u tha gojaI (për diçka) shih m’u tha buza (për diçka). M’u tha gojaII s’e thashë diçkaduhej ta thosha, nuk e tregova diçkaduhej ta tregoja; ndenja pa folur kur duhej të flisja patjetër, më mirëkisha folur; pse heshta!; m’u tha gjuha. T’u thaftë goja! mallk. mos folsh dot më!; qofsh i mallkuar! (kur dikush thotë diçkakeqe a të kobshme, kur ndjell fatkeqësi, kur mallkon a është ogurzi etj.); t’u thaftë gjuha! Si s’m’u tha goja keq. ç’pata që e thashë diçka, nuk duhej të flisja a ta tregoja diçka, më mirë të mos kisha folur, pse s’heshta!; si s’m’u tha gjuha. Thaj gojën rri pa ngrënë; kursej shumë, ia heq gojës ushqimin; thaj barkun; thaj zorrën. Ia thau gojën (dikujt) nuk i dha gjë të hante, e la pa ngrënë për një kohëgjatë; ia thau barkun; ia thau zorrën. Iu tha *pështymagojë (në fyt) (dikujt). S’ma thotë goja (diçka) është aq e keqe, aq e rëndë, aq e pështirë etj. sa nuk e përmend dot, më vjen keq a më vjen rëndë ta them; s’ma nxë goja. vajti goja prapa *qafës. Më vajti (më shkoi) goja (buza) te *veshi (prapa veshit). I vuri *kyçin (drynin) gojës (dikush). I vë *fre gojës (gjuhës). I vuri *gardh gojës (dikush). Ka vënë gojë (dikush) ka zënë e flet shumë për të tjerët, ka filluarmbajë nëpër gojëtjerët; ka zënëpërdorë fjalërënda, të ulëta etj., ka zënëflasë mbarë e prapë; e ka lëshuar gojën; e ka lëshuar gjuhën. I vuri *kanxhën gojës (dikush). I vuri *kyçin (drynin) gojës (dikush). Nuk i vë *masë gojës (dikush). I vuri *pehriz gojës (dikush). I vuri *shtupën gojës (dikush). I vuri *tapën gojës (dikush). I erdhi goja (dikujt). 1. Po mësonflasë, po shqipton fjalët e para (kryesisht për fëmijët); kund. i iku goja. 2. U qetësua, e mblodhi veten e filloiflasë; kund. i iku goja. Ç’t’i vijë për goje si të mundë, pa e kontrolluar veten, pa kujdes e pa përgjegjësi, pa i peshuar fjalët. Do vrarë me *bukëgojë (dikush). I zbërthej gojën (gjuhën) (dikujt) e bëjflasë, e detyroj t’i thotëgjitha ç’di; ia zgjidh gojën (gjuhën); i zbërthej dhëmbët. Ia zuri fjalëngojë (dikujt) nuk e la të fliste më tej, ia preu fjalën, e bëriheshtë. E zë në (me) gojë (dikë a diçka) e përmend, e kujtoj; flas për të; bëj fjalë (për dikë a për diçka). zuri goja *bar. Më zuri goja *erë. Më zuri goja (gjuha) *lesh. Zihetgojë (dikush a diçka) përmendet, flitet për dikë a për diçka; bëhet fjalë (për dikë a për diçka).

MITRALOJ

MITRAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Qëlloj dikë a diçka me mitraloz, shtie me mitraloz. Mitraluan një bazë ushtarake. Mitralonin popullsinë (qytete e fshatra).
2. fig. E godas pareshtur dikë me kritika, me sulme etj.

MITRALUAR
PARESHTUR
PARESHTURI
PORSAVËNË

PORSAVË́NË (i, e) mb.porsa është vënë, që është vënë pak kohëparë. Po binte pareshtur telefoni i ri, i porsavënë.
Sin.: i posavënë, i sapovënë.

RRJEDH

RRJEDH vep., RRÓDHA, RRJÉDHUR jokal. 1. Ecën duke rrëshqitur mbi një sipërfaqe, derdhet teposhtë pareshtur si rrymë ose si curril (për ujin dhe lëngjet e tjera). Rrjedh lumi. Rrjedhin currilat. Uji rrodhi mbi pllakat e banjës. Rrjedh ngadalë (i qetë).
2. Del prej diku dhe derdhet lirisht; derdhet e përhapet diku ose mbush një vend. Uji rrodhi nga kroi. E bëri t’i rridhnin lot nga sytë. Djersa i rridhte çurg. I rrjedh gjak nga plaga.
3. E lë të kalojë ujin ose një lëng tjetër nëpër vrimat a të çarat, nuk e mban; kullon; pikon. Rrjedh kova dhe nuk e mban ujin. Çatia rrjedh në dy vende. I rrjedh gjiri. I rrjedhin hundët.
4. Kalon nëpër një vend, përshkon (për lumenjtë a përrenjtë). Një lumë rrjedh afër fshatit. Nëpër luginë rridhte një përrua i rrëmbyeshëm. Drini rrjedh nëpër Shqipërinë Lindore e Veriore.
5. fig. Kalon shpejt ose pa u ndier, vjen e shkon pa ndërprerje, rrëshqet (për kohën, për jetën); kalon në një mënyrëcaktuar ose në rrethanacaktuara. Rrjedhin ditët (muajt, vitet). Rrjedh jeta pa kuptuar. Rrjedh koha. Vitet (shekujt) që rrodhën më pas.
6. fig. Kalon a shtjellohet pa ndërprerje dhe pa u penguar, ecën varg lirisht (për fjalët, mendimet etj.). Fjalët i rridhnin lumë. Ngjarjet rrodhën shpejt. Biseda rridhte qetë-qetë.
7. E kam prejardhjen nga një popull, nga një fis, nga një familje ose nga një mjedis i caktuar. Rridhte nga një familje me tradita të Shqipërisë së Mesme.
8. fig. Buron, e ka prejardhjen apo vjen prej diçkaje tjetër; fig. lind si pasojë e diçkaje, vjen si përfundim i diçkaje, ndodh a lind nga një shkak; buron; del. dhënat rrodhën nga personapanjohur. Nga ajo rrodhëngjithakëqijat. Të miratrrjedhin nga puna. Detyrimetrrjedhin nga marrëveshja. Pasurirrjedhin nga veprimtaridyshimta.
9. Mblidhet me shumicë në një vend nga anëndryshme, shkon shpejt si rrymë diku; derdhet si rrymë, si një masë e ngjeshur; rend me vrap, zbret shpejt diku. Rrodhi i gjithë qytetishesh. Studentët rrodhën grupe-grupe.
10. fig. Ngjet, ndodh; bëhet në një mënyrëcaktuar, zhvillohet. Si rrodhi ngjarja? Çdo gjë rrodhi ashtu siç ishte parashikuar. Si e qysh kishin rrjedhur punët?
11. fig. bised. Humbas aftësinë për të gjykuar qartë e në mënyrëshëndoshë, matufosem. Kishte rrjedhur vitet e fundit. Rrodhi fare ky!
Sin.: shkon, shket, vërshoj.
I rrjedh *goja (dikujt). I rrjedhin *hundët (dikujt) mospërf. I ka rrjedhur *lugu (dikujt). I ka rrjedhur *lumi (dikujt). Ka rrjedhur nga *mendja (dikush). Ku ka rrjedhur do të pikojë ai që ka pasur, vijongjejë ende ndonjë mjet a mënyrë për të siguruar disaardhura, qoftë edhepakta; ai që ka pasur shumë, do të ketë diçka, sado pak, edhe kur humbet; paraja vete te paraja. Në mos rrjedhtë do të pikojë sido që të jetë, do të dalë një përfitim sado i vogël; diçka do të marrësh; edhe po nuk fitove shumë, do të fitosh diçka. Rrodhën *qiejt. Më rrodhën *sytë. Ka rrjedhur shumë *ujë. Ka rrjedhur nga *trutë (dikush). I kanë rrjedhur *trutë (dikujt).

RRJEDHJE

RRJÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Ecje duke rrëshqitur mbi një sipërfaqe, derdhje teposhtë pareshtur si rrymë ose si curril (për ujin dhe lëngjet e tjera). Rrjedhja e naftës mbi asfalt. Rrjedhje e qetë e ujërave. Po shkontedrejtimkundërtrrjedhjeslumit.
2. Dalje e ujit a e një lëngu tjetër ose e një gazi prej vrimave e të çarave të një ene; uji, lëngu ose gazidel nga një enë, nga një gyp etj. Mundohejndërpriste rrjedhjet e gypavegazit. Shtoj rrjedhjen e qumështit nëpër enë.
3. fig. Rrjedhë3. Çfarë na mëson rrjedhja e historisë. Rrjedhjen e ngjarjeve e shpjegoi inspektori i policisë.
4. gjeogr. Shtrati i një lumi ose një pjesë e tij; viset nëpërcilat kalon një lumë ose një pjesë e tyre. Rrjedhja e poshtme e Shkumbinit. Në rrjedhjen e sipërme të tij, lumi ka një shtratngushtë.
Sin.: kullim, kalim, rrëshqitje, vërshim, zhvillim, matufosje.

TAKLA-TAKLA

TAKLA-TÁKLA ndajf., keq. Përdoret kur dikush flet pareshtur e pa thënë ndonjë gjë të rëndësishme; dërr-dërr, gërr-gërr, tara-tara. – A tha gjë? – Jo, thjesht bëri takla-takla gjithë kohës.

TAKLAT

TAKLÁT vep., ~A, ~UR jokal. Flas pareshtur mbarë e mbrapsht; dërdëllit, llomotit. Mos ia vër veshin se taklat shumë ai (ajo).

TAKLATET

TAKLÁT/ET jovep., ~ (u), ~UR 1. njëvet. Flitet pareshtur, dërdëllitet, llomotitet. Mjaft se nuk taklatet gjithë kohës!
2. pës. e TAKLÁT.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.