Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAREDUKTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i reduktueshëm; që nuk mund të reduktohet; kund. i redaktueshëm. Borxh i pareduktueshëm. Dënim i pareduktueshëm (drejt.). Llogaridhënia shihet si një nga katër komponentët që përbëjnë thelbin e pareduktueshëm të demokracisë.
PAZBRÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I pazvogëlueshëm.
2. mat. I pareduktueshëm.
REDUKTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të reduktohet; i pakësueshëm; kund. i pareduktueshëm. Borxh i reduktueshëm. Honorare të reduktueshme. Emetim i reduktueshëm i gazrave. Furnizues të reduktueshëm energjie. Korrupsioni e abuzimi do të jenë të reduktueshëm dhe të kontrollueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë