Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pare”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BABALLËK
BIGJE

BÍGJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Leskër e hollë dhe e vogëltrupin e peshqve e të disa zvarranikëve; luspë, lëvore.
Sin.: luspë, griskël, lëvore, pare, paftë, follë, kreshkë.

BISHTUK

BISHTÚK,~UIII m. sh. ~Ë, ~ËT përb. Djalë a burrë trupvogël; shkurtabiq, dy pare burrë.

BUMBASHAR

BUMBASHÁR,~E mb., krahin. Topolak; rrumbullak. Goce, goce, bumbashare, / Mos do banka, mos do pare! (folk.).

DAJRE

DÁJR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. Vegël muzikore popullore: një rreth i hollë prej druri, me disa pafta teneqeje, i mbuluar nga njëra anë me lëkurëtendosur, së cilës i bihet me gishta për të mbajtur ritmin e këngës ose të valles; def. I bie dajres. Shoqëron me dajre. Ngroh dajren ngroh lëkurën e dajres që të kumbojëmirë. Kërcejnë me dajre. Pa pare s’ka dajre. (fj. u.).
Kërcen sipas dajres (së dikujt) përb. bën siç thotë a siç do dikush, vete pas qejfit të tij; i shkon (i vete) pas avazit (dikujt). I vunë dajren (dikujt) e tallën, e përqeshën, e vunëlojë; i varën (i vunë) teneqenë.

DYSH

DYSH,~I m. sh. ~A, ~AT [DYSH,~I m. sh. ~E, ~ET] 1. Shifra dy (2); sasiashënohet me këtë shifër. Shkroi dyshin. Mblodhi dy dysha. Hoqi dyshin nga pesa.
2. Send a njerishënohet me shifrën dy. Dysh spathi (në lojën me letra). Dyshi luajti mirë (sport.). Vë dyshin (në domino).
3. vjet. Nota 2, që ishte nota pakaluesesistemin e vlerësimitdijeve me pesë notashkollë. Nuk ka marrë asnjëherë dysh.
4. vjet. Monedhë e vjetër turkekishte vlerëbarabartë me dy pare.
S’bën (s’vlen) asnjë dysh (diçka) nuk vlen fare, s’ka asnjë vlerë; s’të hyn farepunë, s’ke ç’e do!; s’bën një lek; s’bën dy (pesë) para. Jam (mbeta) pa një dysh nuk kam asnjë lek, mbeta fare pa para; jam fishek.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.