Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pardjeshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NJËDITSHËM

NJËDÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pardjeshëm; që ka ndodhur para dy-tri ditësh, që është bërë para dy-tri ditësh. Shiu i njëditshëm. Bukë e njëditshme.

PARADYDITSHËM

PARADYDÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pardjeshëm.

PARDJESHËM

PARDJÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka ngjarë a që është bërë pardje; që ka të bëjë me ditën para ditësdjeshme, që i përket asaj dite; i paradyditshëm. Ndeshja e pardjeshme. Takimi i pardjeshëm.
2. Që ka mbetur prej pardje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.