Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CERÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pëlhurë e posaçme e lyer me dyllë dhe e papërshkueshme që përdoret për mbulesën e automjeteve transportuese etj.
2. Mushama ose pardesy nga kjo pëlhurë.
MANTÍLL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Bluza e bardhë e gjatë që mbajnë mjekët dhe infermierët. Infermierja kishte veshur mantillin e bardhë.
2. Pardesy e gjatë. Mantill lëkure.
3. Pallto e gjatë. Mantill i ngrohtë për dimër.
4. Robëdëshambër. Mantill për banjë.
5. Këmishë nate e gjatë dhe me mëngë të gjata. Mantill nate transparent. Mantill me dantellë.
6. Fustan i gjatë, me mëngë të gjata, zakonisht prej materiali të hollë, që e përdorin gratë kryesisht për raste solemne. I ka folur njëra me shami e me mantill.
MUSHAMÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Pëlhurë e lyer në njërën anë ose në të dyja anët me lëndë të posaçme (me dyllë, me kauçuk etj.) që të mos përshkohet nga uji etj. Mushama tryeze. Çadër (mbulesë) prej mushamaje. Mbuloj strehën e drurit me mushama. Hap (shtroj) mushamanë në tavolinë.
2. Petk i sipërm, i qepur si pardesy a si mantel, që bëhet nga një pëlhurë e tillë e që vishet zakonisht kur bie shi. Mushama e hollë (e zezë). Mushama shiu. Mushama për fëmijë (për gra, për burra). Veshur me mushama. Vuri (hodhi) mushamanë. U afrua një njeri i mbuluar me një mushama ushtarake. Është flori në mushama është shumë i mirë, shumë i pastër e pa asnjë njollë; është njeri me shumë vlerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë