Fjalori

Rezultate në përkufizime për “parcelë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CAPITUR

CAPÍTUR (i, e) mb. 1. Që është capitur, i çapitur. Parcelë e capitur.

DASIK

DASÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesë e vogëlndahet nga një e tërë a nga një copë më e madhe. Hëngri dy dasikë. Pi dy dasikë verë. Dasiku i ujit pjesa e ujitshkëputet nga vija e përdoret për të ujitur një copë tokë.
Sin.: parcelë, pjesë, copë, ngastër, racion.

FERROSUR
FIKNAJË

FIKNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Parcelë me fiq; fikore. Hyrifiknajë.

LICITOJ

LICIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Marr pjesë në një ankand duke bërë ofertë çmimi; ofroj një shumëkuadër të një procedure konkurruese publike. Kompania licitoi për ndërtimin e urës së re.
2. Nxjerrankand publik për shitje ose për blerje, zhvilloj një procedurë ankandi sipas rregullave të paracaktuara. Shteti licitoi një parcelë toke pranë bregdetit.

NGASTËR

NGÁST/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Copë toke për mbjellje. Ngastër e madhe (e vogël). Ngastër shtëpiake. U grindën për një ngastër toke. Kullimi i ngastrave. Mbjellja e ngastrave. Ngastër eksperimentale (bujq.) copë toke e posaçme e veçuar, në të cilën kryhen eksperimente bujqësorepërputhje me kërkesacaktuara.
2. Një pjesë e prerë nga një lakror a një byrek, copë. Një ngastër lakror. Hëngri vetëm një ngastër.
3. krahin. Lakror me miell misri dhe me barishte. Na serviri ngastër për drekë.
4. arb. Lagje.
Sin.: parcelë, pendore, plloçë, lacë, kind, lakror, dasik, rranicë, copë.

PARCELË

PARCÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bujq. Ngastër e një toke bujqësore. Parcelat e misrit (e grurit, e pambukut). Parcelë eksperimentale.

PATRINUAR
PAVADITUR
PEMËTIM

PEMËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pemëtoj a pemëtohet një parcelë, një kodër etj. Muaji i pemëtimeve.

PEMËTOJ

PEMËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbjell me pemë një parcelë, një kodër etj. Po pemëtojnë kodrat e shpatet e maleve të shpyllëzuara.

PENDË

PÉND/Ë,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Një çift qe, buaj etj. si kafshë pune. Një (dy) pendë qe (buaj, kuaj). Nget pendën.
2. Sipërfaqe toke sa mundlërohet me një çift qe brenda një dite. Kishte një pendë tokë. I mbeti edhe një pendë për të lëruar.
Sin.: pendore, ngastër, parcelë.
Janë bërë pendë nuk ndahen nga njëri-tjetri, mbajnë shoku-shokun, shkojnë shumë mirë, nuk i ndan asgjë; kanë interesanjëjtë; janë mjaltë e gjalpë (e tëlyen); i mbajnë anën e lëmshit (njëri-tjetrit) iron.; janë dy trupa e një shpirt. Bën dy pendë me tre qe (dikush) iron. ia hyn një pune që nuk bëhet, mendon se mund ta ndreqë diçka që nuk ndreqet; e gënjen (e rren) mendja. Si një pendë qe bashkë, të pandarë; dorë për dorëI; një trup i vetëm.

PJERGULLUAR
PJESË

PJÉS/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Copë, ndarje a njësihyn në një të tërë ose që mundveçohet prej saj; një nga copat a njësitë, në të cilat ndahet diçka; vendi që zë kjo copë a njësi në të tërën. Pjesë e madhe (e vogël). Pjesa e sipërme (e poshtme, anësore, qendrore) e diçkaje. Pjesa e parë (e dytë) e lojës. Pjesa e parë (e dytë, e fundit) e ditës. Pjesa e poshtme (e sipërme) e lumit. Pjesa veriore (lindore) e vendit. Pjesa e punuar e arës. Pjesët përbërësefizikës (të biologjisë). Pjesa dhe e tëra. E ndaupjesë. Pjesët e fjalisë (gjuh.) gjymtyrët e fjalisë. Pjesët e ligjëratës (gjuh.) klasat kryesore, në të cilat ndahen fjalët e një gjuhe, sipas kuptimitpërgjithshëm leksikor, veçorive morfologjike e fjalëformuese dhe funksioneve sintaksore (p.sh. emri, mbiemri, përemri, folja, ndajfolja, parafjala etj.).
2. Send a elementhynpërbërjen e një organizmi, mekanizmi etj. dhe kryen një punëcaktuar brendatërës; gjymtyrë. Pjesët përbërëse. Pjesët e trupit. Pjesët e makinës (e motorit). Pjesët e xhokës (e xhubletës). Pjesë e figurës (gjeom.). Pjesët e numrit (e shumës) (mat.). Pjesë ndërrimi (tek.). Përbëhet nga shumë pjesë. Mbërtheu pjesët. E zbërtheupjesë. I zëvendësoi një pjesë.
3. Sasi e diçkajehynlidhjecaktuar me një sasidiçkaje tjetër për të formuar një të tërë. Pjesa e ujitbimët (në trupin e njeriut, në gjak). Pjesa e fortë (e butë) e një lënde. Pjesa drusore e bimës. Pjesa kërcore e veshit.
4. Ndarje a grupështëpak se e tëra, sasi jo e plotë e diçkaje; jo të gjithë frymorët, sendet etj., disa, një sasi (zakonisht me numërorin një). Pjesa më e madhe (dërrmuese) e zgjedhësve shumica. Një pjesë e mirë e tyre. Një pjesë e punëtorëve (e nxënësve). Bëri një pjesëpunës. Një pjesë e shokëve nuk e dinte. Një pjesë mendon ndryshe.
5. Diçka nga një e tërë, që i përket dikujt a është caktuar për dikë; ajo që i bie dikujt kur ndahet një trashëgim a diçka tjetër. Pjesa jonë. Kërkoi (donte, mori) pjesën e vet. I bëj pjesë dikujt. Ia ruajtën pjesën. Më biepjesë. I hyripjesë dikujt ia mori diçka pa të drejtë. E lanë pa pjesë. Ka edhe ai pjesëkëtë punë (në këtë faj).
6. Detyrë, punë, veprim etj. që duhetkryejë a kryen dikush.
7. Anë e hapësirës; krahinë e një vendi; vend. Në çdo pjesërruzullit tokësor (të botës). Ngagjitha pjesët e vendit.
8. Ndarje në një vepër letrare, shkencore etj., ku shtjellohet a trajtohet një çështje e caktuar a një anë e veçantë e saj; copë e vogël e një libri a e një shkrimi, që shkëputet prej tij e qëndronvete. Roman (poemë, studime) me pesë pjesë. Pjesënxjerra nga libri. Përmbledhje me pjesëndryshme.
9. Vepër dramatike. Pjesë satirike. Vunëskenë një pjesë të re.
10. Roliluanskenë një aktor. Mësoi pjesën e vet. Luan pjesën kryesore.
11. muz. Vepër jo e madhe muzikore; një copë nga kjo vepër muzikore; melodia e kësaj vepre a cope. Pjesëlehta (të zgjedhura). Pjesë për violinë dhe orkestër. I ra një pjesenjohur.
12. Periudhë nga jeta a veprimtaria e dikujt; diçkaështë e lidhur ngushtë me jetën ose me veprimtarinë e dikujt. Pjesë nga jeta e shkrimtarit. Pjesë nga puna e tij si diplomat. Pjesë e pandarë e zhvillimitvendit.
13. bised. Palë, anë. Pjesa shqiptare. Është i pjesës sonë.
Sin.: përbërës, gjymtyrë, hise, talë, short, fragment, copë, anë, vend, palë, ngastër, parcelë, danik, anësi, ndarje, njësi, çikë, dorë, send, element, thelë, herë, mis, sasi, tahin, detyrë, punë, krahinë, syth, dramë, rol, vepër, periudhë, seri.
Bëj pjesë hyj, futem diku; jam anëtar a pjesëtar i diçkaje. Më ra në pjesë (diçka) më erdhi një e keqe e papritur, më ra një fatkeqësi, mua më zuri e keqja. I hyripjesë (dikujt) ia mori diçka pa të drejtë; i hëngri bukën. E luan pjesën (dikush) libr. vepron me shkathtësi e me zgjuarsi sipas gjendjes, di t’u përshtatet rrethanaveçastit, bën ashtu si e do puna a situata. Marr pjesë (diku) hyj diku, bashkohem me të tjerë në një punë a në një veprimtari. Pjesa e luanit libr. pjesa më e madhe dhe më e mirë e diçkaje, që e merr më i forti për vete pa përfillurtjerët.

PLEHHEDHËS
PORSAUJITUR

PORSAUJÍTUR (i, e) mb. porsa është ujitur; që është ujitur pak kohëparë. Parcelë (arë, fushë) e porsaujitur.
Sin.: i posaujitur, i sapoujitur, i porsavaditur, i posavaditur, i sapovaditur.

POSAUJITUR

POSAUJÍTUR (i, e) mb. I sapoujitur, i porsaujitur. Parcelë (arë, fushë) e posaujitur.

POSTAT

POSTÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Rrip tokendodhet midis dy vijash; ngastër tokemund ta punojë bujku në një hov; lehe. Postat me patate (me lule). Korri një postat misër.
Sin.: lehe, vllajë, parcelë.

PËRHERRUR
PËRNGUL

PËRNGÚL vep., ~A, ~UR përf., kal. 1. Ngul me forcë diçkatokë. Përnguli piketa e rrugës së re. Përngul hunjtë e gardhit.
2. Shkul një fidan nga fidanishtja dhe e mbjell në një parcelë a vend tjetër. Përngulën ullinj (portokalle, limona, ftonj).
3. E bëj dikë ngulet me banim në një vend tjetër; e shpërngul. I përngulën në Stamboll (në ishujt e pabanueshëm).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.