Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KOALICIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Aleancë e përkohshme ndërmjet shteteve a ndërmjet disa partive, para dhe pas zgjedhjeve, për të formuar një qeveri ose për të kryer veprime a veprimtari të përbashkëta etj. Koalicion parazgjedhor (paszgjedhor). Qeveri me koalicion. Bëjmë koalicion.
PASZGJEDHÓR,~E mb. Që bëhet pas zgjedhjeve; që i përket kohës pas zgjedhjeve; kund. parazgjedhor. Verifikimi paszgjedhor. Koalicion (bllok) paszgjedhor. Raporti i ndërmjetëm paszgjedhor. Auditim paszgjedhor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë