Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paravithe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BELEME

BELÉM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mbulesë leshi nën shalën a nën samarin e kalit derivithe; paravithe. Dimrit i hidhte belemen kalit.

BYRDE

BÝRD/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Mbulesë e leshtë me të cilën mbulojnë vithet e kalit, vithanike, paravithe. I hodhi byrden kalit. E mbuloi me byrde. I ra byrdja kalit.
2. vjet. Perçe. Mbante byrde.
Sin.: bythëz, bythece, bythezë, vithanike, paravithe, perçe.

BYTHE

BÝTH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Paravithe, bythece. I hodhi bythen kalit.

BYTHECE
BYTHORE

BYTHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Shtresë, kryesisht e leshtë, që i vihet kalit mbi vithe, paravithe.

HASHË

HASH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Velenxë.
2. Mbulesë leshi nën shalën e kalit derivithe, vithanike.
Sin.: velenxë, belcë, plaf, vithanike, paravithe.

TELQI

TELQÍ,~A f. sh. ~, ~TË [TELQÍ,~NI m. sh., ~J, ~JTË] vjet. 1. Mutaf, paravithe. Telqia e kalit.
2. Torbë, këllëf në të cilën kalorësi mbante topuzin. Kalorësi, pasi futi topuzin në telqi, u nis. Trimi nxori topuzin nga telqini dhe qëlloi bajlozin.
3. Trastë e paravitheve të kalitlidhet mbrapa shalës.
Sin.: mutaf, byrde, paravithe, vithanike, torbë, këllëf.

VITHANIKE

VITHANÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mbulesë, zakonisht e leshtë, që i vihet kalitvithe, paravithe. Vithanike e leshtë. I vuri vithaniken. Iu këput vithanikja.
Sin.: paravithe, mutaf, përkavë, cohë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.