Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARACAKTÚAR (i, e) mb. Që është përcaktuar. Vendim (përfundim) i paracaktuar.
✱Sin.: i paravendosur, i parapërcaktuar, i parathënë, i thënë, i shkruar.
PARAMENDÚAR (i, e) mb. Që është menduar dhe shoshitur mirë që më përpara; që është bërë me paramendim. Veprime të paramenduara. Plan i paramenduar. Vrasje e paramenduar (drejt.).
✱Sin.: i parallogaritur, i shoshitur, i rrahur, i shqyrtuar, i qëllimshëm, i paracaktuar, i paravendosur.
PARAPËRCAKTÚAR (i, e) mb. Që është parapërcaktuar; i paracaktuar.
✱Sin.: i paracaktuar, i parashikuar, i paravendosur.
PARASHENJÚAR (i, e) mb. I paracaktuar, i paravendosur.
PARASHËNÚAR (i, e) mb. Që është shënuar më parë, i paracaktuar. Kishte dalë nga vija e parashënuar.
✱Sin.: i paracaktuar, i paravendosur, i parallogaritur.
PARATHË́NË (i, e) mb. 1. Që është thënë ose është shprehur më parë (për mendimet, përshtypjet etj.), për të cilin është folur pak më parë. Mendimet e parathëna. Kushtet e parathëna.
2. Që është thënë a është vendosur që më parë se si do të ndodhë në të ardhmen; i paracaktuar. Fund i parathënë. Fati i parathënë.
✱Sin.: i paracaktuar, i thënë, i lartpërmendur, i sipërpërmendur, i paravendosur, i paracaktuar.
PARAVENDÓSUR (i, e) mb. 1. Që është paravendosur; kund. i prapavendosur. Rregull i paravendosur.
2. gjuh. Që ndodhet përpara një gjymtyre a një fjalie kryesore ose përpara një fjale shënuese, që paravendoset. Gjymtyrë (fjali) e paravendosur. Pjesëza të paravendosura.
PASVENDÓSUR (i, e) mb. 1. Që është pasvendosur, i prapavendosur; kund. i paravendosur.
2. gjuh. Që është pasvendosur pas një gjymtyre a një fjalie kryesore ose pas një fjale shënuese; që i është pavendosur temës së një fjala. Trajta të shkurtra të pasvendosura (P.sh. Hape derën. Sillma librin).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë