Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARACAKTÍM,~I m. Veprimi kur paracaktoj ose kur paracaktohet diçka. Paracaktimi i detyrave.
✱Sin.: parapërcaktim, paravendosje, parathënie, paramendim, parashikim, paralajmërim.
PARAPËRCAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur parapërcaktoj diçka ose kur parapërcaktohet diçka. Parapërcaktimi i përfundimit.
✱Sin.: paracaktim, paravendosje, parashikim, paralajmërim.
PARAVENDÍM,~I m. Paravendosje; marrëveshje.
PASVENDÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pasvendos ose pasvendosem; prapavendosje; kund. paravendosje. Pasvendosja e duarve.
2. gjuh. Vendosja e një gjymtyre a e një fjalie të varur pas një tjetre që është kryesore; vendosja e një formanti pas temës së fjalës gjatë fjalëformimit ose trajtëformimit. Pasvendosje e mbaresave foljore. Pasvendosja e mbaresave rasore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë