Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARACAKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përcaktoj që më parë sa e si do të jetë diçka, ç’rrugë do të ndjekë etj., e vendos diçka që më parë. U paracaktoi detyrat (qëllimet). I paracaktoi rrugën.
2. vet. v. III I cakton që më parë çfarë do t’i ndodhë a si do të bëhet, ia parathotë.
✱Sin.: parapërcaktoj, paravendos, parathem, paramendoj, parashikoj, paralajmëroj.
PARAMEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Rrah mirë e mirë në mendje diçka para se të flas; e mendoj me kujdes e me hollësi që më parë një veprim, duke parashikuar pak a shumë edhe përfundimin e pasojat, parashikoj. E paramendoi përfundimin e diçkaje. E kishte paramenduar që ashtu do të ndodhte.
2. E përgatit mirë me mend e me të gjitha hollësitë diçka të keqe kundër një tjetri. E kishte paramenduar vrasjen.
3. Përfytyroj. E paramendonte njeri shumë gazmor.
✱Sin.: parashikoj, përgatit, përfytyroj, shqyrtoj, rrah, shoshit, trajtoj parashikoj, paracaktoj, paravendos, thur, kurdis.
PARAPËRCAKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E përcaktoj diçka që më parë nga disa të dhëna, nga tiparet dalluese etj.; paracaktoj. Parapërcaktoj moshën.
2. vet. v. III Përcakton që më parë rrugën e zhvillimit të mëtejshëm të diçkaje. Lufta revolucionare parapërcakton shembjen e imperializmit.
✱Sin.: paracaktoj, paravendos, parashikoj, paralajmëroj.
PARASHENJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E shenjoj paraprakisht, paracaktoj; paravendos se ç’do të ndodhë ose si do të ndikojë mbi diçka.
PARAVEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vendoj paraprakisht, paravendos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë