Fjalori

Rezultate në përkufizime për “parauniversitar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DHJETË

DHJÉTË (i, e) mb. 1. Që vjen menjëherë pas të nëntit. Muaji i dhjetë. Dita (java) e dhjetë. Radha e dhjetë. Vendi i dhjetë. Klasa e dhjetë. Mësimi i dhjetë.
2. si em., f. Një ngadhjetë pjesët e barabarta në të cilat është ndarë një tërësi. Një e dhjeta. Dy (tri, katër...) të dhjetat.
3. si em., f. Klasa e dhjetësistemin shkollor parauniversitar dymbëdhjetëvjeçar ose trembëdhjetëvjeçar. E dhjeta B. Mbaroidhjetën. Kaloi në të dhjetën.
4. si em. Ai që vjen menjëherë pas të nëntit. Doli i dhjeti. Është i dhjeti.

GJUHË

GJÚH/Ë,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mjeti themelor e më i rëndësishëm i komunikimit ndërmjet njerëzve përmes sistemittingujvenyjëtuar, trajtavefjalëve e rregullave për formimin e fjalëve dhe për lidhjen e tyrefraza; sistem i krijuar e i zhvilluar historikisht, si një nga tiparet themelore të një etnie a të një kombi. Lindja (prejardhja) e gjuhës. Gjuha shqipe (amtare). Gjuha standarde forma zyrtare e gjuhës së një shteti, me norma të ngulitura e të përgjithshme në të shkruar e në të folur. Gjuhë inflektive (gjuh.) tip gjuhësh sintetike, në dallim nga gjuhët aglutinative, që përdorin morfema për të shënuar ndryshimet morfologjike, sintaktike ose semantike. Fjalori i gjuhës shqipe. Thyej gjuhën fitoj aftësi për të folur një gjuhëhuaj. Gjuhë e folur gjuhëpërdoretbisedëzakonshme; gjuhë e stilit bisedor. Gjuhë e huaj gjuhë që nuk është imja; gjuhë e një populli a kombi tjetër. Gjuhë e gjallë gjuhëpërdorim; gjuhëflitet e përdoret ende. Gjuhë e shkruar paraqitje e gjuhës me anësistemeveshkrimit. Gjuhë e vdekur gjuhë që nuk përdoret më në të folur. Gjuhë indoevropiane familje gjuhësh, që përfshin gjuhët, si: shqipja, indishtja, iranishtja, armenishtja, greqishtja, latinishtja e gjuhët romane, gjuhët gjermanike, gjuhët sllave, gjuhët baltike, kelte etj. Gjuhë zyrtare gjuhë a dialekt me status ligjorveçantë në një vend, shtet a krahinë, që përdoretorganet shtetërore e administrative.
2. Fjalët, mjetet gramatikore etj., që përdoren në të folur e në të shkruar sipas kërkesave e veçorive të një norme, të një fushe a të një gjinie; ligjërim, stil. Gjuhë bisedore. Gjuhë poetike. Gjuhë gazete. Gjuhë akademike. Gjuhë universale. Gjuhë tonike gjuhë si kinezishtja e disa gjuhë afrikane, në të cilat toni dallon kuptimet e fjalëve.
3. Mënyrë karakteristike e shprehjesdikujt në të folur; tërësia e veçorivepërdorimitmjeteve gjuhësore nga dikush a në një vepër, stil. Gjuhë e zhdërvjellët. Gjuha e shkrimtarit. Gjuha e romanit. Gjuha e dramës. Gjuhë shkencore.
4. edhe fig., Mjetet për të kumtuar, duke përdorur shenjacaktuara, tinguj, lëvizje etj.; mjete shprehësemarrin një kuptim konvencional. Gjuha e gjesteve. Gjuha e pikturës. Gjuha e muzikës. Me gjuhën e shifrave. Gjuhë e makinës (tek., inf.) kod udhëzimeshzbatohen drejtpërdrejt nga procesori qendror i makinës (kompjuterit). Gjuhë e algoritmit (inf.) gjuhë artificiale e krijuar për të shprehur algoritme. Gjuhë artificiale. Gjuhë shkencore gjuhë programimi e ndërtuar për formula dhe matrica matematikore. Gjuhë programimi (tek., inf.) gjuhë e ndërtuar nga një varg udhëzimesh, të quajtura kodemakinës, të shënuar me shifrat 1 dhe 0. Gjuhë e makinës (tek., inf.) kod udhëzimeshzbatohen drejtpërdrejt nga procesori qendror i makinës (i kompjuterit). Gjuhë e ndërfaqes (tek., inf.) gjuhëvendos komunikimin midis makinës dhe programevekompjuterit. Gjuhë e programuar (tek., inf.) gjuhë e koduarpërdor programuesi për të shkruar udhëzimekuptueshme për kompjuterin. Gjuhë e reklamave gjuhë ose zhargon i posaçëmpërdoret për të bërë reklamamallrave etj. Gjuhë e shenjave gjuhëpërdor shenja e lëvizjetrupit për të përcjellë një mendim, ndjenjë a gjendje.
5. Tingujt a lëvizjet e disa kafshëve dheshpendëve për komunikimin e thjeshtë instinktiv ndërmjet tyre. Gjuha e kafshëve. Gjuha e shpendëve. Gjuha e zogjve. Gjuha e bletëve.
6. bised. E folme, dialekt; të folur. E ka thyer gjuhën nuk flet më në të folmen e krahinës së vet.
7. Lënda e gjuhës; Gjuha shqipe si lëndë mësimoreshkollën e arsimit parauniversitar; teksti i kësaj lënde. Mësuesi i gjuhës. Libri i gjuhës. Ushtrimet e gjuhës. Mori dhjetëgjuhë.
Ia di gjuhën (dikujt) e njoh mirë, e di mirë ç’mendon a ç’qëllime ka. Flasin gjuhëndryshme nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, nuk merren vesh. Gjejnë gjuhëpërbashkët arrijnëmerren vesh njëri me tjetrin, pajtohenmendime e në veprime. E ktheu gjuhën e ndryshoi fjalën, ndërroi qëndrim.

KRESTOMACI

KRESTOMACÍ,~A f. sh. ~, ~libr. Përmbledhje studimesh shkencore a tekstesh të zgjedhura letrare në një libërveçantë, që botohet sipas disa kriterevecaktuara (kryesisht për nxënësarsimit parauniversitar). Krestomaci shkollore. Autori i krestomacisë. Krestomaci e autorëve të Rilindjes. Botoi (hartoi) një krestomaci.

PAHËSOJ

PAHËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Nxjerr në pah. Punoi fort për të pahësuar veten. Pahësoi vlerat shkencorepunimit. Pahësuan arritjetsistemin parauniversitar.

VENDOS

VENDÓS vep., ~A, ~UR 1. kal. dikë a diçka në një vendcaktuar; vë diçkavendin e vet; vë. Vendosi librinraft. Vendose në (mbi) tryezë! I vendosi njërën mbi tjetrën. Vendosën kuroravarret e dëshmorëve. Vendosi librinraft pas leximit. Vendosi shishenfrigorifer.
2. kal. E çoj dhe e lë dikë a diçka në një vendcaktuar ose në vendinduhet; e vë në një vend a në një gjendjecaktuar; i gjej vendin e përshtatshëm, e rregulloj si duhet; vë. I vendosi drutë stivë. I vendosiardhurit nëpër dhoma. I vendosi nxënësitrresht i rreshtoi nxënësit. E vuri bebengjumë.
3. E vë (dikë) në një vend me punë a detyrë. I vendosi djemtëpunë. E vendosën drejtor.
4. kal. Bëj një shenjë me laps a me bojëdiçka, shënoj; shkruaj; vë. Vendos shenjat e pikësimit. Vendos theksin. Vendosi nënshkrimin (firmën).
5. kal. Ngre në një vend një aparat, një makinë etj. dhe e bëjpunojë, e mbërthej a e lidh si duhet, në mënyrë që të punojë; vë; instaloj. Vendosën një skanerqendrën shëndetësore. Vendosën një aparat (një makineri). Vendosi kamerat e sigurisë. Vendosi antenat e valëve televizive. Vendosi një antenëbrendshme televizive.
6. kal. Bëjdiçkavejë ashtu si duhet, ndërhyj e krijoj kushtepërshtatshme për diçka (për rregull, për disiplinë etj.); vë. Vendos rregull (disiplinë). Policia bashkiake vendosi ndalimin e qarkullimitautomjeteve në pedonalen e qytetit. Vendos një rregullorebrendshme.
7. kal. themelet e diçkaje; vë në fuqi, i jap fuqi; nis, filloj një veprim; kryej a mbaroj diçka. Shembën sistemin totalitar dhe vendosën rendin demokratik. Vendosën ekonominë e tregut. Vendosën marrëdhënie diplomatike. Vendosi lidhje me të.
8. kal. Arrij, siguroj diçka. Vendosi një rekord të ri (sport). Vendosi një rekord të ri në peshëngritje (sport.). Atleti i sporteve ekstreme vendosi një rekord të ri botëror (sport). Vendosi një rekord të ri me golin e 900-të si futbollist profesionist (sport).
9. kal. Caktoj përfundimisht diçka, përcaktoj; vë në jetë a në praktikë diçka; zbatoj. Vendosën çmimereja. Vendosi normareja (më të larta). Vendosën dispozita normative për arsimin parauniversitar.
10. kal. Bëjmundshëm zhvillimin e mëtejshëmdiçkaje, ndikoj shumë për përfundimin e diçkaje, përcaktoj. Ngjarje që do të vendosë për të ardhmen. Vendos fatin tim përcaktonardhmen time. Vendos fatin e diçkaje ndikonmënyrëtheksuar, vendimtare për përfundimin e saj.
11. let., kal. Bëj që të veprojë në një mjediscaktuar (në romane, në drama etj.). E ka vendosur heroin e tij në rrethana tipike. E ka vendosur ngjarjenvitet tridhjetë. Në roman për temë ka vendosur besën, hakmarrjen dhe kanuninkrahinat malore.
12. jokal. Kamdrejtëjap një vendim, një zgjidhje a një mendim përfundimtar për diçka; marr një vendimlidhje me dikë a me diçka, jap vendimin. Vendos vota apo paraja? Vendos gjykata. Vendosiikte.
13. kal. Arrijzgjidh një çështje a të përfundoj një punë, pasi e kam menduar mirë, e kam shqyrtuar ose e kam rrahur me të tjerë; i gjej zgjidhje një çështjeje. Më në fund vendosën për atë çështje. Për këtë s'kemi vendosur ende.
14. jokal., vet. v. III Përcakton, është shkaku kryesor, ndikon shumë për të zgjidhur përfundimisht ose për të arritur në një përfundim. luftë nuk vendos arma, por njeriu. Vendos ligji.
Sin.: vendoj, rëndoj, radhis, zë, caktoj, kandis, këpus, shortoj, ndaj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.