Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur hyj brenda, duke lëvizur zakonisht më këmbë; kund. dalje. Hyrje e shpejtë. Vendi i hyrjes. Biletë hyrjeje.
2. Zhytje në thellësi të detit të lumit etj.; rënia brenda diçkaje. Hyrje në baltë. Hyrje thellë deri në gju.
3. Ngulja në brendësi a në thellësi të diçkaje; futje. Hyrja thellë e gozhdës. Hyrja e plumbit në mish. Hyrja e gjembit.
4. Depërtimi në një vend ose në hapësirë. Hyrje në fshat. Hyrja e anijes në ujërat tona territoriale. Hyrja në hapësirën shqiptare.
5. Vend i hapur, nëpër të cilin hyjmë; derë, portë. Hyrje kryesore. Hyrje e fshehtë. Hyrja e shtëpisë (e ndërtesës). Hyrja e qytetit. Hyrja e kalasë (e shpellës, e tunelit). Hyrjet e stadiumit. Ndalohet hyrja.
6. Vizitë a ardhje miqsh në një shtëpi, në një shtet etj. Ka shumë hyrje ajo shtëpi. Vizë hyrjeje.
7. Studim a parashikim i shkurtër në krye të një raporti; të një vepre letrare, shkencore etj. Hyrje e gjatë (e shkurtër). Hyrja e veprës. Është pajisur me një hyrje.
8. fin. Të hollat që fitohen ose të ardhurat që futen në buxhet etj.; kund. dalje. Hyrjet e arkës. Hyrjet e buxhetit.
9. bised. Banesë për një familje në pallate a në ndërtesa me shumë kate. Shkallë me dhjetë hyrje. Hyrja gjashtëmbëdhjetë. Mori një hyrje të re. U ndanë të gjitha hyrjet.
✱Sin.: e hyrë, të hyrët, futje, vizitë, nisje, fillim, parathënie, derë, portë, apartament, banesë, perëndim.
♦ Ia bëri hyrje (dikujt) shaka. bised. ia ngarkoi një barrë a ia përcolli dikujt një njeri me të cilin nuk do të merret vetë, ia la dikujt të merret me dikë a me diçka. Kam hyrje e dalje (me dikë) vemë e vijmë vazhdimisht te njëri-tjetri, e presim dhe e përcjellim njëri-tjetrin; jemi miq; hyjmë e dalim; japim e marrim.
PARA- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra e të përngjitura që u përgjigjet kuptimeve të ndajfoljeve përpara e para dhe shërben për të formuar:
a) emra p.sh.: parabimë, paraçlirim, paradite, paradreke, paradhënie, paradhomë, parafjalë, parafolës, parakthinë, parakusht, parapleqëri, paraprovim, pararojë, parastërvitje, parashtesë, parathënie etj.
b) mbiemra p.sh.: paraardhës, parafundor, parakapitalist, i parakohshëm, parakombëtar, parambrojtës, parashkollor, paratheksor, paraushtarak etj.
c) folje p.sh.: paracaktoj, parafytyroj, parakaloj, paralajmëroj, parandaloj, parapaguaj, parapëlqej, parapërgatit, paraqit, parashikoj, parashtroj etj.
d) ndajfolje p.sh.: parasysh etj.
PARACAKTÍM,~I m. Veprimi kur paracaktoj ose kur paracaktohet diçka. Paracaktimi i detyrave.
✱Sin.: parapërcaktim, paravendosje, parathënie, paramendim, parashikim, paralajmërim.
PARAFJÁL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. gjuh. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që përdoret si fjalë shërbyese përpara një emri, një përemri a një numërori (në një rasë të caktuar) ose përpara disa ndajfoljeve, për të shprehur marrëdhëniet midis gjymtyrëve në një sintagmë togfjalëshore (p.sh. në, mbi, me, pa, nga, për, prej, nëpër etj.). Parafjalë e thjeshtë (e përbërë). Përdoret me (pa) parafjalë.
2. Parathënie e një vepre etj. Libri hapej me një parafjalë të thukët.
PARAPRÍRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur paraprij ose kur paraprihem. Paraprirja do dhe përgatitje.
2. Udhëheqje.
3. Udhërrëfim.
4. Parathënie.
PARATHË́NI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parathem ose kur parathuhet diçka.
2. Shkrim i shkurtër në fillim të një vepre letrare, shkencore etj., i cili jep disa sqarime për qëllimin e përmbajtjen e veprës, për parimet e idetë e saj, për rrethanat e hartimit të saj etj., vlerësime për autorin e për çështjet që trajtohen etj. Parathënie e shkurtër. Parathënie për botimin shqip. Parathënie e autorit (e përkthyesit). Lexoj parathënien.
3. vjet. Ajo që thotë parathënësi; profeci (sipas besimeve mistike fetare dhe paragjykimeve për fuqitë e mbinatyrshme).
✱Sin.: parashikim, paracaktim, shortim, profeci.
PRAPATHË́NI/E,~A f. Shkrim i shkurtër në fund të një vepre studimore, shkencore etj., ku jepet përmbledhtas vlerësimi për veprën, për idetë që e përshkojnë etj.; kund. parathënie. Vepra ka një Hyrje dhe një Prapathënie.
PRI/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. I tregoj rrugën dikujt duke ecur vetë në ballë, eci përpara të tjerëve; udhëheq. U printe shokëve. Na printe, se nuk e dinim rrugën! U priu për në shtëpi. Ai as nuk të prin as nuk të ndjek (mospërf.) nuk të zgjidh asnjë punë.
2. kal. Udhëheq punën a veprimtarinë e një grupi njerëzish a të një populli; i tregoj rrugën dikujt për të arritur një qëllim; udhëheq në një punë. Prin ekspeditën. I prin popullit. Prin në punë (në debat).
3. jokal. Jam në krye të klasifikimit (gjatë një ndeshjeje, një gare etj.); jam në vendin e parë, kryesoj. Prin skuadra “Tirana”.
4. jokal., vet. v. III Ndodhet në fillim, gjendet përpara diçkaje tjetër në kohë, në një renditje etj. Veprës (romanit) i prin një parathënie (një hyrje).
5. fig., jokal., vet. v. III Më sjell dobi, më bën mirë; më shkon mbarë diçka. I prin klima e fshatit (deti, mali). I ka prirë shëndeti. Të priftë e mbara! (ur.).
✱Sin.: udhëheq, paraprij, përçoj, heq, drejtoj, kryesoj, përballoj.
♦ Të priftë *e mbara! ur. As të prin e as të ndjek (dikush) rri mënjanë, është asnjanës a i fjetur; nuk të kryen asnjë punë, s’të shërben për gjë; as të ngroh e as të ftoh; as të pjek e as të djeg; as prish e as ndreq; as ndez e as shuan; as qan e as qesh; as turbullon e as kullon; (s’është) as për tutje e as për tëhu.
PROFETIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur profetizoj.
2. Parashikim.
✱Sin.: parashikim, parathënie, paracaktim.
PROLEGOMÉN/Ë,~A f., libr. Parathënie në një libër etj., introduktë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë