Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARASHUTÍST,~E mb. Që përbëhet nga parashutistë. Skuadër parashutiste. Ekipe parashutiste.
TRÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Grup ushtarakësh, që bëjnë pjesë në një njësi shërbimi. Trupa parashutiste (tankiste, xheniere). Trupa të blinduara. Trupa të mekanizuara. Trupë këmbësorësh.
2. vet. usht. Forcat e armatosura të një vendi ose një pjesë të tyre; ushtria. Trupat ushtarake. Trupat tokësore (kufitare). Trupa agresive (mercenare). Trupa rezervë. Trupat sulmuese. Trupat pushtuese. Trupat mbrojtëse. Komanda e trupave. Stërvitja e trupave.
3. Grup artistësh që luajnë së bashku një dramë, një komedi, një balet etj.; tërësia e aktorëve ose e artistëve të një teatri, të një cirku, të një estrade etj. Trupë artistike (profesioniste). Trupë këngëtarësh. Trupa e aktorëve. Trupa e baletit (e cirkut, e estradës, e teatrit).
4. Grup mësuesish a pedagogësh, stafi arsimor brenda një institucioni arsimor, që merr pjesë në procesin mësimor dhe edukativ. Trupa mësimore. Trupa pedagogjike. Trupa akademike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë