Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IMPOSTÚAR (i, e) mb. I parashtruar; i paraqitur. Çështje e impostuar.
NGRÍTUR (i, e) mb. 1. Që del më lart se një sipërfaqe e rrafshët, i lartë. Vend i ngritur. Pjesët e ngritura të tokës.
2. Që qëndron drejt a pingul. Me jakë të ngritur. Me flokë të ngritur (përpjetë).
3. Që është ngritur lart duke u palosur; i palosur. Me pantallona të ngritura deri në gju. Me mëngë të ngritura.
4. fig. Që ka nivel të mirë arsimor, profesional a kulturor. Njeri i ngritur. Punëtorë të ngritur. Është mjaft i ngritur.
5. Që është ngritur për t’u shqyrtuar, për t’u gjykuar, për t’u zbatuar a për t’u zgjidhur nga të tjerët; i parashtruar. Shqetësimi i ngritur është i drejtë.
6. Që është ndërtuar e krijuar si diçka e re; i themeluar. Grupi i punës i ngritur posaçërisht për këtë çështje.
✱Sin.: i lartë, pingul, i çuar, i themeluar, i hedhur, i përgatitur, i ndërtuar, i parashtruar, i mëkëmbur.
♦ Me *mendje të ngritur. Me *nerva të ngritur (të acaruar).
PARASHTRÚAR (i, e) mb. Që është parashtruar, i shpalosur, i paraqitur. Në mbështetje të kërkesës së parashtruar. Kushte të parashtruara. Projektligj i parashtruar (drejt.).
✱Sin.: i paraqitur, i shpalosur, i shtjelluar, i ftilluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë