Fjalori

Rezultate në përkufizime për “parashtroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANKIM

ANKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ankoj ose kur ankohem. E drejta e ankimit. Ankim për padrejtësi.
2. Dhembje a shqetësimin për një gjendjepadëshirueshme. Ankim për gjendjen shëndetësore të së bijës. Ankim për kushtet jo të mirajetesës. Ka shumë ankime. Ankim pa shkak.
3. Ankesë. Ankim me shkrim. Kam ankime. Do të parashtroj ankim.

ANKIMOJ
ARSYETOHEM
BIE

BÍEIV vep., PRÚRA, PRÚRË kal. 1. Mbart diçka nga vendi ku është dhe e sjell afër, sjell; e zhvendos, e sjell dikush nga largvendin ku jam unë; kund. shpie, çoj. E bie dollapin nga kati i dytë në të parin. E bie nga Shkodra në Tiranë. E bie tryezën afër dritares. I pruri me karrocë (me makinë, në krahë). I prunë eshtrat e rilindësitshquaratdhe. E prunë ujin (dritën elektrike) në fshat. -bjer një kazmë (një lopatë, një darë)! I pruri një karrige. -bjer një pjatë (një lugë)! -bjer një gotë ujë! - Bjerma ta shoh! Dinaku të çonçezmë e të bie pa ujë. (fj. u.).
2. Marr e sjell diçka me vete, sjell diçka për një njeri; vet. v. III sjell, çon diku, nxjerr. I pruri një letër (një telegram). I pruri një dhuratë. Pruri një lutje (një kërkesë, një ankesë). - Bjere edhe djalin kur të vish! Bie me vete. Lumi pruri kërcunj. E pruri rryma. E prunë me zor. E pakta bieshumtën. (fj. u.).
3. Vij e bëjditur, vij e njoftoj diçka, sjell një lajm a diçka tjetër, sjell. Pruri një lajm (të mirë, të keq). Ka prurë një përgjigje. Prurifalat (përshëndetjet, falënderimet) e dikujt.
4. Nxjerr dhe parashtroj, paraqit; e sjell, e nxjerr atje ku dua. Bie prova (argumente, fakte). Bie një shembull (një citat). E pruri fjalën (bisedën, muhabetin). E biemend.
5. fig. Sjell një pasojë, bëj që të shfaqet diçka, shkaktoj; bëjketë; siguroj; sjell. Kjo erë bie shi. Bie dobi (të mira, mbarësi, gëzim). Bie shëndet. Pruri çrregullime (vështirësi, pengesa, fatkeqësi). Bie si pasojë. E pruri koha (rasti). Ia pruri mbarë. Sido që ta bjerë puna sido që të ndodhë, sido që të jetë. Ç'bie sahati, nuk bie moti. (fj. u.).
6. Tërheq për të ardhur, bëjvijë; më sjell diku, më çon. E pruri malli për djalin. - Ç'erë (ç'e mirë) të pruri? - Ç'dreq e pruri? Gjurmët e prunë derishtëpi.
7. Bëjjetë, e sjell në një gjendjecaktuar. E bierregull (në vijë). E pruriqejf (në vete). E pruriterezi punën. E pruri në atë ditë (në atë gjendje) e solli në një gjendje shumëkeqe. E prurifuqi.
8. vet. v. III Lëshon një erë, nxjerr; ka erë. Bie erë. I bie erë të keqe (goja, plaga). Bie era shkrumb. Bie erë barut. Çeli gonxhjasaksi, / Bie erë bukuri. (folk.). Po s'hëngre hudhra, s'bie erë. (fj. u.).
Sin.: mbart, sjell, zhvendos, çoj, nxjerr, parashtroj, paraqit, shkaktoj, siguroj.
E pruri (e solli) në *din (dikë) bised. E bie (e sjell) në *jetë (dikë). E pruri (e solli) *kokën (kryet) (dikush) mospërf. E pruri (e solli) kryet (*kokën) (dikush) mospërf. Më ra (më doli) *lotaria. Si ta bjerë *puna. Ia pruri *pus (dikujt). Ia bie (ia sjell, ia hedh) *rrotull (dikujt). bie *rrugaI (udhaI) (diku). bie *rrugaII (udhaII) (diku). Ma pruri (ma nxori) në *shteg (fjalën) (dikush).

BËJ

/J vep., ~RA, ~RË 1. kal. Përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sendetjera, pjesëndryshme etj.; gatit diçka me punë, me duart e mia ose duke përdorur një vegël, një makinë a një mjet tjetër; kund. zhbëj. Bëj bukë (gjellë, një ëmbëlsirë). Bëj drekën (darkën). Bëj tjegulla (tulla). Bëj gëlqere (qymyr). Bëri raki (verë, birrë). Bën çimento (letër, sheqer). Bën pëlhurë (qilima). Bën këpucë. Bëj çorape. Bën folenë (zogu). Bëj mur. Bëri një qerre (një tryezë). Bëj një fyell. Bënë shtëpi. Bëj një zjarr. Qyshfillim duhet t'i bënim disa gjëra dhe të zhbënim disatjera. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç’thuhet. (fj. u.).
2. kal. Krijoj një vepër arti, një vepër shkencore etj.; hartoj, shkruaj, përpiloj. Bëj një vjershë (një këngë). Bëj një roman (një tregim, një dramë, një hartim, një letër, një raport). Bëj një fjalor (një studim). Bëj një vizatim (një pikturë, një karikaturë, një portret). Bëj një monument (një statujë). Bëj një film. Bëj programin. Bëj një plan.
3. kal. Merrem me diçka, kryej një punë a një veprim, veproj; zhvilloj një veprimtaricaktuar politike, ekonomike, kulturore, sportive etj.; zgjidh një çështje, plotësoj një detyrë; kryej; punoj, realizoj. Bëj punë. Bëj detyrën. Bëj rojë. Bëj mësim. Bëj gjimnastikë (stërvitje, ndeshje). Bëj operacion. Bëj kërkime (studime, eksperimente). Bënte tregti. Bënte kontrabandë. Bëri pazarin. Bëj një problem (një ushtrim). Bën xhiro (fin.) shet mallin a qarkullon paratë. Mirë e bëre. - Ç'po bën? S'bën asgjë. Bëj shumë për dikë. Bëjpamundurën. Bëj çmos. Ka (mbetet) shumë për të bërë. - Ç'bën këtu? - S'ke ç'bën! - Ç'do të bësh nesër? Duhet bërë diçka. S'bën gjë pa pyetur. S'bën gjë tjetër veç... Ç'thotë, bën. - Mendohu mirë, pa bëje. Bën zakonin. Me të parë e me të bërë si të vijë puna, si të shohim kur t'i vijë koha, shohim njëherë e pastaj veprojmë. Me të thënë e me të bërë veproj menjëherë, pa u vonuar. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç'thuhet (fj.u.).
4. kal. Hap një vrimë, një gropë etj., çel (duke gërmuar a duke mihur dheun etj.); çaj. Bëj një hendek (një kanal, një llogore, një transhe). Bënë themelet. Bëj gropa. Bënë një vrimë (një pus, një tunel). Bëj qilizmë. Bëj një vijë uji. Bëjnë rrugë. E bëjngushtë (të thellë).
5. kal. Organizoj e zhvilloj diçka; marr pjesë në një ngjarje, në një veprimtari a në një punë. Bëj dasmë (festë). Bënë mbledhje. Bëjnë gara. Bënë një kongres (një konferencë). Bënë grevë (demonstratë). Bëjnë komplote (intriga). Bën manovra. Bëri gjyq. Bëri luftë.
6. fig., kal. Ngre, kurdis, vë; i punoj diçka. I bëri pritë (pusi, një grackë). I bëri një lojë (një marifet, një rreng). I bëri hile. Ia bëri me të pabesë. Ia bëri me qëllim (enkas, kastile, për inat). - Mirë ia bëre! - Ta bën prapa krahëve.
7. kal. Lyej diçka me një lëndë; zë diçka me një lëndë; fëlliq, përlyej me diçka, ndot, ndyj. Bëj murin me gëlqere. Bëj këpucët me bojë. Bëj plasat me allçi (me baltë). Bëj bukën me gjalpë. Bëj plagën me jod. Bëj me ilaç. Bëri buzët me të kuq. Bëj me pudër. E bëri me njolla (me pluhur). Bëj mjekrën me shkumë sapuni. I bëri duart me blozë. Bëri flokët me këna. I bëri duart me gjak.
8. kal. Veproj mbi një njeri, mbi një kafshë a mbi një send, duke i lënë një shenjë, një gjurmë, një mbresë etj. I bëri një plagë (një xhungë). I bëj një shenjëkrah (në kurriz). I bëj një të çarë. Bën vijë. Bëj një vijë me laps. I bëj një kllapë drurit. Më bën përshtypje.
9. kal. Kryej një lëvizje; lëviz, zhvendosem në një drejtim, eci drejt një pike, ia mbaj nga... Bëj një lëvizje. Bëj prapa (përpara, djathtas, majtas, anash). Bëj mënjanë (më tutje). Bëj dy hapa. Bëj një rrotullim (një kërcim, një fluturim). Bëj tatëpjetë (nga dera, drejt shtëpisë). Treni bëri përpara. - Nga bëri? Bëj shenjë me dorë. Ia bëj me gisht (me kokë).
10. kal. I nënshtrohem një veprimi; kryej diçkalidhet me mua, duke iu nënshtruar një veprimi a një procesi; veproj mbi dikë për diçka, ia nënshtroj dikë një veprimi; përpiqemndikoj mbi dikë. Bëj banjë (dush). Bëj gargarë. Bëj një fotografi. I bëj një fotografi. Bëj radioskopi. Bëj banja dielli. Bëj rreze (mjek.). I bëj masazh. I bënë tortura e torturuan. I bën lajka. I bëri kërcënime e kërcënoi. I bëj agjitacion. Bëj punë bindëse me njerëzit.
11. kal. I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje. I bëri një të mirë (një të keqe). I bërizezën. I bëri një padrejtësi. I bën dëm e dëmton. I bën dobi. Të bën kaps. Më bën mirë (keq). Bënë masakra (kërdinë). Bënë zhurmë (shamatë, rrëmujë). E bërilumtur. E bëri me inat (më qejf). E bëri me nerva e nevrikosi. E bëri me turp. - Ai ma bëri këtë! - Çfarë i bënë? - Ç'të bën kjo? S'të bën asgjë. - Çfarë po të bëj? -bëni ç'të doni! Bën masë (kontakt) (elektr.).
12. kal. E detyroj ose e nxit dikëkryejë një punë a një veprim; jam shkaku që... (me një foljemënyrën lidhore). E bëriflasë (të thotë, të bërtasë, të heshtë, të qajë, të qeshë, të inatoset, të mërzitet). E bëjmendohet (të besojë). E bëjlexojë (të mësojë, të punojë, të vijë). E bënrritet (të zhvillohet). E bëjpërparojë (të ecë, të ngrihet). E bëjfluturojë. E bëndërsijë.
13. bised., kal. Pajis me diçka, i jap a i sjell diçka, i siguroj që të ketë diçka, i gjej, i rregulloj. E bënë me shtëpi. E bëri me shkollë (me zanat). E bëri me orë (me biçikletë). I bëri një nuse.
14. kal. I jap dikujt një detyrë, një gradë a një titull, e emëroj, e caktoj në një punë; e quaj, e trajtoj, e paraqit ose e vlerësoj; e marr për... E bëj minator djalin. E bënë kryetar (drejtor, përgjegjës, brigadier). E bëj mik (shok). E bëj timin. E bëj si të shtëpisë. E bëri dhëndër (bir në shpirt). E bëri nënë. E bën vetenzgjuar. Të bën për budalla. E bëjnëmarrë. E bëri (për) qorr. E bënë për të vdekur e quajtën, e kujtuan për të vdekur.
15. kal. E kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj; jap një cilësi, një veti a një pamjecaktuar, i jap cilësitë a tiparet e dikujt a të diçkaje tjetër; e paraqit diçka si dua unë a si mendoj unë, duke e ndryshuar. E bëjbutë (të fortë). E bëjlehtë e lehtësoj. E bëjbardhë (të zi, të verdhë). E bëjgjatë e zgjat. E bëjgjerë e zgjeroj. E bëjshkurtër e shkurtoj. E bëjmadh e zmadhoj. E bëjvogël e zvogëloj. E bëjlëmuar (të rrumbullakët). E bëj pjellor. E bëjshkathët. E bën qesharak. E bëj qumështin kos (djathë). E bën ujin akull. E bëj mishin qofte. I bëri paratë mall. I bëj qepët varg. I bëj flokët gërsheta. Ia bëri kokën tullë (rrikë) e qethi shumë shkurt. E bëj fillin lëmsh. E bëj zyrë. E bëj shtëpi banimi. E bëri koloni. E bënë rob. Ky kostumbën të ri. E bëri zakon (ves). E bëri çështje (problem). E bëri mishmash. E bëri monopol e monopolizoi. E bëj flamur e kthej në një simbol. E bëri histori (legjendë) e mori nëpër gojë. E bëri rrëmujë (han, pazar). E bëri lesh e li e pështjelloi, e ngatërroi. E bëri shesh. E bëri gardh e ktheu në një pengesë. E bëri rrafsh (lëmë, lëndinë, bar) e shkatërroi krejt. E bëri thërrime (pluhur, përshesh). E bëri pulë (qengj) e zbuti, e urtësoi, e shtroi, e nënshtroi. Ia bëjlehtë ia lehtësoj; ia paraqitlehtë. Ia bërimbaruar ia paraqit si të mbaruar një punë. E bën buall diçka e fryn tepër. Ia bëri jetën pus (skëterrë, varr) ia bëri jetën shumërëndë, ia nxiu jetën. E bëri ditë e ndriçoi shumë. E bëri natë e errësoi shumë. Bëje ç'të duash!
16. jokal. Pjell, lind; vet. v. III jep prodhim, prodhon, lëshon, nxjerr. Ka bërë dy fëmijë. Bëri vajzë (djalë). Bëri binjakë. Djali ynë sorkadh shullëri, / Lum nëneja që e bëri! (folk.). Bëri viç (lopa). Bëri dy qengja (delja). Bën vezë (pula). Bën qumësht. Bën mjaltë. Bën grurë (ara). Bën farë (kokrra, gjethe, lule, rrënjë). Bën shumë (pak). Sivjet bënë mollët (ullinjtë, qershitë...) prodhuan shumë. S'bëjnë dardhatshënëndre. (fj. u.).
17. kal., vet. v. III Nxjerr nga vetja, lëshon, jep; jashtëqit. Ullinjtë bëjnë vaj. Bën djersë (lëkura). Bën qelb (plaga). Më bëjnë lot sytë. Bën tym. Bën erë. Bën dritë (xixa, hije). Bën bajga. Bën ujët (nevojën).
18. edhe jokal., kryes. v. III Nxjerr një zë a një tingull, bën një zhurmëcaktuar. Bën mu (lopa). Bën ciu (zogu). Bën be (delja). Bën mjau (macja). Bën guga gugat. Bën çak (bam, plluq). Bëri hi-hi-hi. Bëri oh! Më bën veshi piu. Bën si gjel (si mace, si qen). Bëri çak pushka nuk shkrepi.
19. kal. Nxjerr me punë a me një mënyrë tjetër, siguroj; fitoj. Bëri para (pasuri). E bëjmë bukën vetë. E bëri misrin për gjithë vitin. I bënë drutë për dimër.
20. bised., kal. Shpreh me fjalë, them; përgjigjem. Bën amin (përçm.) pranon pa kundërshtuar, pajtohet me dikë e i shkon pas avazit.
21. bised., kal. I paraqit a i parashtroj dikujt një kërkesë, një lutje etj.; i dërgoj, i jap, i drejtoj. I bëj lutje (kërkesë). I bëj një ftesë. I bëj një urim. I bëj një pyetje. I bëj një letër (një telegram). I bëj një raport. I bëjfala. Bëj thirrje. Bën urdhër i jep urdhër dikujt.
22. bised., kal. Përgatit duke peshuar a duke i ndarë dhe ia jap dikujt; ndaj. I bëj dy kile mollë (patate, djathë). I bëj dy metra basmë (stof). I bëj pjesë dikujt i ndajvete e i jap pjesën që i takon. I bëj një akullore (një konjak, një ëmbëlsirë). E bëridysh (më katërsh, në pesë copa).
23. edhe jokal. Jam i zoti ose i aftëkryej një punë, kam mundësikryej një detyrë a të zhvilloj një veprimtari; ia dal mbanë, ia arrij, jamgjendjepërballoj diçka. E bëj këtë punë. Bën çdo gjë. Nuk e bëri dot. E bëj vetë (me forcat e mia). E bëri mirë e shpejt. Bëj edhe pa të. Bëj edhe pa ngrënë. S'bën njëri pa tjetrin. S'bën dot pa syze. - Ti qofsh si bën!
24. zakon. me moh., jokal. Ështëgjendjepunojë, të veprojë a të lëvizë, punon (për organetrupitnjeriut); kam fuqi, vullnet a dëshirëkryej një veprim (edhe fig.). S'më bëjnë sytë. S'i bën koka.
25. kal. Përshkoj një rrugë a një vend, kaloj një hapësirë; udhëtoj me një mjet; kryej një punë a një lëvizje (në një masë ose në një numërcaktuar). Bëj një rrugë. Bëj gjysmën e rrugës. E bëjkëmbë (me tren, me biçikletë). Bën pesëdhjetë kilometra në orë. Bën dyqind rrotullimeminutë. Bën katër rrugëditë. Bëjnë udhë lopët, shkon edhe ai. (fj. u.).
26. kal. Kaloj një kohë (disa ditë, disa muaj etj.); mbush a plotësoj një kohë; kaloj. Bëj pushimetplazh. Bëj lejen. Bëri dyzet vjet. Po bën motin. Bëra dy orë që kam ardhur. Bëri ca kohë. Bëri dy muajfshat. Bëj dy orë mësim. Bëj një jetërregullt. S'e ka bërë muajin. - Bëfshi natën e mirë! (ur.).
27. bised., kal. Kryej një detyrë a një punë në një kohëcaktuar; e përfundoj një punë; ndjek, vijoj; mësoj. Ka bërë shkollë. Studimet i ka bërëUniversitetin e Tiranës. Bëj klasën e parë (vitin e fundit). Bëra një kurs kualifikimi. Bëj praktikën (stazhin). Bëj ushtrinë. Bëri kurbetin. Bëj gjuhë (gjeografi, letërsi...).
28. kal. Formoj diçka me një tjetër a me të tjerë, krijoj një të tërë; vet. v. III përbën a jep një të tërë; del si përfundim, është baras. Bën një të tërë. Bënë një shoqëri. Bëjnë shumicën. Bën rrokje. Njëqind centimetra bëjnë një metër. Njëqind kilogramë bëjnë një kuintal. Shtatë ngjyrat kryesore bëjnë ylberin. Dy dhe dy bëjnë katër.
29. kal., vet. v. III Merr një trajtë tjetër, formon duke u ndryshuar. Bën kthesë (rruga). Bën bërryl (lumi). Bën hark (muri). Bën lak. Bën dredha. Bën rrudha (pala). Bën xhep. E bën numrin shumës (gjininë femërore...). (gjuh.).
30. kal. Merrem vesh a lidhem me dikë për të kryer një punë, lidh; vendosbashku me dikë për të bërë diçka, vendos. Bënë marrëveshje. Bëri kontratë. Bëri paqe. Bëj miqësi (krushqi). S'bëj pazarllëk. E kemi bërë të nisemi nesër. E bënë me besa-besë lidhën besë. Bëri benë.
31. edhe jokal. Sillem a veproj në një mënyrëcaktuar. Bëj si më thotë zemra. Bëj si më urdhërojnë. Bëj si të duash. Bën me kokën e tij (sipas kokës). E bëri me (pa) dashje. - Si t'ia bëjmë? Bën si në shtëpinë e vet. Bën si fëmijë (si i marrë). Bëj si mik. - Mirë e bëre! Bën mirëvish. S'bëri keqerdhi. - Ç'të bësh! S'ke bërë mirë. - Bëj si të bësh! S'di ç'bën. Nuk bën ashtu! nuk është mirësillesh ashtu! Bën sikur...shtiret, vepron sikur... - Ç'do të bësh me djalin? - Ç'do t'i bësh djalit? si do të veprosh me djalin? - Ç'do të bësh me syzet? - Ç'do t'i bësh syzet? si do të veprosh me syzet? - Si t'ia bëj hallit?
32. fig., kal. Kryej një veprimzakonisht lidhet me karakterin, me sjelljen, me qëndrimin e me botëkuptimin e njeriut etj. Bëri trimëri (heroizëm). Bëj sakrifica. Bën mrekulli. Bëri marrëzi. Bëri faj (krim). Bënte turpe. Bëri një budallallëk (një proçkë). Bëri një dredhi. Bënte palaçollëqe. Bëj shaka. Bënte aventura. S'bën lëshime (hatëre, dallavere, hile). Bënënëntëdhjetenëntat bënëgjithakëqijat. Bën numra (bised.).
33. kal. përgatit diçka dikush e ma jep; porosit dikush diçka për mua; kryen një punë për mua, më mbaron një punë. Bëj një palë rroba (një kostum, një pallto) te rrobaqepësi. Bëj një palë këpucë (te këpucari). Bëri flokët u dha formë flokëve te floktari (për gratë).
34. bised., jokal., vet. v. III Kushton, vlen; hynpunë për diçka, përdoret për diçka; është i përshtatshëm a i vlefshëm. - Sa bën? - Sa para bën? Bënte shtrenjtë (lirë). Bën njëqind lekë. S'bën asgjë. Nuk bën për zyrë. S'bën për të fjetur. Nuk bën për pantallona ky stof. Ky miell bën për petë. S'bënte ai për atë vajzë.
35. jokal., vet. v. III Është mirë, është e lejueshme, lejohet. - A bënhyj? - A bën ta di? - S'bën kështu! Bën, s'bën... - S'bën ta thuash! - Pse s'bën?
36. jokal., vet. v. III nxë, më vjen sipas masës (për rrobat, këpucët etj.). bëjnë këpucët (rrobat). S'më bën kapela. S'më bën unaza. S'i bën çelësi kësaj brave. S'i bën kapaku. S'i bën tapa. Ky xham s'i bën.
37. vet.v. III Ka, është (për kohën, për kushtet atmosferike ose të mjedisit); mban një mot i caktuar. Bën ftohtë (nxehtë, vapë). Bën ngricë (acar, ciknë). Bënftohtë i madh. Bën butë. Bën thatësirë (lagështi, mjegull, ufëm). Bën erë (furtunë). Bën kohë e mirë (e keqe). Bën diell. Ka bërë dimër. Bën det ka shumë dallgë, ka shtrëngatë në det.
38. kal. Përdoretbashku me emra (kryesisht prejfoljorë) ose me fjalëtjera dhe formon togjeqëndrueshmekanëpërgjithësi kuptimin e foljeve me të cilat lidhen pjesët e dytakëtyre togjeve. Bëj barazim barazoj. Bënë bastisje bastisën. Bëj be betohem. Bëj çudi çuditem. Bën dashuri dashuron; dashurohet. Bëri deklaratë deklaroi. Bën dritë ndriçon. Bëj durim duroj. Bëj klasifikimin klasifikoj. Bëj krahasimin krahasoj. Bëj krasitje krasit. Bëj kursim kursej. Bëj lajmërimin lajmëroj. Bëj lidhje lidh. Bëj llogari llogarit. Bëj marshim marshoj. Bëj matje mat. Bëj ndreqje ndreq. Bëj ndryshime ndryshoj. Bëj not notoj. Bëj paralajmërim paralajmëroj. Bëj përpjekje përpiqem. Bëj plaçkë plaçkit. Bëj plehërimin plehëroj. Bëj një premtim premtoj. Bëj pritje pres. Bëj qitje qit. Bëj shëtitje shëtit. Bëj shitje shes. Bëj shkelje shkel. Bëj ujitjen ujit. Bëj vëzhgime vëzhgoj. Bëj vrojtim vrojtoj. I bën dredha i dredhon. I bënë gjyqin e gjykuan. I bëj nder e nderoj. Ia bëj ngarkim ia ngarkoj. I bëj qëndresë i qëndroj. I bëj stivë i stivoj. I bëj shërbim i shërbej. Bëj përpara përparoj. Bëj pastrimin pastroj. Bëj bashkë (tok) bashkoj. Bëj gati gatit. Bëj palë palos. Bëj rrafsh rrafshoj. Bëj shesh sheshoj. E bëjnjohur (të ditur) njoftoj.
39. Përdoret si folje gjysmëndihmësebashku me një folje tjetër, me kuptimetnis, zë, filloj, marr të...; përpiqem, matem”. Bëjngrihem. Bëjdal. Bëjflas. Bëjmarr. Bëj ta kap (ta zë).
Sin.: arrij, caktoj, çaj, çel, dal, detyroj, dërgoj, drejtoj, emëroj, fëlliq, filloj, fitoj, formon, gatit, gjej, hartoj, heq, jep, jashtëqit, ka, kaloj, krijoj, kryej, kthej, kurdis, kushton, lejohet, lëshon, lëviz, lidh, lind, lyej, marr, matem, mban, mbaroj, mbush, merrem, mësoj, ndaj, ndërtoj, ndjek, ndot, ndyj, ngre, nis, nxë, nxit, nxjerr, organizoj, pajis, paraqit, parashtroj, përdoret, përfundoj, përgatit, përgjigjem, përlyej, përpiloj, përpiqem, përshkoj, pjell, plotësoj, pranohet, prodhon, punoj, qep, qit, quaj, realizoj, rregulloj, siguroj, sillem, sjell, shitet, shkakton, shkon, shkruaj, shndërroj, shpik, trajtoj, them, udhëtoj, vendos, veproj, vete, vë, vij, vijoj, vlen, vlerësoj, zë, zgjidh, ziej, zhvendosem, zhvilloj.
*Aq më bën! E bëri *akull (dikush). E bëj *alarm (diçka) libr. I bëj *autopsinë (dikujt a diçkaje) libr. Bën *baltë (dikush) tall. S’të bën *baltë (diçka). I bëj *ballë (dikujt a diçkaje). Bëri (dha) *ballë (dikush). Ia bëri *bam (dikush). Nuk ia bën *të bardhë (dikujt). Bën *bark. E bëri *barut (diçka). E bëri (e nxori) *batall (dikë). E bëri (e vuri) *batbat (dikë). Bëj *be. Ia kam bërë *benë (dikujt). Bën *beh (dikush a diçka). E bëj *beh (për diçka). Ia bëj *behun (diçkaje). S’ia bëj *beh (dikujt). Ia bëri *bela (dikujt). Bëj si bëj ia dal mbanë në një farë mënyre, përpiqem dhe arrij diçka me ato mjete a mundësikam, ia dal disi; vij rrotull. Bën ç’bën (dhe...) (dikush). 1. Përpiqet sa përpiqet dhe...; merret me diçka sa merret dhe...; vendos më në fund, vepron. 2. Përsërit një veprim herë pas here, një më dy dhe...; sillet nga sillet. Bëj si të bësh rregullohu vetë a bëj sipas kushteve e mundësiveke, përpiqu t’ia dalëshkrye a ta përballosh diçka si të mundesh. Bërë e pa bërë si të jenë, ashtu siç janë, edhe nëse nuk janë bërë. E bëri *bërllok (dikë a diçka). E bëj *bërnut (diçka). E bëri *bërsi (dikë a diçka). I bën *biografinë (dikujt) keq. Bën *bisht (dikush). I bën *bisht (dikujt a diçkaje). Ia bëri *bletë (dikujt). Ia bëri *bof (dikush). Ta bën *borxh (dikush). E bëj *borzilok krahin. E bëri *brashnjë (dikë) krahin. E bëri (i shpëtoi) në *brekë (dikush) përb. vulg. Bëri *bujë (diçka). E bëri *bujë (diçka). Bëj *bukën. I bëj *buzë (diçkaje). E bëri *byk (diçka a dikë). I bën *cepa (dikujt). E bëri *copë (dikë a diçka). Nuk e ka bërë *çak (dikush). S’bëj *çap (për diçka). Bëj *çare vjet. E bëri *çeçe (dikë a diçka). E bëri *çeço (dikë). E bëri *çerekë (dikë a diçka). Ka shkuar për të bërë *çerepë (dikush) mospër. E bëri (e qiti) *çirak (dikë) vjet. Bëj *çmos. E bëri *çorap (diku a diçka). E bëri çorbë (diçka). Bëj *çudi. E bëj *dalje (diçka) shaka. Bëj *dasmë. E bëri *daulle (dikë) përçm. E bëj *def (dikë). I bëj *derman (dikujt a diçkaje). Bëri *detin (për dikë). E bën (e çon, e hedh) *dëm (diçka a dikë). E bëri ditë (diku). S’i ka bërë *ditët (dikush), edhe mospërf. I bën *djepin (dikujt). S’më bën *dora. S’më bëjnë *duart (për diçka). Ia bëj me *dorë (dikujt a diçkaje) iron. Bën *dredha (dikush). I bën *dredha (dikujt a diçkaje). Bën *dritë (dikush). E bëj *dritë (diçka). Bëj *durim. E bëri për *dyshek (dikë). E bëri *dhallë (diçka). Bëri *emër (dikush). Bëri *epokë (dikush a diçka) libr. Bën *ferk (dikush). E bëri *feta (dikë a diçka). E bëri *fërtele (dikë a diçka). Bën *figurë (dikush) libr. Na bëri *finjë (dikush) keq. Bëj *fjalë (për dikë a për diçka). I bëj (i çoj) *fjalë (dikujt). E bëri me *fjalë (dikë). E bëj me *fjalë (me dikë). S’bën *fjalë (dikush). S’e bëj për *fjalë (diçka). E bëj *fli (dikë a diçka). Bën (ngre, gjen, zë) *fole (diçka). Ia bëri *fora (dikush). E ka bërë *fshesë (dikë) mospërf. E bëri *fugë (diçka). Bëri *furtunë (dikush). E bëri *fushë (dikë). E bëri *fyt (diçka). E bëri *gajde (dikë). Bëj *gallatë (me dikë). S’bën *gëk (as gëk, as mëk) (dikush). E bëri *gërshet (diçka). I bëri *glasën (diçkaje). Ia bëri *gogël (dikujt). Ma bëri *gogol (dikë a diçka). S’më bën (s’më vete) *goja. Të bëfsha (të hapsha) *gropën! mallk. Ia bëri (i hapi) *gropën (dikujt). Bëri *gurgulenë (dikush) bised. Bëri *gjak (dikush). E bëri *gjak (diçka). S’e bëri *të gjatë (dikush). S’ia bëri *të gjatë (dikujt). S’e bëri *gjatë (dikush). Si bëri e gjeti (dikush) e pësoi, vetë e kish fajin. *Gjen pa bën (dikush) keq. Bëri *gjëmën (dikush). bëfsha *gjëmën! mallk. bën *gjëmën (dikush). Nuk më bëjnë (nuk më punojnë) *gjunjët. Bën *gjumë (dikush). Bëj *gjyq (me dikë). S’bën *hair (dikush). E bëri *hak (dikush). Bëj *hall. Ia bëri *hallall (dikujt) bised. bëfsha (të ndafsha, të ngrënça) *hallvën! Ia bëri *haram (dikujt) vjet. Bëri *hatanë (dikush). I bëj *hatrin (dikujt). E bëri *hi (e pluhur) (diçka). I bëj *hije (dikujt). Nuk i bën *hije (askujt). Mos na bëj *hije! shak. Ia bëri me *hile (dikujt). E bëri *hirrë (diçka). Ia bëri *hyrje (dikujt) shaka. bised. Ia bëj *hyzmetin (diçkaje). E bëri për *ibret (dikë). I bën *iso (i mban ison) (dikujt) keq. I bëj *jehonë (diçkaje). Bëj *jetë. E bëri *kacek (dikë). E bëri *kalldrëm (diku) përçm. Ia bëri *kalldrëm (dikujt) thjesht. *Kambëj (me dikë). S’më bëjnë *këllqet. Bën *këmbë (dikush). Ka bërë *këmbë (diçka) iron. Nuk më bëjnë *këmbët. Bëri *kiametin (dikush). Ia bëri *koka (dikujt). I ka bërë *kokën (kryet) (dikujt). Bëj *konak (te dikush a diku) vjet. E bëri (e la) *kopan (dikë) bised. Bëri *krah (diçka) iron. E bëj me *krahë (dikë). S’kam bërë *krushqi (me dikë). I ka bërë kryet (*kokën) (dikujt). Bëri *kthesë (dikush) libr. E bëj *kurban (dikë a diçka). I bën (i jep) *lak (dikujt a diçkaje). E bëri *lakër (diçka a dikë). E bëri *lakror (dikë a diçka). Bën *laradashë (dikush). Bën (shkon) *lart (dikush a diçka). E bëri *leckë (rreckë) (dikë). E bëri *legen (dikë). E bëri *legjendë (diçka) libr. E bëri për *lemzë (dikë). E bëri *lepur (dikë). E bëri *lerë (dikë a diçka). E bëri për *lesë (dikë). E bëri *lesh (diku a diçka). E bëri *lëkurë (për në lëkurë) (dikë) bised. E bën *lëmë (dikush). E bëri *lëmë (diçka a diku). Ia bën *lëmë (dikujt). E bëri *lëmsh (diçka). E bëri *lëndinë (diçka). E bëri *lëvere (dikë). E bëri *lëvozhgë (dikë). Bën *ligjin (dikush) keq. E bëri litar (*tërkuzë) (diçka). E bën *livadh (diçka). Bën *lodra (dikush). Bën *lojë (me dikë). Bën (luan) *lojën (e dikujt). E bëri *lolo (dikë). E bëri *lule (dikë). Bëri *llafe (me dikë). E bënë me *llaf. E bëri *lloç (diçka a dikë). E bëri *llum (diçka a dikë). E bëri *të madhe (bërimadhen) (dikush). I ka bërë *magji (dikujt). Bën *majë (diçka). Ia bëj me *majë (dikujt). E bëri (e zuri) *mat (dikë) libr. Bëj *mend. E bëj me *mend (për diçka). U bëfsh një *mëhallë! ur. Bën *mu (diçka). I bëj *naftën (diçkaje) vulg. Bën *namin (dikush). Bën *naze (dikush). I bën *naze (diçkaje). I bëj *nder (dikujt). S’e bën (më) *nëna (dikë). Si e ka bërë (e ka lindur) *nëna. E bëri *nuse (dikë). Bën *njërën (dikush). S’e bëj për *osh (dikë). E bëri *paçavure (dikë a diçka). Ma bëri *pajë (dikë a diçka). E bëri *palaço (dikë). E bëri *palë (dikë a diçka). Bëj *pallë. E bëri *pambuk (dikë). Ia bëri *paq (dikujt). Sa *para bën! E bëj *pasqyrë (diçka). E bëj *pastërma (diçka) tall. E bëri *patështinë krahin. (dikë a diçka). Bëj *pazar (me dikë). Ia bëri *pe (dikujt). E bëri *pelte. bëri *pellg (dikush a diçka). S’të bën për *pesë (dikush). E bëri *pestil (dikë). E bëri *peshk (dikë) bised. Ma bëri (ma la) *peshqesh (dikë a diçka). E bëri *petë (dikë a diçka). Ka bërë (ka çarë) *përpara (dikush). Bën (shkon) *përpjetë (dikush). S’të bën *përse (dikush). S’ia bën dot *përsipër (diçka). E bëri *përshesh (diçka). E bën *përrallë (diçka). Bëj *pjesë. E bëri *pleh (dikë). Shkoi për të bërë *ponica (dikush) iron. Bën (shkon) *poshtë (dikush a diçka). Ka bërë *prapa (dikush). E bëj *problem (diçka) libr. S’bën *prokopi (dikush). Ia bëri *puc (dikujt) krahin. Bëj *qejf. I bën *qejfin (dikujt). E bën *qorr (dikë) keq. bëri *qull (dikush a diçka). I bëj *radhë (dikujt). Sa për të bërë *radhën. E bëri *retra (diçka a dikë). E bëri *rezil (dikë) bised. I ka bërë *rradaken (dikujt). bised. E bëri rreckë (*leckë) (dikë). Ia bëj *rrethin (dikujt a diçkaje). E bëj *rreze (diçka). Bën *rrugë (udhë) (diçka). Ia bëri pa *rrugë (dikujt). Bën (mban) *sehir (dikush) keq. Ia bëri *skëterrë (jetën) (dikujt). bëjnë *sytë. Ma bën me *sy. E bëj me *shëndet (diçka). E bëri *shi (diçka). I bëj *shurrën (diçkaje) përçm. vulg. Bëj *timen (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). E bëri *rrugë (udhë) (dikush). E bëri *sallatë (diçka a dikë). I bëj (i jap) *strehë (dikujt). E bëri *sukull (dikë) krahin. Bëri *shamatë (për diçka) vjet. E bëri për *shkalc (dikë). *Shohim e bëjmë. E bëri *shoshë (diçka). E bëri *shportë (diçka). I bën *shteg (dikujt a diçkaje). Ia bëri *shtëllungë (dikujt). Ia bëri *tetën (dikujt) keq. vulg. E bëri *tërkuzë (litar) (diçka). Bëj *toka (me dikë). Bëri *tufan (dikush). E bëri *tul (dikë) tall. Nuk bën *tutje (dikush). E bëri *tym (diçka). Bëj *theror (dikë a diçka). E bëri *thëngjill (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). I bëj (i lëshoj, i hap) *udhë (rrugë) (dikujt). E bëri udhë (*rrugë) (dikush). Bëj *udhë. Më bëri *ujë (dikush a diçka). E bëj *ujë (diçka). E bëri *usta (dikë). Bëj *vaj (për dikë a për diçka). Bën *vaki vjet. bën *vapë (dikush) shpërf. Ia bëri *vapën (dikujt). Ia bëri (i hapi) *varrin (dikujt). bëfsha *varrin! mallk. E ka bërë *vazhdë (diçka). E bëri për *vdekje (dikë). E bëri (e la) *të vdekur (dikë). Bëri *vend (diçka). Ia bëj *verë (diçka). bëjnë (më gënjejnë) *veshët. S’e bëj *veten. Më bëri për *vete (dikush). Sikur e ka bërë *vetë (një fëmijë). Ia bëri *vëng (dikujt). E bëri për *vig (dikë). E ka bërë *vijë (diçka). bëri *vrer (dikush a diçka). Bën *xixë (dikush). E bëj *xixë (diçka). bëri *xurxull (dikush a diçka). E bëj *xham (diçka). E bëri *zap (dikë a diçka). Bëj *zemër. S’më bën *zemra (për diçka). I bëj *zë (dikujt). S’bën *zë (dikush). S’e bëj për *zë (diçka). E bëri *zhele (diçka a dikë). Bën *zhibla (dikush). E bëri *zhubël (dikë). Bëri *zhurmë (dikush a diçka).

DREJTOJ

DREJT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëjdrejtë diçka që ka qenë e shtrembër, e lakuar a e përkulur, e kërrusur, e pjerrët a me dredha; e bëjsheshtë; kund. shtrembëroj, përkul. Drejton telin (gozhdën). Drejton shkopin (shufrën, thuprën). Drejton gardhin. Drejtoi krahun (këmbët). Drejtoi qafën. Drejton dërrasën. Drejton kapakun (llamarinën, kapakun e tenxheres, fundin e tiganit). Drejtoi hunjtë (shtyllat, furkat). Drejtoi fidanët. I drejtoi faqet.
2. Rregulloj diçka duke e kthyergjendjen e vet të zakonshme. Drejtoi supet. Ia drejtoi sytë (për dikë që i ka pasurshtrembër). I drejtoi sytë vështroi drejt përpara (për dikëvështronte shtrembër).
3. I jap drejtimin në një pikëcaktuar, e kthej dikë a diçka nga ajo anë drejtcilës do të lëvizë; e vë drejt asaj ane a hapësire ku gjendet dikush a diçka; e kthej në një drejtimcaktuar. E drejtoi nga lindja (nga veriu, nga ana e detit, me fytyrë nga dielli). E drejtoi nga vetja. E drejtoi grykën lart (poshtë, anash). I drejtoi topin. E drejtoi andej (në anën e kundërt).
4. E vë diçka në një qëndrimcaktuar, ashtu si duhet ose sipas drejtimitdiçkaje tjetër. E drejton pingul (horizontalisht). E drejtoi sipas murit (sipas tavanit, sipas truallit).
5. E çoj te dikush, e këshilloj dikëshkojë diku në një zyrë etj. për punën që ka; e çoj a e nis në një drejtimcaktuar, e dërgoj diku. E drejtoiministri. E drejton te të tjerët. - Për ku po më drejton? - Mos i drejto tek unë! I drejtoi për në fshat (për në Durrës).
6. I dërgoj dikujt një letër, njëftesë, një shkresë, një lutje etj.; i dërgoj nga larg një letër përshëndetjeje, të fala etj.; i bëjnjohur diçka me gojë ose me shkrim; i kërkoj diçka ose i bëj thirrje për diçka. I drejtoi një letër (një telegram). I drejtonfala (përshëndetje). I drejtoi një thirrje (një notë). I drejtoi një lutje (një kërkesë, një ankesë). I drejtoi një pyetje.
7. fig. Hedh në një drejtim; përqendroj. Drejton sytë (vështrimin) te (nga) dikush a te (nga) diçka. Drejton vëmendjen.
8. libr. Ngas një automjet ose një aeroplan. Drejton makinën (buldozerin, aeroplanin).
9. Dirigjoj orkestrën ose korin. Drejton korin (orkestrën).
10. Organizoj e udhëheq punën a veprimtarinë e një institucioni, të një grupi njerëzish, në një fushëveprimtarisë shoqërore etj., jam përgjegjës e kujdesemajoshkojë mbarë e të përparojë; organizoj një mbledhje a një konferencë, kujdesem për të, jap udhëzimeveçanta gjatë zhvillimitpunimeve, mbaj radhën e rregullin gjatë diskutimeve etj. Drejton institutin (kompaninë, shoqatën, shkollën). Drejton punën (praktikën mësimore, seminaret, ekspeditën). Drejton grupin (nxënësit, studentët). Drejton mbledhjen (konferencën).
11. fig. I tregoj dikujt rrugën për t'ia arritur një qëllimi, i caktoj atij pikësynimet e afërta e të largëta dhe rrugënduhetndjekë për t'i arritur ato. Drejton kryengritjen (demonstratën).
Sin.: shtrij, zgjat, ndreq, rrafshoj, kthej, sjell, çoj, hedh, dërgoj, paraqit, parashtroj, bëj, ngas, prij, kryesoj, dirigjoj, udhëheq, qeveris, komandoj, mbuloj.
E drejtoi (e ndreqi, e rregulloi) *gojën (dikush). Drejtoj *sytë. I ka drejtuar *shigjetën (dikujt a diçkaje). E drejtoi *shpinën (kurrizin) (dikush).

HEDH

HEDH vep., ~HÓDHA, ~HÉDHUR 1. kal. E lëshoj diçka me forcë a me shpejtësi larg vetes ose në një drejtimcaktuar, flak tutje diçkakamduar. Hedh gurin (shkopin, topin). Hedh shigjetën (shtizën, diskun). Hodhi kapelën në erë. E hedh larg (afër, lart, përpjetë).

2. kal. I jap dikujt diçka duke e flakur drejt tij, ia vërvit për t’ia dhënë; i shtie, i jap. I hedh portokallin. I hedh lapsin (fletoren, librin). I hedh kutinë e duhanit (një cigare). U hedh pulave misër. U hedh kafshëve bar.

3. kal. E flak tutje si gjë të panevojshme dhe pa vlerë. Hedh mbeturinat (plehrat). E hedh poshtë diçka. E hedhzjarr.

4. fig. E përzë dhe e braktis dikë. E hodhirrugëmadhe (në mes të katër rrugëve).

5. kal. E shtyj dikë a diçka për ta rrëzuar ose e lë të bjerë, e bëjbjerë; e lëshoj nga lart poshtë, nuk e mbaj; e lëshoj për tokë. E hodhi nga shkallët. E hodhi jashtë dritares. E hodhigropë (në greminë, në hendek, në batak). E hedh për tokë. E hedh poshtë. Hodhën bomba (parashutistë, ushqime) nga aeroplani. I hodhi era tjegullat nga çatia. Hedh farënarë. Hedh grurë (misër, fasule) mbjell. Po i hedhin fiqtë kokrrat. I hodhën gjethet (lulet) pemët. Kanë hedhur pemët. Hedh grepat për të peshkuar. E hodhi tërmeti shtëpinë. E hodhi lisin për tokë. E hedh poshtë dikë e rrëzoj përtokë; e mund.

6. edhe fig., kal. E shtyj në një drejtimcaktuar, e çoj drejt një vendicaktuar, e nxjerr diku. E hodhi valabreg. E hodhi era diku. Atje e hodhi fati.

7. kal. Bëj që të bjerë diçkaështë me këmbë, e rrëzoj përdhe. E hodhi tërmeti shtëpinë. E hodhi lisin për tokë. E hedh poshtë dikë e rrëzoj përtokë; e mund.

8. kal. Vërvit drithin përpjetë në erë, e ngreajër me lopatë a me një enë dhe e lëshoj për të ndarë kokrrat nga kashta a nga byku. Hedh drithin (grurin, misrin, orizin, fasulet).

9. kal. E marr dhe e vë diçka në një vend për një qëllimcaktuar, e vendos; e shtrij mbi diçka a mbi dikë për ta mbuluar. Hedh pushkënkrah. Hedh shallinqafë. I hedh mbulesën krevatit. I hedh kalit një velenxë. U hedh shuaj këpucëve. I hedh kupat (ventuzat) një të sëmuri.

10. kal. E lë diçka pa kujdes e pa rregull, nuk e vë në vendin e vet, e vë ku mund andej-këtej. I ka hedhur rrobat nëpër dhomë. I ka hedhur lodrat nëpër shtëpi. I hodhi librat andej-këtej. I hodhi drutë grumbull.

11. edhe fig., kal. E fut diçka diku, e shtie një send a një lëng brenda një ene; shtie një lëng në një lëng, ia shtoj një lëng një lëngu tjetër; e lyej a e spërkat diçka me një lëng. Hedh ujë në gotë. Hedh raki (verë). U hedh ujë luleve ujit lulet. Hedh gjellënpjatë. Hedh drutësobë. Hedh grurinthes. Hedh bukënfurrë. I hedh kripë (salcë, gjalpë) gjellës. I hedh vaj (uthull) sallatës. I hedh ujë verës. Hedh votën votoj. Hedh letrënkuti (në postë). E hodhënburg, bised. e burgosën.

12. bised.. kal. Pi, kthej. Hodhi një gotë raki (verë, birrë). Hodhi një teke.

13. kal. Vë a shtie diçka mënjanë për ta ruajtur për një kohë tjetër; mbledh, grumbulloj diçka. Hedh zahire (dru) për dimër. Hedhin pastërma. E kanë hedhur bereqetin sivjet. Hedh gjethe (bar, dushk) për bagëtinë.

14. kal. Lëshoj a nxjerr diçka; nxjerr, Gjarpri hodhi helmin. Ka hedhur lastarë (gjethe). Hedh shkëndija (xixa). Dielli hedh rreze.

15. fig., kal. Shtroj një mendim, parashtroj. Hedh një mendim. Hodhi idenë. I hedh romuze dikujt.

16. kal. Bëjlëvizë shpejt, e çoj në një drejtimcaktuar (për një pjesëtrupit). Hedh hapin (këmbët, çapat). Hedh kokën mënjanë. Hedh flokët prapa. I hedh krahëtqafë. Hedh valle kërcej.

17. kal. E çoj dikë a diçka me shumicë e me vrull në një vendcaktuar; e drejtoj diku, e bëj që të veprojë. I hedh trupatluftë. I hedhgjitha forcatbeteje. Hedh forcat rezervë.

18. fig., kal. E nxjerr dhe e përhap; e vë. Hedh mallrattreg. Hedh librinqarkullim. E hedhaksion.

19. edhe fig., kal. I vë diçka për një qëllimcaktuar (për ta kapur, për ta penguar a ndaluar, për ta mbyllur, për të marrë diçka prej dikujt etj.). I hodhën prangat (hekurat, zinxhirët). I hedh lakun (kapistrën, frerin, litarin). I hedh llozin (shulin) derës. I hodhën gjobë.

20. bised., kal. Ndërtoj diçka në një vend, bëj; vë. Hedh një kat të ri (në një ndërtesë). I hedh çatinë shtëpisë. I hedh trarët (tjegullat).

21. kal. Shkruaj diçka diku; hedh një mendimletër a e rishkruaj diçka në një vend tjetër; vë (nënshkrimin etj.). I hedh mendimetletër. E hedhregjistër (në fletore, në tabelë) I hedh shënimet në të pastër. Hedh nënshkrimin.

22. kal. E drejtoj diku shikimin, vëmendjen. Hedh sytë diku. I hodhi një vështrim. E hedh mendjen diku. I hedh një sy një teksti.

23. fig., kal. Përqendroj diku a tek dikush diçka. I hodhi shpresat tek ai.

24. edhe fig., bised., kal. E kaloj diçka, i dal matanë; e kapërcej. E hodhi lumin (përruan, vaun, hendekun) i kaloi vështirësitë, e kapërceu pengesën. E hodhi gardhin. E hodhi klasën (provimin). Do ta hedhë edhe këtë herë sëmundjen. E hodhën dimrin. E hodhi lehtë.

25. fig., bised., kal. E çoj me punë në një vend tjetër; e emëroj, e caktoj. E kanë hedhur me punë në një shtet fqinj. Ku e kanë hedhur?

26. edhe jokal. Bëj një fall, një lotari etj. për të provuar diçka; përpiqemmësoj a të provoj diçka me anë të fallit (sipas paragjykimeve); shtie. Hedh shortin. E hodhilotari. Hodhi zaret provoi fatin. Hodhi qiqrat. bised. Shtiu fall.

27. fig., kal. E shtroj diçka paratjerëve për ta gjykuar a për ta vendosur. E hedhdiskutim. E hedh për gjykim. E hedhvotë. E hedhprovë. E hedhgjyq e ngregjyq, e padit.

28. fig., kal. Krijoj për dikë një gjendjecaktuar, zakonishtrëndë. E hodhëndëshpërim. I hodhënmjerim (në varfëri, në skamje).

29. fig., kal. Ia ngarkoj dikujt, ia vë përsipër (një faj, një gabim etj.). Ia hodhi fajin një tjetri. Ia hedh përgjegjësinë dikujt. Ua hedh gabimettjerëve.

30. fig., bised., kal. E gënjej dikë, e mashtroj me dredhi, ia shkoj ujët nën vete. U përpoq t'ia hidhte. Atij s'ia hedh dot. Kujt do t'ia hedhësh?

31. bised., jokal. Roit, shtie (për bletën). Hodhi bleta.

32. bised., kal. Dështoj; shtie (për njerëzit e kafshët). Hodhi delja (dhia). Ka hedhur dy fëmijë.

33. jokal. Bie me shumicë (për borën e shiun). Po hedh borë. Po hedh metale. Po hedh shi.

Sin.: flak, nxjerr, lëshoj, vërvit, shtyj, rrëzoj, braktis, përzë, mbuloj, shtie, shtoj, lyej, kthej, grumbulloj, mbledh, shtroj, parashtroj, drejtoj, veproj, përhap, ndërtoj, vë, nënshkruaj, rishkruaj, përqendroj, kaloj, kapërcej, emëroj, caktoj, vendos, gjykoj, krijoj, ngarkoj, ngjesh, kaloj, gënjej, mashtroj, punoj, ngop, roit, dështoj.

I hedh (i vë) një *arnë (diçkaje). Hedh *baltë (mbi dikë a mbi diçka). E hedh në *baltë (diçka) keq. I hodhi *ballgamin (dikujt). Ia hodhi (ia shkarkoi) *barrën (dikujt). Hodhi (vuri) bazat (*themelet) (e diçkaje) libr. Hedh *bishta (dikush) keq. Hedh (lëshon) *bojë. Hedh një *brez (një shtresë). I hodhi *cergën (dikujt) keq. Hodhi *çengelin (dikush). Ka hedhur *çengelat (dikush). hedh *degëdegë (dikush). E hedh (e bën, e çon) *dëm (diçka a dikë). I hedh dorashkën (dorezën) (dikujt) libr. I hedh dorezën (*dorashkën) (dikujt) libr. Hedh *dorë. Hodhi *dritë (të re) (mbi diçka) libr. I hodhi *duvakun (diçkaje). E hodhi *dyfekun (dikush) keq. Hedh në *erë (diçka). Ku e hedh *era (dikë). Hedh (shtie) *fall (dikush). Hidh (mbill) *farë e korr farë. E hodhi *fjalën (për dikë a për diçka). E hodhi (e kapërceu, e kërceu) *gardhin (dikush). E hedh me një *gisht (dikë). E hodhi në *greminë (dikë a diçka). I hedh *grepin (grepat) (dikujt a diçkaje). I hodhi *gunën (diçkaje). I hedh *gurë (dikujt). Hedh *hapin. Hedh në *hava (diçka a dikë). E hodhi në *hendek (dikë) përb. E hodhi (e kapërceu) *hendekun (dikush). Hedh *hijeI (dikush a diçka). Hedh *hijeII (mbi dikë a mbi diçka). I hedh *hije (dikujt a diçkaje). I hedh *jorganin (diçkaje a dikujt). Ka hedhur *kanxhat (dikush). Ia hodhi *kanxhat (dikujt). E hodhi *kapërcyellin (dikush). I hedh *karremin (dikujt). E hedh (e vë) *këmbën mbi këmbë. E hodhi *këmbëpërpjetë (dikë) shpërf. I hodhi (i dha) një *kockë (dikujt). hedh *kodërkodër (dikush). E hodhi në *kosh (në koshin e plehrave) (diçka) mospërf. Hodhi *krahë (dikush). E hodhi pas *krahëve (diçka). I hedh *kripë (diçkaje). I ka hedhur *kthetrat (dikujt). E hodhi pas (prapa) *kurrizit (diçka). E hodhi (e kapërceu) *ledhin (dikush). E hodhi (e la) në *ledh (dikë). I hedh *lerë (dikujt). E hodhi *lejlek (dikë). E hodhi *lumin (dikush). hedh *mal më mal (dikush). E hedh (e lë) pas *mendsh (dikë a diçka). E hedh *mendjen. Hedh *mjegull (dikush). S’ke ku të hedhësh *mollën (diku). E hodhi *përdhe (dikë). E hodhi *përtej (një punë). E hodhi *përruan (dikush). E hodhi *poshtë (diçka). I hodhi *potkonjtë (dikush) keq. I hedh (i vë) *prangat (dikujt). Hidh e prit duke shkëmbyer thumba me njëri-tjetrin me shaka, duke iu përgjigjur njëri-tjetrit me të qeshur e me shpoti; qesh e ngjesh; me të qeshur e me të ngjeshur. Hodhi një *pushkë (dikush) përçm. (Është) për t’ua hedhur *qenve (diçka). S’i hedh as *qurrat (dikujt) përb. Ka hedhur (ka lëshuar, ka zënë) *rrënjë (dikush). E hodhi *rrjetën (dikush). Ia hedh (ia sjell, ia bie) *rrotull (dikujt). Hodhi (lëshoi) *spirancën (dikush) libr. Hedh *sytë. I hodhi një *sy (diçkaje). Nuk ia hedh (nuk ia shtie) *sytë (dikujt a diçkaje). Hedh *shkelma (dikush). E hodhi pas (prapa) *shpinës (diçka) E hodhi në *shportë (diçka) mospërf. Hedh (lëshon) *shtat (dikush). E hodhi (e flaku) *tej (diçka). Është për t’i hedhur *telat (dikush). E hodhi *topin (dikush) iron. E hodhi *tutje (diçka a dikë). Hodhi (vuri) *themelet (bazat) (e diçkaje) libr. I ka hedhur *thonjtë (dikujt). I hedh (i fut) *thumba (dikujt). E hodhi në *ujë (diçka). Hedh (ngre) një *urë (ura). E hodhi *vaun (dikush). Hedh *vickla (dikush). Hedh (vjell, nxjerr) *vrer (kundër dikujt).

IMPOSTOJ

IMPOST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Parashtroj; paraqit. Impostoj drejt një çështje.

JAP

JAP vep., DHÁSHË, DHË́NË kal. 1. I lë dikujt diçkadorë, i dorëzoj një gjë; i zgjat, i nxjerr a i vë diçka përpara për ta marrë, për ta përdorur etj., dorëzoj diçka. I jap bukën (ujin, ushqimet...). I jap librin (kazmën, pushkën, rrobat, plaçkat). I jap një gotë ujë (çaj, raki, verë). I jap (foshnjës) qumësht. I jap (kafshës) tagji (bar). I jap dorën i zgjat dorën. - Nuk e jap! Jap për diskutim (për shtyp, për botim...). E dha me qira (me para). E jap me qejf (me dëshirë). Ia japdorë. Ta jap prapë (përsëri) ta kthej. I japhajë (të pijë). I jap hua. I japdrejtë (dikujt) pranoj atë që thotë. Ç’jep, atë merr. (fj. u.).
2. I fal dikujt një gjë timen, i dhuroj diçka. I dhanë një dhuratë (një tufë lule). I dha një palë këpucë. Ia dha me gjithë zemër. S’të jep as sa maja e thoit (asnjë majë thoi, as një majë gjilpëre). Nuk të jep një gur për të çarë kokën. Për miqtë e shokët jep shpirtin. Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dhe dashurinë.
3. Ia dorëzoj a ia përcjell dikujt diçka që i takon sipas punës, sipas shërbimit, sipas meritave etj.; i dorëzoj dikujt një dokument, një titull vlerësues etj. në shenjë nderimi ose shpërblimi për punën, për veprimtarinë e tij etj. I dha rrogën (pagën mujore). I dhanë flamurin. U dhanë diplomat (fletëlavdërimet). I dhanë Urdhrin ‘Naim Frashëri’. I dhanë shpërblim. U dhamë votat. I dhanë miratimin për të ndërtuar një shkollë të re.
4. bised. Fejoj ose martoj vajzën etj. me dikë. I ka dhënë vajzën (motrën, mbesën). E dhashtëpimirë. Kanë dhënë e kanë marrë kanë bërë krushqi. Kunatit i ke dhënë motrën për grua.
5. Ia ngarkoj, ia besoj a ia lë në dorë dikujt një punë, një detyrë etj.; e detyrojbëjë diçka, ia vë si detyrim, si dënim etj. Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar. I jap një punë (një detyrë, një rol). Na dha detyrat (problemet, pyetjet). I dhanë punë e futën a e vunëpunë, i gjetën punë. Dha një goditje dënimi (sport.).
6. I bie dikujt, e godas me diçka; gjuaj, qëlloj dikë a diçka me armë. U dhanë dërrmën armiqve. I dha një grusht (një shuplakë, një shkelm). Ia dha me top (me pushkë) (bised.). - Ta dhashë, po ik! (bised.).
7. Arrij ose sjell diçka; nxjerr, prodhoj. Dha prodhimebollshme. Dha bereqet (pemë, grurë). Jap pak (shumë). Jep qumësht (lopa, delja). Dha përfundimemira. Dha vepra me rëndësi. Do të japim mbi parashikimin...
8. I paraqit a i bëjditur dikujt një gjë, i parashtroj, i njoftoj diçka, e lajmëroj për diçka; përçoj diçka. I dha një lajm (një kumtgëzueshëm). Jap sqarime (prova). I jap shenjë (shenja) njoftoj dikë për diçka me shenja, ia bëj me shenjë. Jep muzikë (këngë, lajme). I jap emërimin. Jap me gojë (me shkrim, me telefon).
9. fig. Nxjerr diçka që u drejtohettjerëve dhe ua paraqit atyre për ta zbatuar, për ta njohur, për të vepruar etj. Jap një vendim vendos për diçka. Jap urdhër urdhëroj. Jap përgjigje përgjigjem. Jap pëlqimin tim. Jap komandën komandoj. Jap lejë lejoj. I jap emrin i vë emër. I jap përkufizimin një fjale. I jap një këshillë. I dha një mësim (të mirë).
10. fig. Nis menjëherë diçka, filloj me forcë e menjëherë, shpërthej; lëviz diçka me vrull. Ia dhaqeshurit (të qarit, vajit...). Ia dha britmës (ulërimës). Ia dha vrapit. Ua dha këmbëve iku me vrap. I dha trupit (vetes, shtatit) mori hov; bëri një lëvizjevrullshme. I dha kokës (trupit) përpara (prapa). Ua dha këmbëve. I hipi atit, ia dha malit e ia dha shpatit (folk.).
11. fig. I sjell dikujt a diçkaje një gjë, e pajis me diçka; lë në duart e dikujt një gjë për ta pasurtijën; fal, dhuroj. I dha pushtetin. Shkrimtari na dha një romanbukur. Shqipëria më jep nder. Ajo krahinë ka dhënë dëshmorë për Atdheun.
12. I krijoj dikujt lehtësi a mundësi për të bërë diçka, e lë të bëjë një gjë; lejojbëhet ose të ndodhë diçka. I dhadrejtën e fjalës. I jap mundësinë (rastin). I jap shkak. I dhanë një muaj (një javë) kohë (afat). S’e jep ligji (zakoni). I zoti e shet, tellalli s’e jep. (fj. u.).
13. Veproj mbi dikë, i bëj diçka, bëj që të ndërrojë gjendjen, të fitojë diçka etj. (zakonisht në një varg njësish frazeologjike). I jep gjallëri e gjallëron. I jap ngjyrë (bojë) e ngjyros (e bojatis). I jap ndihmë e ndihmoj. I jap përkrahje e përkrah. I jap arsim (dituri, mësim) e arsimoj. I jap shkollë e shkolloj. I jap dritë e ndriçoj. I dha një të shtyrë (një të rrahur, një të sharë) e shtyu (e rrahu, e shau). I dha një të puthur e puthi. I dha lirinë e çliroi. I jap forcë e bëjjetë më i fortë. I dha fuqi e bërifuqishëm. I jap bukuri e zbukuroj. I dha sëmundjen (gripin) i ngjiti sëmundjen. I dha zjarrin (flakën) e ndezi, i vuri zjarrin. I dhanë shtetësinë. I jap shpresë e bëjshpresojë. I dha zemër (fig.) i dha kurajë. I japkuptojë e bëj ta kuptojë diçka. I jap fund e kryej, e mbaroj, e përfundoj.
14. Shtroj a bëj një drekë a një darkë, një pritje etj. me një rastcaktuar ose për nderdikujt; dal përpara popullit me një shfaqje, me një koncert etj. Dha një darkë (një drekë, një pritje). Dha një shfaqje (një koncert).
15. vet. v. III Krijon, formon diçka; shfaq, tregon diçka (një dukuri, një gjendje të re etj.). Jep kripë (thartirë, nxehtësi). Ka dhënëçara (të krisur). Jepskuqur (të nxirë). Ka dhënë bark (anës, përpara). I dha një shprehje (një pamje) të re fytyrës. Dëgjogjithash, jep zë në pak.
16. Jamgjendjebëj, të kryej a të krijoj diçka, të marr pjesë në një punë ose të ndihmoj për një gjë. I jep gojës (fig.) fletshumë. Jep shumë (pak). Mundjapë ende. Kaq jep ai. Ti i jep gishtin, ai të merr dorën. (fj. u.). I dituri u jep mendtjerëve, i mençuri i mban për vete. (fj. u.).
17. bised. Ngas një mjet udhëtimi; vë në lëvizje diçka. I dha makinës (kamionit, biçikletës). Ai i jepte dhe traktorit dhe autokombajnës. I dha çikrikut (dorezës). - Jepi majtas (djathtas)! Jepishpejt! Mos i jep aq shpejt motorit.
18. edhe jokal., vet. v. III, kryes. kr. thj. Fillon menjëherë, papritur, pa kujtuar dhe me forcë; shpërthen (për dukurindryshme); vjen si pa u kuptuar, si papritur. Ia dha një shi (një breshër, një borë, një erë). Dha mëngjesi (mbrëmja). Më jep një dhembje. Ma jepkokë (në shpatull, në krah). Ia dha me të madhe.
19. bised. Paguaj; çmoj, vë një çmimmundshëm (për një sendshitet nga dikush). - Sa jep ti? I dha shumë (pak). Dha pazar (pazarin).
20. bised. Shes; dua ta shes. - Sa e jep? S’e jepte as me flori.
21. Caktoj moshën e dikujt sipas pamjes së tij të jashtme, sipas shtatit etj. S’i jepnin as njëzet vjet. - Sa vjet i jep atij?
22. Përdoret si pasthirrmë për të nxitur dikë kur është duke bërë një punë, për t’i dhënë zemër dikujt kur kryen një veprim etj. - Jepini, forca! - Jepi, more, luaji këmbët! - Jepini, shokë (shoqe, burra)!
Sin.: dorëzoj, fal, dhuroj, fejoj, martoj, godas, gjuaj qëlloj, arrij, nxjerr, prodhoj, parashtroj, lajmëroj, përçoj, transmetoj, ngas, paguaj, çmoj, shes.
Dhashë *andej e dhashë këtej. Jap (vë) *alarmin libr. I dha *armë (dikujt). I jap *arsye (dikujt). I dha *arratinë (dikujt). Ia dha (ia numëroi) në *ballë (dikujt) Ta jep (të çan) në *ballë (diçka). Dha (bëri) *ballë (dikush). Jap *besën (i jap besën) (dikujt). I jap një *bojë (diçkaje). Dhashë e bot shih dhashë e mora. jep *bukë (diçka). Jep *çikë (dikush a diçka). I dha *çikë (dikujt). jep (të kall, të shtie) *datën (dikush a diçka). I jap *dërmën (dikujt a diçkaje) përb. Jap *dorën. I jap *dorën (një dorë) (dikujt). jep *dorë (diçka). I dha *duart (dikujt). Ia jap në *dorë (dikujt). E jep nën *dorë (diçka) keq. I dha (i hoqi) një *dredhë (dikujt). I jap *drejtim (diçkaje) libr. I dha *dritë (dikujt). I jap *dum (diçkaje). I dha *dushkun (dikujt). I jap *faqe (dikujt). I jap një *faqe (diçkaje). Jep *faqeI (diçka). Jep *faqeII (diçka). I jap *fill (diçkaje). Nuk është në *fiqir (dikush). E jap me *firmë libr. I jap *fjalën (dikujt). I dha *flakë (diçkaje). I jap *fletë (dikujt). I jap *frymë (dikujt). I jap (i vë) *fund (diçkaje). I jep *furça (dikujt). I jap *fytyrëI (diçkaje). I jap fytyrëII (dikujt). Ia dha (ia plasi) *gazit (dikush). Jep e merr me *gishta (dikush). I jep *gojës (dikush). Ia dha *grumbull (dikujt). I jep *gjuhës (dikush). Nuk i jap hesap (*llogari) (askujt). Jap (fal) *jetën (për dikë a për diçka). I jep *jetë (diçkaje). I dha *karar (për diçka). U jap (u grah) *këmbëve. Ua dha (ua mbathi, u ra, ua theri) *këmbëve (dikush). I jap *kënd (diçkaje). I dha (i hodhi) një *kockë (dikujt). Jap *kokën (për dikë a për diçka). I jap *krahë (dikujt). Jap kryet (*kokën) (për dikë a për diçka). I jap *krye (dikujt a diçkaje). I jep *kupës (dikush). I jep (i bën) *lak (dikujt a diçkaje). I jep *lezet (diçkaje). I dha *limë (diçkaje). I jep *liri gjuhës (dikush) keq. S’të jep as *litar për t’u varur (dikush). I jep *lustër (dikujt a diçkaje). Nuk i jap *llogari (hesap) (askujt) libr. I jap *majë (diçkaje). I dha *malin (dikujt). Japim e marrim (me dikë). 1. Kemi marrëdhëniemira midis nesh, bëhemi me njëri tjetrin; hyjmë e dalim; kam hyrje e dalje (me dikë). 2. Bëjmë tregti midis nesh, shkëmbejmë mallra. As jep e as merr (dikush) nuk bën gjë, nuk përgjigjet, nuk reagon, ngec; nuk shkon as tutje as këtej, s’lëviz nga vendi; s’bëhet i gjallë. Sa jep merr (dikush) nuk nxjerr ndonjë fitim nga një veprim a nga ndonjë punë tjetër, as nuk fiton gjë e as nuk humbet gjë; mbill (hidh) farë e korr farë. Dhashë e mora u përpoqa shumë me të gjitha mënyrat, me të gjitha mjetet; u mundova për një kohëgjatë për të gjetur një zgjidhje; e rraha diçka ngagjitha anët; u rreka me dikë a me diçka; dhashë andej e dhashë këtej; u solla e u mbështolla. Jap një *mendje. I jap *muhabet (dikujt). I dha *munxët (dikujt). I dha *paçet (dikujt). Dha *pallmën (dikush). I dha *partallat (dikujt). I dha një *perdah (dikujt a diçkaje). Ia dhapjatë (në *tepsi, në tabaka) (dikujt). I jap *rëndësi (dikujt a diçkaje). I dha *rrugët (udhët) (dikujt). I jap (i bëj) *strehë (dikujt). I jap *sy (dikujt). Nuk i jap *sy (dikujt). Jep *shenjë (shenja). Nuk jep *shenjë jete (dikush a diçka). I dha *shkelmin (dikujt) përb. Ia dha *shpatit (dikush). I jap *shpirt (diçkaje). Jap *shpirtin (për dikë a për diçka). Po jep (po heq) *shpirt (dikush a diçka). S’ia jap dot *shpirtin (dikujt). Jep *shpresë (dikush a diçka). I dha një *shuplakë (një dackë) (dikujt a diçkaje). Ia dhatabaka (në *tepsi, në pjatë) (dikujt). Ia dha në *tepsi (në tabaka, në pjatë) (dikujt). I jep *tonin (diçkaje) libr. I dha *thonjtë (dikujt) keq. S’e jep *udha (diçka). I jap *udhë (rrugë) (diçkaje). I dha udhët (*rrugët) (dikujt). S’e jep *udha (diçka). jep *ujë (dikush). I dha *uratën (dikujt). Nuk e jap *veten. Ia dha (ia theri, i ra, ia mori) *vrapit (dikush). I jap *zemër (dikujt). I jap (i fal) *zemrën (dikujt). I dha *zjarr (diçkaje).

KONFIGUROJ

KONFIGUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. kompj. Bëj konfigurimin e ekranitkompjuterit nga ana teknike. Kompjuteristi konfiguroi kompjuterin.
2. libr. Parashtroj detyrat dhe objektivat kryesorë me të dhënat e duhura për një projekt a veprimtari etj.

KËRKOJ

KËRK/ÓJ vep., ~OVA, ~UAR 1. kal. Dëshirojgjej dikë a diçka që nuk dihet se ku ndodhet. Kërkojnë të arratisurin. E kërkuan, por nuk e gjetën. Do ta kërkojmë edhe nesër. Kush kërkon, gjen (fj. u.).
2. kal. dhe jokal. Studioj, hulumtoj, bëj kërkimemënyrë sistematike në një fushëdijes a të veprimtarisë; kryej veprimtari kërkimore e shkencore. Vazhdojmëkërkojmë.
3. kal. Shpreh a parashtroj një kërkesë; dëshirojflas me dikë për diçka; dëshiroj diçka për nevoja ose për qëllimecaktuara; kam një kërkesë; dua. Kërkojtakohem me dikë. Kërkonndjekë universitetin. Kërkojnë hotel më të lirë (më të shtrenjtë). Kërkon ujë të ftohtë. Fëmija kërkonpijë. E kërkoi për martesë. Ju kërkoi drejtori.
4. kal. edhe drejt. I bëj një lutje a një kërkesë me shkrim një institucioni, presidentit etj. Kërkojpunësohem. Kërkon drejtësi (të drejtën e tij).
5. kal. dhe jokal. Kam kërkesamëdha ndaj vetes ose ndajtjerëve; jam kërkues. Një mësues (një drejtor) kërkon shumë. Kërkon deri në një kërkon me hollësi.
6. bised., kal. Provojgojë (një gjellë a një ushqim). Kërkon për kripë.
7. jokal., vet. v. III Ethet, ndërzehet (për kafshë).
Sin.: dua, dëshiroj, hulumtoj, gjurmoj, studioj, provoj, mbarset, ethet, ndërzehet.
I kërkoj *dorën (dikujt) etnogr. Ç’kërkoi e gjeti (dikush) e kishte vetë fajin; sipas kokës i vënë festen. I kërkoj hesap (*llogari) (dikujt). Kërkon *hënën (dikush). I *kërkoj llogari (hesap) (dikujt). Si e kërkon (si e lyp) *e mbara. E kërkoj me *qiri (dikë a diçka).

MARR

MARR vep., MÓRA, MÁRRË kal. 1. E kap diçka a dikë me dorë a me një send tjetër dhe e heq nga vendi i vet; e rrok me duar a me diçka tjetër dhe e mbaj. Mori bukën (kazmën, librin, penën, rrobat). Mori gotën e çajit (e rakisë, e qumështit). Marr topin. Merrni nga një mollë! E mori me duar (me mashë, me lugë, me pirun). E mori me dhëmbë. E mori për krahu (për flokësh, për veshi). Ia mori me forcë.

2. E shpie diçka a dikë në një vend tjetër duke e mbartur a mbajtur vetë ose me një mjet, e çoj diku; sjell me vete; mbaj me vete. E mori çantën (thesin, dengun) në krah. E mori fëmijënshpinë (në duar, në krahë, në qafë). E mori vogëlushin hopa. E mori për dore (zvarrë). I mori fëmijët me vete. Nuk e kishte marrë kartën e identitetit me vete. E mori lumi (era).

3. biedorë një send që ma dërgon dikush ose diçka që më takon për punën a për vepratkam kryer etj.; fitoj; më vjen diçkaështë për mua; (fig.) e dëgjoj a e mësoj diçka, më bëhet e njohur diçka. Mori një letër (një telegram, një lajmthirrje). Mori pakon. Mori një njoftim (një lajm, një mesazh). Mori emërimin. Mori urdhra (udhëzime) të reja. Mori një porosiveçantë. Mori urimet. Marr rrogën (pagën mujore). Mori shpërblim. Sa merrmuaj (në ditë)? Morën flamurin. Morën diplomat (fletëlavdërimet, medaljet). Mori titullinDoktor i shkencave’. Marr lejen e zakonshme. Ç’të japësh, do të marrësh. (fj. u.).

4. bised. Blej; porosit diçka për të ngrënë a për të pirëkafe, në restorant etj. Mori ushqimet (bukën, qumështin, një palë këpucë, një kostum, një biçikletë). Mori biletën. I morëmdyqan (në pazar, në qytet, në fshat). E mori për nënën (për babain, për gruan, për fëmijët, për vete). Mori një kafe (një ujë, një birrë, një raki, një kos). E mori lirë (shtrenjtë). Sa (ku) e more?

5. Nxjerr një prodhim duke përpunuar ose duke shfrytëzuar diçka, siguroj një sasicaktuar prodhimi; nxjerr fitime, të ardhura etj. nga diçka. Mori pesëdhjetë kuintalë për hektar. Morën prodhimebollshme. Nga delja marrim leshin, qumështin, mishin. Marrim qymyrgurin (naftën, mineralet) nga toka. Marrinardhuramëdha.

6. Kërkoj një shumë a shpërblimcaktuar për diçka; zgjedh diçka nga një tërësi, nga një grumbull gjërash etj., heq, veçoj a nxjerr një pjesë nga diçka për qëllimecaktuara. Merrnin taksa. Merrnindhjetat. Sa merrnin për të qepur një kostum? Merrnin shtrenjtë. Marr për prova (kafshë, bimë, minerale). I marr gjak (për analiza).

7. vet. v. III Kërkon (një sasicaktuar lënde, sendesh, kohe etj.). Stërvitja i merr shumë kohë. Ndërtesa mori shumë tulla (çimento, gëlqere). Dyert (dritaret) morën shumë bojë.

8. edhe fig. Pajisem me diçka, gjej a siguroj diçka për vete; e shtiedorë a e bëj timen diçka për ta pasur përgjithnjë ose për ta përdorur përkohësisht; përvetësoj. Mori shtëpi (dy dhoma e një kuzhinë). Morën veturareja. Kanë marrë ujë të pijshëm (energji elektrike). Mori një taksi. Marr për një vit (për një muaj, për një natë). E mori me qira. E mori falas. Kanë marrë dije (njohuri) të thella. Mori një mijë lekë hua (borxh). I mori një libër. Ka marrë huqet e t’et. Kanë marrë mënyrën e huajjetesës (modën e huaj).

9. Shtiedorë diçka me luftë a me përpjekje, pushtoj një vend; arrijsiguroj, të fitoj, të kaloj a të kapërcej diçka, ia dalkrye diçkaje. Morën qytetin (kështjellën). Morën pushtetin (fuqinë). I mori provimet. E mori klasën. Mori diplomën (patentën). Mori vendin e parëfestival. E morën me sulm (me dredhi). E mori me vështirësi (me punë).

10. Ia rrëmbej dikujt diçka a dikë ia fitoj dikujtlojë; i heq dikujtdrejtën a mundësinë për të përdorur ose për të shfrytëzuar diçka. I morën paratë (pasurinë, tokën, pronat, çifligjet). I marr dikujt drithin (bukën, ujin). I morën patentën (diplomën). I morën fëmijët peng. I mori dy pikë (një lojë) (sport.). I mori tre ushtarë (kalin, mbretëreshën) (shah.).

11. bised. Fejohem a martohem me dikë. E mori nuse. E mori për burrë (për grua). Morën njëri-tjetrin. E mori me dashuri. E merrnin me mblesëri (burrin, gruan). Nuk e mori vetë, ia dhanë. Lum ai që e merr atë vajzë!

12. bised. E tërheq dikë nga një vend a nga një grup njerëzish dhe e çoj diku; e arrestoj. E mori mënjanë (më tutje). E morën natën. E morën fshehurazi (me forcë).

13. bised. Heq, fshij, pastroj. Marr pluhurat. Marr me fshesë (me leckë).

14. Pres a shkurtoj (për flokët); ha, zvogëloj, ngushtoj (një rrobë). Marr flokët (anët). I mori lart (poshtë). E mori pak te mënga (te supi, te beli).

15. E pranoj a e emëroj dikë në një punë, e caktoj me një detyrë; e pranoj dikë si pjesëfamiljes a të një grupi njerëzish ose e lejojmarrë pjesë diku; e thërres dikëkryejë një shërbimdetyrueshëm; i ngarkoj vetes një detyrë; pranojbëj diçka, i dal zot një pune; i përvishem një pune a një detyre në një mënyrëcaktuar. Morën një punëtor (një hidraulik, një mësues). E morënpunë. E morënçetë (në brigadë). E morishtëpi. E morënfshat. E morën si ndihmës (si specialist). E morën si ekspert (si arbitër). E morënarsim (në teatër, në skuadër). E morën ushtar. E morën për ta edukuar (për ta mësuar, për ta stërvitur). Marr një temë studimi. Mori shërbimin. E morën për botim. Morën zotimereja. E mori me qejf (me dëshirë, me guxim, me frikë, me shaka) punën (detyrën) që i ngarkuan. E mori shtruar (rrëmbyer, me rrëmbim). E moriprovim (në pyetje).

16. ngjitet a më zë një sëmundje. Ka marrëftohur. Mori zgjeben.

17. vet. v. III Nxë, përmban (një masëcaktuar, një vëllim, një sasi etj.). Merr dy litra (pesë kilogramë). Merr dy shtretër (dhoma). Merr dyqind veta (salla). Merr shumë (makina, ena, thesi). Sa merr?

18. bised., vet. v. III E përmbledh, e përfshin e zë (një ndarje administrative, një ligj, një detyrim etj.); përmbahet brendadiçka, e parashikon a e ka diçka (ligji, gazeta etj.). E merr rrethi i Tropojës. E merr plani i qytetit. Ç’merr nga Korça në Bilisht. E merr edhe ligji. E ka marrë gazeta.

19. bised. E sjell dikë a diçka për shqyrtim, si shembull etj., përqendroj a tërheq vëmendjen e të tjerëve te diçka; flas për diçka, e trajtoj, e parashtroj. Lemarrim çështjen e... (problemin e...). Marrim një pikë (një drejtëz, një rrafsh). Marrim kohën e luftës... Marrim për shembull nxënësit... (arsimtarët, ekonomistët, punëtorët, fermerët...). E marrshqyrtim e shqyrtoj.

20. Sillem a veproj me dikë ose me diçka në një mënyrëcaktuar. E mori me të mirë (me të egër, me të keq, me lajka). E morën me të fishkëllyera (me dru, me domate).

21. E quaj, e vlerësoj; e mbaj; më duket se është i tillë ose i atillë, e kujtoj, më duket; e kuptoj, e gjykoj në një mënyrëcaktuar. E merrnin për të zgjuar (për budalla, për të vdekur, për të huaj). E mori për të vëllain (për mjek, për njerimirë). E marr si shembull. E mori pazinë për spinaq. Sido (ngado) që ta marrësh. Merre si të duash.

22. edhe fig. Pësoj një goditje, me zë diçka, ha; më qëllojnë a më gjuajnë me diçka. Mori një grusht (një shuplakë, një shkelm). Mori një plumb. Mori një dru të mirë e rrahën mirë. Mori përgjigjen e duhur.

23. fig., vet. v. III E zë, e kap diçka; arrin ta kapë, mund ta kapë e të veprojë mbi të, e ha. E mori plumbiballë (në kokë, në shpatull, në ijë, në gjoks, në zemër). E mori shkarazi (mirë, drejtpërdrejt). E mori uria (etja). E moriqeshurit (gazi, vaji, frika). Është tepër lart, nuk e merr pushka (plumbi). Nuk e merr era (dielli). I merr mirë qimet brisku (makina e rrojës).

24. edhe fig., bised., edhe jokal., Shkoj, lëviz në një drejtim, ia mbaj nga...; ndjek një rrugë; shkoj drejt një gjendjeje (edhe në një varg njësish frazeologjike). Mori arave (bregut, pyllit, maleve). Mori malet doli në mal. Mori kthesën. Flaka mori qiellin flaka u ngrit deriqiell. Mori nga e djathta (nga e majta, nga jugu). Mori përpjetë (lart, poshtë, tatëpjetë, anës). Mori për keq (për mirë). Mori shtrembër (gozhda, vidha), Mori për në fshat (për në qytet, për në veri). Mori anës lumit (anës bregut). Po merr udhëmbarë (të shtrembër). Ka marrëtatëpjetën. Moti po merr për mbarë. Ç’fill do të marrë?

25. bised. Hipi në një mjet udhëtimi për të shkuar diku. Mori trenin e pasdites (e orës 10). Mori autobusin e unazës.

26. Nis diçka; filloj; vet. v. III Nis. Mori hov (vrull, shpejtësi). Mori valë filloivalojë. Mori vrapin. Merr zhvillim niszhvillohet. Merr cifël nisprishet, merrkrisur. Merrkrisur niskriset. Merrskuqur (të nxirë) nisskuqet (të nxihet). Merr zgjerim niszgjerohet.

27. Fillojkëndoj a të hedh valle ose të luaj një pjesë muzikore (me një vegël). Mori një këngë (një valle). Ia morën këngës shtruar (bashkë). Ia morën labçe. Ia merrte me të qarë. E merrte me fyell. Njëri ia merr, tjetri ia kthen (ia pret).

28. jokal., vet. v. III Fillonndizet a të digjet, ndizet flakë; shkrep (arma). S’marrin (mezi marrin) drutë. S’mori zjarri. Mori eshka. Morën mullarët. S’mori pushka. Mori baruti. Mori menjëherë. Merr shpejt (ngadalë).

29. fig. Shkëput nga dikush një gjë që më hynpunë ose që ështëdobinë time, i kërkoj dikujt një mendim, një këshillë etj. me qëllim që të përfitoj. Marr mendimin e kolektivit. Marr pëlqimin. Marr përvojën (mjeshtërinë) e dikujt. Marr këshilla nga dikush këshillohem me dikë. I marr fjalën dikujt e bëj të më japë fjalën, të zotohet. Ia mori zemrën ia fitoi zemrën, e bëri për vete. Mori një mësimmirë përfitoi shumë, vuri mend.

30. fig., vet. v. III Fillonketë një vlerë, rëndësi a kuptimcaktuar, fiton. Merr rëndësi (vlerë). Merr domethëniemadhe. Merr një kuptim të ri. Merr një trajtë (një ngjyrë) tjetër. Mori përpjesëtimemëdha.

31. jokal., vet. v. III (zakonisht me një emërmashkullit të një kafshe) Ndërzehet; mbarset. Mori dash delja. Mori dem lopa. Mori derr dosa. S’mori lopa sivjet.

32. vet. v. III E bën që të mos lëvizë a të mos punojë më, e paralizon (për pjesë ose organetrupit). Sëmundja i mori gojën (sytë, këmbën, duart).

33. Përdoret zakonisht me emra veprimi për të formuar togje me vlerë foljesh, të cilat lidhen si nga kuptimi ashtu edhe nga ana fjalëformuese me emrat përkatës (edhe në një varg njësish frazeologjike). Merr ajër ajroset. Mori arratinë u arratis. Marr fotografi fotografoj. Merr fund përfundon, mbaron. Merr gjallëri (fuqi, forcë) gjallërohet (fuqizohet, forcohet). Marr guximin guxoj. Marr hak hakmerrem. Marr lidhje me dikë lidhem. Merr masa. Merr ngjyrë ngjyroset. Marr shënim shënoj. Marr vendim vendos. Merr zgjidhje zgjidhet. Marr për bazë bazohem. Marrdorëzim dorëzohet. Marr nën mbrojtje mbroj. Marr nën kujdes kujdesem. Marr për qafe (për gryke) e përqafoj. Mori bark. Merr anë anon nga njëra anë. Mori erë u qelb. Mori zjarr u ndez. Mori frikë (tmerr) u frikësua (u tmerrua). Marr inat (mëri) inatosem.

34. Përdoret si folje gjysmëndihmëse, me kuptimetfilloj, nis, zë; përpiqem, matem’. Marrdal (të hyj, të flas, të ngrihem, të shkoj, ta kap).

Sin.: kap, tërheq, bie, sjell, fshij, pastroj, rrëmbej, heq, përvetësoj, siguroj, blej, porosit, zë, pushtoj, zaptoj, thith, shpenzoj, kërkoj, pres, zvogëloj, shkurtoj, pranoj, mbaj, fut, nxë, zë, quaj, vlerësoj, kuptoj, mbaj, shkoj, fitoj, ha, kap, filloj, shkrep, mbarset, përmbaj.

Harroimarrë *frymë (dikush) tall. *Dhashë e mora. *Japim e marrim (me dikë). As *jep as merr (dikush). Sa *jep merr (dikush). Jep e merr me *gishta (dikush). Nuk më lë të marr *frymë (dikush). I mori *amanetin (dikujt). Merr *amë (diçka). Nuk merr *amë (nga diçka). Marr *anën (e dikujt). merr *ana. I marr *anët (dikujt). Ia marr *anën (diçkaje).Mori *arratinë (dikush). E mori *arratia (dikë). Mori *avull (dikush). Ia marr *avullin (dikujt a diçkaje). Ia mori *avullin (dikujt). mori *barkun (dikush a diçka).I mori bashkën (dikujt) S’merr *bojë (diçka). Si të marrë *bora. Mori *botën (dynjanë) (diçka). Mori *botën (dheun) ndër (në) sy (dikush). E merr me *bu (dikush). E mori me *cep (diçka). E ka marrë për *cep (dikë). Merr *cifël (diçka). Mori *çairet (dikush) keq. Ka marrë *të çarë (diçka). Merr *dallgë (dikush a diçka). Merr *detin (dikush). E mori *deti (dikë a diçka). Marr në *dorë (diçka). I marr *dorën (dikujt). Ia marr *dorën (diçkaje). Ia mori (ia rrëmbeu, ia zhvati) nga duart (dikë a diçka). Mori dynjanë (*botën) (diçka). Mori *dheun. Merr *erëI (diçka). Merr *erëII (nga diçka). E merr *eraI (dikë). E merr *eraII (diçka). I marr (i mbaj) *erë (diçkaje). Ia ka marrë *erën (dikujt a diçkaje). Merr *faqe (diçka). Mori *ferrën (diçka). Merr *fill (diçka). Ka marrë *fitilin (dikush). Mori *flakë (diçka). Marr *frymë. I mori *frymën (dikujt). Nuk merr (më) frymë (dikush). Sa të marrësh *frymë. Derisamarr *frymë. Mezi marr *frymë. Përtonmarrë *frymë (dikush) tall. Ka marrë *fund (dikush a diçka). Mori *fushat (dikush). Merr *fytyrë (diçka).I mori *fytyrën (dikujt). Mori *gardhin (dikush a diçka). S’merr (nuk ha) *të gdhendur (dikush). E merr (e mban) nëpër *gojë (dikë a diçka). E mori (e lau) *gjakun etnogr. I marr *gjurmën (dikujt a diçkaje). Marr (laj) *hakun. Mori (u ) *hamull (dikush). marrsh *hijen! mallk. E merr *historia (dikë a diçka), edhe iron. Merr *hov (diçka). Merr *hundë (dikush). Mori *huq (dikush). E kam marrë *inat (dikë a diçka). Merr *jetë (dikush a diçka). I mori *jetën (dikujt). S’e merr (s’e ngre) *kalemi (diçka). Sa s’i merr (s’i rrok) *kalemi. E mori *kallëp (diçka). Na e mori *të keqen (të ligën) (dikush) mospërf. marrsh *të keqen! mallk. marrsha *të keqen! Mori *këmbë (diçka). Mori *këmbët (dikush). I mori këmbën (dikujt). E mori nga *këmbët (diçka). E merr nëpër *këmbë. Mori *këmbëtkrahë (dikush). Marr *kërrabën. T’i marrësh (t’i rrëmbesh) *kokën (kryet) (dikujt). Merr *kot (dikush). Mora *krahë. I marr *krahët (dikujt). Marr (mbaj) *krahun (e dikujt). E marr nën *krahë (dikë). Mori *kthesën (dikush) libr. Mori *kuturu (dikush). Merr *lak (diçka). E merr *lehtë (diçka). Mora *lemerinë. Nuk merr *lesë (dikush). Merr e lër krejt, si dikush a si diçka tjetër, tamam si ai, gjallë ai, shumë i ngjashëm; hiq e vër atë vetë; lot e shpirt. I mori (i rropi, i hoqi) *lëkurën (dikujt). Na e moriligën (*të keqen) (dikush) mospërf. marrsha *të ligën! Më marrsh *të ligat! mallk. E mori *lumi (dikë a diçka). Ia mori *lyrën (diçkaje). Marrsh *malet! mallk. Mori *malet (dikush). Nuk më merr *malli (për dikë a për diçka) mospërf. Merre ta marrim rrëmujë e potere e madhe diku (kur bëhet një punë e veprohet si të vijë a si të mundet); bjeri burri burrit; s’e merr vesh i paridytin. Merr (për) *mbarë (diçka). I mori *mbrapsht (fjalët) (dikush). Merr *mend (dikush). Merr *mendtë (e dikujt). mori *mendtë (dikush). Ia mori *mendtë (dikujt). E marr me *mend (diçka). Merr *mendjen (e dikujt). Ia mori *mendjen (dikujt). Ma merr (ma ha, ma pret) *mendja. Ta merr (ta pret) *mendja. E mori *mësysh (dikë). marrtë *e mira! ur. marrtë (të ngrëntë) *mortja! mallk. S’e merr *mundimin (për diçka) libr. Merr *musht (dikush). I mori *nderin (dikujt). E merr *ndore (dikë) etnogr. Të më marrësh *opingat! bised. I marr *pahun (diçkaje). Nuk e marr *parasysh (diçka). E mori (e vuri) *përpara (dikë). Merr *përpjetë (dikush). Mori *të përpjetën (dikush a diçka). Marr *përsipër (diçka). Marr *pjesë (diku). Ka marrë *të plasur (diçka). marrsh *pleshtat! mospërf. bised. E merr *prapa (dike a diçka). E mori *së prapthi (diçka). Sa të marrë *prush. S’merr (s’ha) *pykë (dikush). mori më *qafë (dikush). merr më (në) *qafë (dikush a diçka).E merr me *të qeshur (diçka). Ka marrë *revan (dikush). E mori *revanin (dikush). E mori *rrëkeja (dike a diçka). Mori rrëpirën (*tatëpjetën, të tatëpjetën, teposhtën) (dikush a diçka). Mori *rripën (dikush). E mori *rrjedha (dikë a diçka). Mori *rrokullimën (dikush a diçka). Mori *rrugë (udhë) (diçka). Mori *rrugët (udhët) (dikush). E mori *rryma. Të merr nën *sqetull (dikush). E ka marrë (e mban) nën *sqetull (dikë a diçka). Mori *stafetën (dikush) libr. Marr mbi *supe (diçka). T’i merr *sytë (dikush a diçka). E mora në *sy (diçka). Ma merr (ma ha) *syri (diçka). Ta merr prej *syrit (një mendim etj.) (dikush) Mori *sytë (e iku) (dikush). Mora (bëra) një *sy gjumë. S’merr *shat (dikush). E ka marrë në *shenjë (dikë a diçka). Mori *sheshin (diçka). Marr (mbaj) *shënim (për diçka) libr. Marr mbi *shpatulla (diçka). Marr shpirt (*zemër). Ia mori *shpirtin (dikujt). Mori një *shuplakë (një dackë) (dikush a diçka). Nuk e ka marrë (s’e ka) me *tapi (diçka). marrtë *tartakuti! mallk. Mori *tatëpjetën (të tatëpjetën, teposhtën, rrëpirën) (dikush a diçka). E morën me *teneqe (dikë). Mori teposhtën (*tatëpjetën, të tatëpjetën, rrëpirën) (dikush a diçka). Mori *ters (diçka). E mori (për) *ters (diçka a dikë). Mori torbën (*trastën) (dikush). Mori *thellomën (dikush). Merr (zë) në *thua (dikush). Mora *thundrat. Mori udhë (*rrugë) (diçka). Mori udhët (*rrugët) (dikush). merr *vaji. E mori *vala. Merr *valë (diçka). E mori *vala (dikë). E mori me *valë (dikush). Mori vdekjen në *sy (dikush). E marr (e kap) për *veshi (dikë). Marr *vesh. E mori *veten (dikush). *Vetë ia merr e vetë ia pret (dikush). Ia mori (ia dha, ia theri, i ra) *vrapit (dikush). Ia mori *zanatin (diçkaje). Marr *zemër. Më mori *zemrën (dikush). Mori *të zezën (dikush). E mora *zët (dikë a diçka). Mori *zjarr (diçka a dikush). Sa të marrësh një *zjarr. E mori *zvarrë (dikë).

MIA

MÍA (e) pron. f. sh. Që i kam unë, që më përkasin mua ose që i kam bërë unë (për dy a më shumë njerëz ose sendegjinisë femërore). Shoqet e mia. Vajrat e mia. Punët e mia. Rrobat e mia. Unazat e mia. Lulet e mia. Urimet e mia. Fola me motrat e mia. Takova komshiet e mia. Nxora nga çanta fletoret e mia. Këto janë pyetjet e mia. Po ju parashtroj mendime te mia.

NGRE

NGR/E vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. Çoj nga poshtë lart; i shtoj lartësinë; e marr nga vendi ku ndodhet dhe e vë dikulart; ngjit; kund. ul. Ngre barrën (drutë, thesin). Ngre spirancën e anijes. Ngre flamurin. Ngrekatin e tretë. E ngriti lart me ashensor.
2. Shkëput diçka nga toka ose nga dyshemeja dhe e mbaj pezullduar; kund. rrëzoj. Ngre valixhen. Ngre tezgën (vigun). Ngre dorezën e telefonit. Ngre fëmijënduar.
3. Drejtoj lart, zhvendosdrejtimin nga poshtë lart; bëj që të çohet lart; kund. ul. Ngre kokën. Ngriti dorën për ta përshëndetur. Ngriti krahët (grushtin). Ngriti sytë. Ngriti vetullat përpjetë. Ngre pluhur (era). Ngre dallgë (deti).
4. E kaloj nga gjendja e shtrirëqëndrimin pingul; bëjqëndrojë lart diçkaishte e shtrirë, e varur a e kapur diku; mbledh; hap; kund. ul. Ngriti kapakun. Ngre jakën e xhaketës. Barka ngriti velat. Ngre perdet. Ia ngriti flokët era.
5. Kthejgjendjen e mëparshme me këmbë ose pingul diçkaishte rrëzuar, përmbysur ose rrokullisur; bëjngrihetkëmbë dikëishte ulur a shtrirë. Ngre karrigen e rrëzuar. Ngriti një fëmijëishte shtrirë përtokë.
6. E bëj që të çohet nga vendi; i prish gjumin, e zgjoj; çoj. E ngriti nxënësin (në mësim). E ngriti nga vendi. E ngriti nga shtrati (nga gjumi). E ngre herët (vonë). E ngriti që me natë (pa gdhirë)
7. gjah. Nxjerr nga strofka a nga vendi ku është fshehur një kafshë a një shpend; çoj. Langoi i ngriti lepujt (shkurtat, rosat). E ngriti kollaj nga strofka dhelprën.
8. E bëj më të lartë nga ç’ishte (një mur, një ndërtesë etj.), lartësoj. E ngriti murin. E ngritën shtëpinë edhe një kat. E ngritën edhe pesë katetepër pallatin.
9. Ndërtoj e krijoj diçka të re; themeloj; bëj. Ngritën familje. Ngritën një shtëpi (një shkollë, një spital). Ngritën barrikada. Dallëndyshet e ngritën përsëri folenë (çerdhen). Ngritën një monumentnder të tij. Ngritën një punishte. Ngritën një këngë. Ngriti një grup teatral (muzikor).
10. fig. I vë diçka përpara për ta penguar; i përgatit diçkapapritur për ta kapur a për ta dëmtuar. I ngriti një mur (një gardh). I ngre pengesa. I ngriti një pusi (kurth).
11. Marr diçka nga një vend dhe e shpie në një vend tjetër, mbaj; heq nga një vend. I ngriti plaçkat nga shtëpia. Ngritën drithin dhe e çuandepo. Ngre tryezën heq enët dhe ushqimet nga tryeza. Ngritën ullinjtë dhe i çuan për vaj.
12. fig. E bëjmadh; i shtoj madhësinë, vlerën, masën a shkallën, zmadhoj. Ngritën çmimet. Ngrenë taksat (qiratë). Ngre shpenzimet (koston). Ngre rendimentin (prodhimin, cilësinë). Ngre moshën e pensionit. Ngre temperaturën (shtypjen, trysninë).
13. fig. I shtoj vrullin ose shkallën e shfaqjes a të zhvillimit, i shtoj forcën, e forcoj. Ngre ndjeshmërinë. Ngre moralin (gjendjen shpirtërore, humorin). I ngre nervat dikujt e nevrikos.
14. I shtoj cilësitë ose vlerën, e ngjit në një shkallë më të lartë. Ngre aftësinë (mjeshtërinë). Ngre stilin. Ngre nivelin e punimit (e shfaqjes). Ngre në art i jap vlerë artistike; e paraqit me art. Ngre në një nivel tjetër.
15. E bëjndriçojë ose të dëgjohetshumë, e bëj më të lartë, forcoj. Ngre dritën (fitilin, llambën). Ngre zërin (volumin). Ngre radion.
16. fig. E caktoj në një detyrë më të lartë; i besoj një punë më të rëndësishme e më me përgjegjësi. Priste që ta ngrinindetyrë (në përgjegjësi). E ngritën në rangun e...
17. Bëj që t’i çmohenshumë cilësitë e meritat ngatjerët; lartësoj, çmoj. Ngre autoritetin (emrin, prestigjin). E ngriti lartpiedestal. Ngre veten e çmon veten shumë, e vlerësonmënyrëveçantë. I ngre lart emrin e bëjçmohet e të vlerësohetmënyrëveçantë ngatjerët.
18. fig. Shtroj diçka për t’u shqyrtuar, për t’u gjykuar, për t’u zbatuar a për t’u zgjidhur ngatjerët; parashtroj. Ngriti një çështje (një tezë) të rëndësishme. Ngre një hipotezë. Ngre me të madhe (me forcë) diçka. Ngre akuza për dikë. Ngre një padi (drejt.). Ngregjyq dikë e padit, e hedhgjyq.
19. fig. E bëj dikëmarrë pjesë gjallërisht në një punë e veprimtarigjerë; frymëzoj për diçka, i jap zemër. Ngre shpirtërisht (moralisht). E ngriti premtimimori.
20. fig. E bëj më të zhvilluar, më të përparuar, i jap arsim e kulturë; e bëjdalëdritë. Shkolla e ngriti gjithnjëlart. Vullneti e pasioni e kanë ngritur aty ku është.
21. mat. Shumëzoj me vetveten një shifër ose një shprehje për një numërcaktuar herësh. Ngrekatror (në kub). Ngrefuqikatërt.
22. bised. Mbledh, grumbulloj njerëz. Ngritën ushtarë. Ngritën vullnetarë. Ngritën gjithë fshatin për ta kërkuar.
Sin.: çoj, ngjis, lartësoj, hipi, lartoj, curroj, çipëroj, heq, drejtoj, mbledh, përlaj, përpij, blej, hap, zgjoj, shpie, tërheq, ndërtoj, formoj, krijoj, themeloj, bëj, stis, vë, kurdis, shtyj, rris, zmadhoj, mëkëmb, thek, mbaj, forcoj, gradoj, madhëroj, shtroj, parashtroj, zhvilloj, arsimoj, trajtoj, krekos, mbart, shpërngul, përmirësoj.
I ngriti *antenat (dikush) bised. Ngre *ballin (lart). Ngre *bishtin (dikush) bised. Ngriti (mblodhi) *cergat (dikush) mospërf. I ngre *çarkun (dikujt). Ngre (çon) *dorë (dorën) (kundër dikujt a kundër diçkaje). I ngre *emrin (dikujt a diçkaje). E ngriti *feçkën (dikush). Ngriti (shpalosi) *flamurin (dikush). Ngre (bën, gjen, zë) *fole (diçka). ngre me *frymë (dikush). Ngre (çoj) *gotën (kupën). I ngre një *grackë (dikujt). Ngre *grushtin (kundër dikujt). E ka ngritur (e ka çuar) *hundën (përpjetë) (dikush). S’e ngre (s’e merr) *kalemi (diçka). Nuk ngre (nuk çon) *kandar (diçka). S’e ngre (s’e mban) *kandari (diçka). I ngriti (i ndeu) *këmbët (dikush) mospërf. E ngriti (e çoi) në (më) *këmbë (dikë a diçka). Ngre *kokë (krye). E ngriti *kokën (dikush). Ngre krye (*kokë). Ngre (çoj) kupën (*gotën). I ngre një *kurth (kurthe) (dikujt). E ngre *lart (dikë a diçka). Ngriti (mblodhi) *leckat (rreckat) (dikush) mospërf. Ia ngriti (ia mblodhi) *leckat (dikujt) mospërf. Ngriti (mblodhi) leckat (dikush) përçm. E ngriti *lëkurën (dikush). Sa t’i ngresh (t’i gërryesh) me *lopatë. E ngriti (e nxori) nga *lluca (dikë). Ia ngriti *mendjen (dikujt). I ngre *monument (dikujt a diçkaje) libr. I ngre *mullirin (dikujt). I ngriti një *mur (dikujt). ngriti (më acaroi) *nervat (dikush a diçka). E ngre (e çoj) *peshë (dikë). Nuk ngre (nuk çon) *peshë (diçka). I ngre *përmendore (dikujt) libr. Ia ngriti *pizgat (dikujt). E ngriti *qafën (dikush). Ngriti (mblodhi) rreckat (*leckat) (dikush) mospërf. E ngriti *sqepin (dikush). Ngre *supet. Ngre *shëndetin. Ngre (hedh) një *urë (ura). Ia ngre (ia çoj) zemrën *peshë (dikujt). E ngritën (e vunë) në *piedestal (dikë a diçka) libr. I ngriti (i mblodhi, i ngarkoi) *plaçkat (dikush) iron. Ngriti (mblodhi) *rraqet (dikush) mospërf. I ngriti *sazet (dikush) tall. Ngriti *spirancën (dikush) libr. Ngre *stekën libr. Ngriti *stelat (dikush) mospërf. Ngre *supet. Ngre *shëndetin. Ngre e ul (dikush) po të njëjtën gjë thotë, po ato fjalë a po ato ankesa për të njëjtën çështje, po atë kërkesë, sharje etj.; ngul shkul; ngreh e shkreh2. Ngriti *veshët (dikush). Ngre e vë (dikush) keq. është llafazan i madh, flet shumë; thotë gjëra që s’duhet t’i thotë, flet mbarë e prapë; përflettjerët, merret me thashetheme; ka llapëmadhe bised.; s’i pushon goja (dikujt); s’i vë fre gojës (gjuhës). E ngre *zërin (për dikë a për diçka). *Ul e ngre (dikush).

NXJERR

NXJERR vep., NXÓRA, NXJÉRRË kal. 1. E heq nga brenda, e marr nga brendësia e diçkaje dhe e vë jashtë; e bëjdalë përjashta; qit; kund. shtie, fut, kall. Nxjerr shaminë (paratë). Nxjerr plumbin. Nxjerr shpatën (koburen). Nxjerr nga xhepi (nga gjiri). Nxjerr nga dhoma. Nxjerr nga pusi (nga gropa, nga hendeku). Nxjerr nga furra (nga zjarri). Nxjerr nga uji. Nxjerr jashtë. Nxjerr ujë me kovë. I zoti e nxjerr (e qit) gomarin nga balta. (fj. u.). Një thumb, njëqind herë ta rrahësh, një majë nxjerr. (fj. u.). Shkoi shyta me nxjerrë brirët e i la edhe veshët. (fj. u.).
2. E shpie jashtë caqeve ose kufiritdiçkaje; e bëjdalë përtej vijëssipërfaqes së një sendi; e vë përjashta, në vendhapur. Nxjerr topin jashtë fushës. Nxjerr kokën nga dritarja. Nxjerr gjuhën nga lodhja (nga vapa). Nxjerr qilimatdiell. Nxjerrajërpastër.
3. Heq prej diku ku ishte ngulur ose ku kishte zënë vend; shkul; lëviz nga vendi i vet i zakonshëm. Nxjerr patatet (panxharin). Nxjerr një gozhdë. Nxori dhëmbin. Nxori krahun (dorën) ndrydhi krahun (dorën). I nxori syrin. E nxorën nga toka. E nxori me gjithë rrënjë.
4. Shtrij përpara; e bëjdalë përpara ose më lart. I nxjerr dorën një makine. Nxjerr gjoksin. I nxjerr këmbën për ta penguar. Ka nxjerrë bark muri.
5. Lë të dalë, të përhapet, të mbijë, të rrjedhë etj., lëshoj. Nxjerr tym (avull, gaz). Nxjerr ujë (lëng). Nxjerr djersë (lot, gjak). Nxjerr flakë (xixa, shkëndija). Nxjerr bisk (lule, kalli, gjethe). Nxjerr zë (klithma). Nxjerr tinguj (melodi). Nxjerr frymën (ajrin). Nxjerr flluska. Nxjerr bakër ena. Nxjerr helm.
6. vet. v. III E lëshon, nuk e mban, heq. E nxjerr bojën. E nxjerr ujin. E nxjerr tymin (ajrin). Uji ia nxjerr kripën djathit.
7. bised. Heq një veshje, një rrobë etj. nga trupi. Nxjerr pallton. Nxjerr këpucët. Nxjerr maskën.
8. I heq cipën e sipërme a mbulesën; e bëjduket pa atë që e mbulonte sipër, e zbuloj, e tregojzhveshur (edhe fig.) I nxjerr bojën. I nxjerr kallajin. I nxjerr shtresën e sipërme. I nxjerr llërët (supet). I nxori fytyrën e vërtetë. I nxori (i qiti) të palarat.
9. Largoj prej diku; heq, dëboj. E nxorën nga puna. E nxori fishek. E nxori nga klasa. E nxorënrrugë. E nxorënpension (në lirim). E nxori vajzën (çupën) e martoi.
10. Marr me vete dhe e shpie diku. Nxjerrlulishte (në park). Nxjerrin bagëtinëkullotë. Nxjerr qenin përditë për shëtitje.
11. Shpie në një drejtim, çoj diku. Shtegu na nxori larg. - Ç’të nxori këtu? - Ku të nxjerr kjo rrugë (ky shteg)? - Ku do të na nxjerrësh me këto pyetje?
12. E bëjduket, të shfaqet diku, të ndodhet diku; e bëjdalë diku që ta shohin dhe ta gjykojnëtjerët. Nxjerrvitrinë (në ekspozitë). E nxorënrrjetet sociale. E nxorëngjyq. E nxori para klasës. Nuk ua nxirrnin nusen krushqve. E nxoridritë (në shesh).
13. E përgatit, e botoj dhe e përhap diçka; vë në qarkullim. Nxjerr një libër (një revistë, një gazetë). Nxjerr pulla poste. Nxjerr një monedhë.
14. Hartoj dhe bëjnjohur; shpall. Nxjerr një ligj (një rregullore, një vendim, një dekret). Nxjerr një urdhër. Nxjerr një lajmërim. Nxjerr rregullareja.
15. Prodhoj, jap. Nxjerr qumësht. Nxjerr mjaltë. Nxjerr prodhimmirë. Nxjerr punëmirë nga duart.
16. Marr një lëndë ose një prodhim nga diçka; marr nga thellësitë e tokës një xeheror, një mineral. Nxjerr naftë (krom, qymyrguri). Nxjerr nga nëntoka. Nxjerr vaj nga ullinjtë. Nxjerr pishëpyll.
17. fig. Përgatit duke i dhënë njohuritë e duhura. Nxjerr inxhinierë (teknikë, mjekë, mësues). I ka nxjerrë shkolla jonë.
18. fig. Jap nga gjiri im. Nxjerr njerëzshquar. Ky fshat ka nxjerrë shumë patriotë. Shqiptarin nuk e ka nxjerrë lokja prej barkut, por huta prej çarkut. (fj. u.).
19. Caktoj prej një grupi dhe e vë të bëjë diçka; grumbulloj, mbledh njerëz për të bërë diçka. Nxjerr punëtorë. Nxjerr roje. Nxjerr vullnetarë. Nxjerr ushtarë. Nxjerr fuqi punëtorë.
20. Siguroj me punë; marr një të ardhur; fitoj; përfitoj diçka. Nxjerr bukën (jetesën, kafshatën e gojës). Nxjerr fitime (të ardhura). Nxjerr me mund (me djersën e ballit). Nxjerr dhjamin nga pleshti.
21. I siguroj dikujt diçka. I nxjerr leje. I nxjerr bursë. I nxorën përkrahje sociale.
22. Marr duke zgjedhur diçkanevojshme ose kryesore prej diku. Nxjerrdhëna. Nxjerr material.
23. Arrij në një përfundim pasi bëj llogaritjet; përcaktoj pas një shqyrtimi ose shoshitjeje. Nxjerr shumën. Nxjerr përfundimin. Nxjerr rrënjën katrore. Nxjerr largësinë. Nxjerr evidencën. Nxjerr shkaqet (arsyet).
24. fig. Përfitoj; mësoj nga përvoja. Nxjerr mësime. Nxjerr përfundime. Nxjerr mësim nga pësimi.
25. Parashtroj, paraqit. Nxjerr kërkesa. Nxjerr kundërshtime (justifikime). Nxjerr arsye (shkaqe).
26. I shkaktoj diçkapadëshirueshme; i krijoj rrethanavështira. I nxjerr pengesa (telashe). I nxjerr bishta (yçkla). I nxjerr ngatërresa. Na nxori punë me qëndrimin e tij.
27. I krijoj kushtet dikujt që të paraqitet në një mënyrëcaktuar; e paraqit në një mënyrëcaktuar pas shqyrtimit e vlerësimit nga disa anë. Na nxori faqebardhë (fitimtare). E nxorënpafajshëm. E nxorëndalluar. I nxoripaaftë. E nxorisëmurë mendor.
28. Plotësoj, kënaq një dëshirë, një ndjenjë; heq, largoj një ndjenjë, një gjendje shpirtërore, shfryj. Nxjerr dufin (inatin). Nxjerr mllefin e grumbulluar vite me radhë. Ia nxori frikën. I nxori gjumin e zgjoi. I nxori pijen e bëri esëll. Nxjerr mallin e vendlindjes çmallem me vendlindjen. nxjerr (më heq) mallin e dikujt a të diçkaje kujton dikë a diçkadashur, që nuk e kam parë prej shumë kohësh.
29. E bëj që të flasë; e bëj që të tregojë diçkafshehtë; flas, tregoj. Nuk ia nxorën dot emrat e bashkëpunëtorëve. Ia nxori fjalën me zor (me çengel, me grep, me darë). Nuk e nxori sekretin e besuar. Ai nuk nxjerr gjë. Nuk nxori fjalë nga goja. Ç’ka barku e nxjerr bardhaku. (fj. u.).
30. E shpëtoj nga një gjendje e vështirë ose e keqe. E nxorën ndërmarrjen nga prapambetja. E nxori nga telashet. E nxori nga balta. E nxori nga varfëria.
31. E detyrojndërpresë një punë, një veprimtari etj., e bëjpaaftë, të pavlefshëm etj. (zakonishtdisa togjeqëndrueshme). E nxorën jashtë përdorimit. E nxorën jashtë loje. E kishte nxjerrë birërie nuk e quante më për bir a për bijë. Korbi korbit (sorra sorrës) s’ia nxjerr sytë. (fj. u.).
32. E vë në një vendcaktuar kundrejttjerëve, i jap një vendmarrëdhënie me dikë a me diçka tjetër. E nxorikrye (në ballë). E nxorifund. E nxorënplanparë. E nxorënrendin e ditës.
33. Vë për të shitur. E nxorënshitje (në treg). E nxoriankand.
34. Riprodhoj nga një gjë tjetër ose sipas diçkaje tjetër. Nxjerr një (disa, shumë) kopje. Nxjerrfotografi fotografoj.
35. I vë përpara dikujt; e gostit, e qeras. U nxori raki (kafe, duhan, gliko, llokume). Ua nxori përpara. U nxori nga një cigare.
36. Kaloj një periudhë kohe, kapërcej, hedh; i bëjmundurkapërcejë një periudhë kohe. I nxorën bagëtitë nga dimri. E nxjerr lopën derivjeshtë. S’e nxjerr dot dimrin me këtë pallto. I sëmuri nuk e nxori dimrin vdiq. Me zor e nxjerr muajin.
37. bised. Krijoj, bëj; trilloj. I nxorën një këngë. I nxorën fjalë. Nxirrte thashetheme.
38. E përcjell në një mënyrëcaktuar. E nxori duarbosh (duarthatë). E nxori pa pjesë. E nxori me gishtgojë.
39. Fitoj ose rifitoj me përpjekje, me mundim një gjë që më takon, por më është mohuar; ia dalzotëroj sërish diçka timen. E nxoridrejtën e tij. Ia nxjerr lekët një investimi.
Sin.: çrras, tërheq, marr, qit, shpie, bie, lëshon, sekreton, sjell, zbarkoj, shkarkoj, shkalis, heq, shkul, lëshoj, jap, shtie, zhvesh, zhvarros, zbuloj, dëboj, përzë, çoj, tregoj, them, përgatis, botoj, përhap, caktoj, qarkulloj, shpërndaj, shmang, hartoj, shpall, prodhoj, shfrytëzoj, mësoj, grumbulloj, siguroj, fitoj, qëmtoj, gjej, zgjedh, përfundoj, vë, vërej, parashtroj, rrezatoj, shpërfaq, paraqit, shfrej, vendos, përftoj, veçoj, ndaj, përfitoj, shtroj, ziej, vështirësoj, plotësoj, kënaq, çliroj, largoj, zbërthej, shfryj, derdh, zbraz, shpëtoj, shkaktoj, riprodhoj, gostit, qeras, kapërcej, hedh, shtrapnjen, del, krijoj, hap, sajoj, stis, trilloj, thur, bëj, gultoj, martoj, thek, mpreh, emeton, vjell.
fërkon *kokën e të nxjerr sytë (dikush) keq. kruan *kokën e të nxjerr trutë (dikush) keq. E nxjerr në *anë. E nxjerr (e vë) në *ankand (diçka) libr. S’di ku më nxjerr *barka. E nxori nga *bataku (dikë). E nxori (e bëri) *batall (dikë). E nxori nga *binarët (dikë). Nxjerr *bishta (dikush). E nxjerr për *brirësh (diçka). Ia nxjerr *bishtin (diçkaje). Ia nxori *bojën (dikujt) keq. E nxjerr (e qit) në *breg (dikë). Nxjerr *brirët (brirë) (dikush a diçka) keq. Ia nxori (ia qiti) *cifundin (diçkaje a dikujt). Ia nxjerr me *çengel (dikujt). Ia nxjerr (ia shkul) me *darë (dikujt). E nxjerr nga *dera (dikë). E nxori në *diell (dikë). nxori *djersët (diçka). I ndeu (i shtriu, i zgjati) *dorën (dikujt). Nxjerr nga *dora (nga duart) (diçka). S’e nxjerr nga dora (diçka). E nxjerr në *dritë (dikë a diçka). E nxjerr nga *dheu (diçka). E nxori në *faqe (diçka).nxori *fitilat (dikush). I nxjerr (i gjej) *fundin (diçkaje). E nxjerr në *fushë (diçka). Ia nxjerr me *grep (me grepa) (dikujt). E nxjerr nga *guri (diçka). I nxjerr (i tregon) *gjoksin (dikujt). Nxjerr *gjoksin (përpara) (dikush). Nuk nxjerr gjë në *vijë (dikush). I nxori *gjuhën (dikujt). E nxjerr nga *gjumi (dikë). Ia nxori nga *hundët (nga hunda, për hundësh) (dikujt). (Sikur) e ka nxjerrë nga *hunda (për hundësh) (dikë). Ia nxori *inatin (dikujt). I nxori *jargët (dikujt) E nxori në *jetë (dikë). Ia nxori *kallajin (dikujt) keq. Nxjerr kokë (*krye) (dikush a diçka). E nxori (e qiti) *kokën (kryet) (dikush). Ia nxori *kokërdhokët (dikujt). Nxjerr krye (*kokë) (dikush a diçka). E nxori (e qiti) kryet (*kokën) (dikush). E nxjerr në *krye (diçka). Nuk e nxjerr në *krye (dikush). Nxjerr *kunjin. E nxjerr në *kut (diçka). E nxjerr në *lëndinë (diçka). E nxjerr jashtë *loje (dikë). I nxjerr (i mbledh) me *lopatë (dikush). E nxori (e ngriti) nga *lluca (dikë). E nxjerr në *majë (diçka). nxjerr (më heq) *mallin (e dikujt a të diçkaje). E nxjerr *mbanë (diçka). nxori (më qiti) *mendtë (dikush). E nxjerr nga *mendja (dikë a diçka). Nxora *merakun (për dikë a për diçka). E nxjerr në *pah (dikë a diçka). E nxjerr në *pazar (në treg) (dikë a diçka) keq. E nxora për *qafe (diçka). I nxori *qumështin e nënës2 (dikujt). E nxjerr në *reliev (diçka) libr. I nxjerr (i zbuloj) *rrënjët (diçkaje). E nxori në *rrugë (dikë). Nxjerr *rrurëza (dikush) keq. Nxjerr në *skenë (dikë a diçka) libr. Është për t’i nxjerrë (për t’i qitur, për t’i kërryer) *sytë (dikush). Nxjerr *sy (syrin) (diçka). I nxjerrin (i qitin) sytë *gaca (dikujt).Ta nxjerr nga *syri (nga sytë, prej syrit) (dikush). Nxora *sytë. I nxori *sytë (dikujt). *Sytënxjerrësh! (Le) të nxjerrë *sytë (dikush). Është për t’i nxjerrë (për t’i qitur) *sytë (dikush). E nxjerr në *shesh (diçka). I nxori *shkumë (nga goja) (dikujt). E nxjerr nga shpirti (nga *zemra) (dikë a diçka). Ma nxori (ma pruri) në *shteg (fjalën) (dikush). E nxori në *shteg (dikë). I nxori *tabanin (diçkaje). nxori *tëmthat (dikush). E nxjerr në *treg (në pazar) (dikë a diçka). nxori *trutë (e kokës) (dikush). nxori *thinjat (dikush a diçka). I nxjerr *ujët (dikujt a diçkaje). E nxjerr në *va (dikë). I nxori *vaj (dikujt). Nxjerr *të vdekurin nga varri (dikush). E nxjerr nga *varri (diçka). Nxjerr *veshët (dikush a diçka) keq. Nxjerr (vjell, hedh) *vrer (kundër dikujt). Nxjerr *yçkla (dikush) keq. E nxjerr nga *zemra (nga shpirti) (dikë a diçka). E nxjerr *zinë. Nxjerr (çel) *zogj (dikush) iron.nxori (më shkuli) *zorrët (dikush a diçka) keq.

PARAQIT

PARAQÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Nxjerr dhe i tregoj dikujt një shkresë, një dokument etj., për t’i dëshmuar se e kamrregull, se më takon një e drejtë etj.; e sjell diçka si dëshmi, e jap si provë. I paraqiti letërnjoftimin (vërtetimin). Paraqitni biletat! Paraqiti dëshmi (prova, argumente). Paraqiti si arsye...
2. I vë përpara a i jap dikujt diçka për ta parë, për ta shqyrtuar, për të dhënë një mendim për të etj.; ia bëjnjohur për ta plotësuar a për ta zgjidhur; parashtroj. I paraqiti një lutje (një kërkesë). Paraqiti raportin. Paraqiti projektligjin. Ia paraqiti për nënshkrim (për miratim). Ia paraqiti çështjen gjyqit. Paraqiti dorëheqjen. I paraqit forcën dikujt i bëjnjohur një eprori numrin e ushtarëve ose të njerëzvetjerërreshtuar për të filluar stërvitjen, ushtrimet, parakalimin etj.
3. libr. I shpreh dikujt një ndjenjë ose i tregoj qëndrimin tim. I paraqiti dashurinë. I paraqiti nderimet (falënderimet). I paraqit ngushëllimet e mia.
4. Ua tregoj për ta parëpranishmëve, vizitorëve, shikuesve etj. një vepër, një prodhim, një shfaqje etj.; u bëjnjohura me pak fjalë disadhëna për një vepër a për një program; tregoj. Paraqiti një libër të ri. Paraqiti programin.
5. Përshkruaj me gojë a me shkrim dikë a diçka, e tregoj si është; shtjelloj; e jap diçka nëpërmjet një vepre artistike. E paraqiti hollësisht (me pak fjalë). E ka paraqitur drejt (bukur). Varet si ta paraqitësh çështjen.
6. Bëjnjohur dikë me një tjetërpranishëm a me një rreth shoqëror, duke thënë emrin e tij, profesionin, detyrën etj.; e njoh dikë me një tjetër për herëparë. Ia paraqiti i vëllai. E paraqit veten për... hiqet, e mban veten për...
7. E propozoj dikë si kandidat për një punë, për t’u zgjedhur në një organ etj.; bëj një propozim. Paraqitën kandidatët për deputetë. Paraqiti kandidaturën e tij.
8. vet. v. III Ka, nxjerr, përmban. Paraqit vështirësi (pengesa). Nuk paraqit rrezik.
Sin.: qit (qis), qes, tregoj, nxjerr, jap, bëj, shfaq, parashtroj, shtroj, shpalos, sjell, tregoj, vë, demonstroj, prezantoj, shpreh, pasqyroj, njoh, kam, rrëfej, shtjelloj, hap, përshkruaj.

PARASHTOJ

PARASHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shtoj paraprakisht; paraqes; parashtroj. Parashtoi disa pyetje (disa shqetësime).
Sin.: paraqes; parashtroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.