Fjalori

Rezultate në përkufizime për “parashtesë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARKI-

ARKI- fjalëform., libr. 1. Pjesë e parë e fjalëvepërbëra, që tregojnë shkallën dhe titullin më të lartëhierarkinë feudale dhe fetare, me kuptiminkrye-“ (p.sh. arkidukë, arkimandrit etj.).
2. Parashtesë e fjalëve të prejardhura, që tregojnë cilësishkallën më të lartë, me kuptimin keqësues “stër-” (p.sh. arkioportunist, arkigënjeshtar etj.).

AUGMENT

AUGMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Proces shtimi ose rritjeje, qoftëmadhësi, në forcë, në rëndësi, në zgjerim ose në përmirësimin e diçkaje.
2. gjuh. Element morfologjik që i shtohet një forme foljore për të ndryshuar kuptimin e saj, shpeshkohën e kaluar; në gjuhët indoevropianelashta si greqishtja e vjetër dhe sanskritishtja augmenti është një parashtesë që u shtohet foljeve për të treguar kohën e shkuar.
3. muz. Dyfishim i kohëzgjatjes së toneve të një motivi, të një fraze ose të një teme.
Sin.: zmadhim, shtesë, shtim, plotësim, zgjerim, rritje, shumim, shumëzim, forcim, përforcim, përmirësim.

FOSILIZOHET

FOSILIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. gjeol. Bëhet fosil, kthehetfosil. Qenë fosilizuar disa organizma.
2. gjuh. Ngurtësohet e nuk ndryshon më, mbetetgjendjen e në formën që ka pasur. Fosilizohet një parashtesë.
3. fig. Bëhet fare i vjetruar e nuk zhvillohet më; mbetet vetëm si dëshmi a si gjurmë e së kaluarës. Iu fosilizuan idetë.

NARKO-

NÁRKO- fjalëform. Parashtesë e disa fjalëve të prejardhura, që tregon lidhjen me drogën (p.sh.: narkobiznes, narkoktrafikant, narkologji, narkoman, narkoterrorist, narkotik, narkotizoj, i narkotizuar).

NDAJSHTESË

NDAJSHTÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh. Pjesë që i shtohet një rrënje ose një temefjalës përpara (parashtesë), në mes (brendashtesë) a në fund (prapashtesë), për të formuar një fjalë tjetër me kuptim a me ngjyrim të ri ose për të ndërtuar një trajtëfjalës (mbaresë). Ndajshtesë fjalëformuese. Ndajshtesë trajtëformuese mbaresë.

NEKRO-

NEKRO- fjalëform. Parashtesë që u shtohet fjalëve për të treguar lidhjen me vdekjen, si, p.sh.: nekrofobi, nekrofil, nekrolog, nekromaci etj.

PARASHTESO-PRAPASHTESOR
PARASHTESOJ

PARASHTES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. Formoj një fjalë të re me parashtesë.

PARASHTESUAR

PARASHTESÚAR (i, e) mb., gjuh. është formuar me parashtesë.

PREFIKS

PREFÍKS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjuh. Parashtesë.
2. tel. Numërvendoset para numrave telefonikë të një rrethi a të një shteti; kod. Prefiksi i Tiranës (i Prishtinës, i Shkupit). Prefiksi i Shqipërisë (i Kosovës, i Maqedonisë së Veriut, i Italisë, i ShteteveBashkuara të Amerikës).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.