Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPARASHIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i parashikueshëm; mund të parashikohet; i paparashikuar; kund. i parashikueshëm. Pasoja të paparashikueshme. Ndryshime të paparashikueshme.
✱Sin.: i paparashikuar, i paparafytytrueshëm.
PARAMENDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I parashikueshëm. Justifikimi i paramendueshëm.
PARASHIKUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i parashikueshëm; vetia e diçkaje që është e parashikueshme. Parashikueshmëri e kalueshmërisë (ars.). Parashkueshmëria e realizimit të detyrave (e realizimit të planit). Parashikueshmëria e lindshmërisë (e vdekshmërisë). Parashikueshmëri e inflacionit (fin.).
PARASHIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të parashikohet që më parë sipas të dhënave, të mundësive etj.; kund. i paparashikueshëm. Detyra të parashikueshme. Në të ardhmen e parashikueshme.
2. I parashikuar. Përfundim i parashikueshëm.
TEJSHIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të tejshikohet, që mund të parashikohet. E ardhme e tejshikueshme.
2. Që mund të shikohet tejpërtej. Tunel i tejshikueshëm.
3. I kthjellët, i tejdukshëm, i tejpashëm, transparent. Ujëra të tejshikueshme.
✱Sin.: i parashikueshëm, i tejdukshëm, i tejpashëm, i kthjellët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë