Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASTROLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET astr. Ajo që merret me astrologji; parashikuese e fatit të njeriut duke u mbështetur në pozitën e planetëve dhe të yjeve.
PARASHIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka aftësinë të parashikojë diçka; ajo që është karakteristike për një njeri të tillë; largpamës. Njeri parashikues. Mendje parashikuese.
2. Ai që përgatitet me kohë për t’i dalë përpara çdo të papriture, ai që e llogarit çdo gjë që më parë. Parashikues i fitores (i ndeshjes).
PARASHIKÚES,~E mb. 1. Që ka aftësinë të parashikojë diçka; që është karakteristik për një njeri të tillë; largpamës. Njeri parashikues. Mendje parashikuese.
2. Që përgatitet me kohë për t’i dalë përpara çdo të papriture, që e llogarit çdo gjë që më parë.
✱Sin.: largpamës. profet, i parapërgatitur, nuhatës, organizues, fatthënës, parathënës.
PARASHIKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka aftësinë të parashikojë diçka; ajo që është karakteristike për një njeri të tillë; largpamëse. Mendje parashikuese.
2. Ajo që përgatitet me kohë për t’i dalë përpara çdo të papriture, ajo që e llogarit çdo gjë që më parë. Parashikuese e motit.
PROFETIZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që profetizon, parashikuese.
VIZIÓNAR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që parasheh të ardhmen, ajo që është largpamëse, me plot ide e koncepte të qarta. Vizionaret e së ardhmes.
✱Sin.: vegimtare, ëndërrimtare, ëndërruese, largpamëse, parashikuese, parathënëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë