Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paraqes”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ACALLEPS

ACALLÉPS vep., ~A, ~UR vjet., kal. 1. Ndryshoj formën ose strukturën e një objekti etj. Acalleps hekurin. Tërmeti e acallepsi urën. Acallepste ecjen (trupin).
2. Shtrembëroj një të vërtetë; paraqes një fakt, një gjendje, një situatëmënyrëpasaktë ose të ndryshuar qëllimisht. Acalleps faktet e njohura. Acallepsi ndodhinë. Acallepsi të dhënat historike (dokumentet arkivore).
3. Shtrembëroj a shëmtoj fytyrën; ngërdhesh buzët. Acallepsa turinjtë. Acalleps fytyrën. Acallepsi surratin. - Mos acalleps çehren! Kishte acallepsur sytë.
4. bised. Përdor ose shqiptoj gabim fjalët, duke ndryshuar formën e tyresaktë. Acallepste fjalët. Acalleps shkronjën e parëfjalës.
Sin.: shtrembëroj, ndryshoj, tjetërsoj, shëmtoj, deformoj, devijoj, manipuloj.

AKTPADI

AKTPADÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. drejt. Kërkesë me shkrimhartohet nga pala e interesuar dhepërmban padinë e ngritur kundër dikujt në një gjykatë civile; akt padie. Aktpadi penale. Ngrihet aktpadi. Në bazë të aktpadisë. Kopje e aktpadisë. Paraqes aktpadigjykatë. Prokurori paraqiti aktpadinë. Aktpadi për shkeljekontratës dypalëshe.
2. fig. Aktakuzë. Aktpadi e rëndë (e ashpër).

AKTPAGESË

AKTPAGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dokumentvërteton pagesën e kryer për një shërbim, për një mall ose për një detyrim financiar ndaj një personi, një institucioni ose një kompanie; dëshmi, dëftesë me të cilin vërtetohet një realizim pagese; akt pagese. Nënshkroi aktpagesën. Aktpagesë e ardhur me internet. Ma dërgoi aktpagesën. Paraqes aktpagesën e tarifës për regjistrim.

AKTPRONËSI

AKTPRONËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË zyrt. Dokument juridikvërtetondrejtën e pronësisëligjshme të një individi ose të një subjekti juridik për një pasuricaktuar (tokë, banesë, truall, ndërtesë ose pronë tjetërpaluajtshme), tapi. Paraqes aktpronësinë. Ligjësova aktpronësinë. Nxora aktpronësinë në kadastër. Data e lëshimit dhe e nënshkrimit të aktpronësisë.

AKTTHEMELIM

AKTTHEMELÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Dokument zyrtar e ligjorvërteton themelimin dhe fillimin e veprimtarisë së një subjekti, të një institucioni, të një enti, të një shoqate, të një partie politike, të një shoqërie tregtare etj.; akt themelimi; aktkrijimi. Mora aktthemelimin e shoqatës. Paraqes aktthemelimin në entin e regjistrimit. Sigurova kopjen e aktthemelimit. Aktthemelimi i Universitetit të Tiranës.

AKTUALITET

AKTUALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Gjendja, rrethanat dhe ngjarjet kohëssotme. Aktualiteti shqiptar. Aktualiteti ndërkombëtar. Aktualiteti politik (ekonomik, shëndetësor etj.). Çështje të aktualitetit. Çështje të aktualitetit tonë. Tema të aktualitetit. Paraqes aktualitetin. E lidh me aktualitetin. Aktualiteti sportiv. Aktualiteti i javës. Lajme nga aktualiteti i rajonit.
2. qenët aktual; ajoështë e vlefshme, e rëndësishme, e dobishme sot, ajo që na duhet për të sotmen; ajondodh aktualisht në një fushëcaktuar (në politikë, në ekonomi, në kulturë etj.). Aktualiteti i përmbajtjes (i veprës). Ruan (humbet) aktualitetin. Aktualitetit i duhet një qendër moderne e kulturës. Revista trajton çështje të aktualitetit kulturor.
Sin.: e sotme, e sotshme, e tashme, e tanishme, e përtashme, përtashësi, e përditshme, bashkëkohorësi.

ALTERNATIVË

ALTERNATÍV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Zgjedhje ndërmjet dy ose më shumë mundësive a zgjidhjeve, që përjashtojnë njëra-tjetrën.para një alternativë. Gjendem (jam) para një alternative. Paraqes një alternativë. Zgjidh alternativën. Ka shumë alternativa. S’ka alternativë tjetër. Alternativasistemin gjuhësor.

ANTICIPOJ

ANTICIP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj diçka para kohe, i paraprij diçkaje ose paralajmëroj diçka.
2. Parashikoj ose parandiej diçka para kohe. Anticipoj ndodhinë e radhës. E anticipova ngjarjen. Anticipoi krizën që pasoi.
3. Supozoj, hamendësoj.
4. muz. Paraqes parakohe një a më shumë tone akordesh.
Sin.: paraprij, parashikoj, hamendësoj, paragjykoj, paralajmëroj, parandiej.

ANTITEZË

ANTITÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. logj. Gjykim që i kundërvihet një teze, kundërtezë; kund. tezë. Paraqes antitezën. Përdor antitezën në të folur.
2. Diçka e kundërt me diçka tjetër ose që i kundërvihet asaj; krejt e kundërta e diçkaje a e dikujt. Është antiteza e tij.
3. filoz. Vënia përballë e përqasja e dy nocioneve, e dy ideve, e dy koncepteve, e dy mendimevekundërta. Antiteza konceptuale. Antiteza historike.
4. let., stil. Figurë letrarendërtohet duke vënë përballë fjalë ose fjali me kuptimkundërt, për t’i dhënë bukuri, forcë e qartësi shprehjes artistike. Antiteza klasike. Antitezë e fuqishme. Llojet e antitezës. Dykuptimësia e antitezave.

APLIKOJ

APLIKÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zbatoj.
2. Paraqes kërkesë diku a për diçka (për punësim, për pozicion pune, për të ndjekur një program studimi, për t’u pranuar si anëtar në një organizatë, për mjete financiare, për të fituar shtetësinë, për një leje, për vizë turistike a pune, për çështje administrative etj.). AplikojMinistri për punësim. Si mundaplikoj për studime pasdiplomike? Si mundaplikoj për pjesëmarrjegarë? Aplikoi për pasaportë shqiptare. Aplikoni për rimbursim për çmimin e biletës! Aplikoi përmes internetit.
3. Vë në përdorim një metodë, një mjet etj.; vë në funksion një aparat, një makinë, etj.; e bëjplotfuqishëm (një ligj, një rregullore, një vendim etj.); zbatoj. Aplikoj metodën me laser. Aplikuan rregulloren e re.
4. Përdor diçka (një bar në lëkurë, etj.) Aplikoi kremin në fytyrë. Aplikuan trajtim masazhi. Aplikuan zbardhues për pllakat e korridorit.

DEMONIZOJ

DEMONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E bëj a e paraqes si demon; i vesh dikujt a diçkaje tiparekarakterizojnë një demon.

EMËR

ÉM/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Fjalë a grup fjalësh me të cilën quhet një njeri, një kafshë, një send, një dukuri, një vend etj., për ta dalluar ngatjerët. Emër i ri (i vjetër). Emër shqiptar (i huaj, i njohur, i panjohur). Emra historikë. Emër gjeografik. Emri i babait (i nënës, i vëllait, i motrës, i burrit, i gruas). Emri i kalit (i qenit, i lopës). Emrat e bimëve. Emri i vendit. Emri i krahinës (i malit, i fushës, i qytetit, i fshatit, i lagjes, i rrugës). Emri i shkollës. Emra artistësh. Emri dhe mbiemri. Listë emrash. I vë emrin quaj. Ndryshoj emrin. E thërras me emër. - Si e ka emrin? - Si ta thonë emrin? Emër i ngjitur nofkë. Pa emër anonim. Emër për emër duke e përmendur secilin me emër. Flas (veproj) në emërdikujt flas (veproj) me porosidikujt. E njoh vetëm me emër dikë nuk e njoh vetë, i di vetëm emrin.
2. gjuh. Fjalëshënon qenie, send, dukuri, veprim etj. dhelakohet sipas numrit, gjinisë, rasës dhe trajtës. Emër i përgjithshëm (i përveçëm). Emër konkret (abstrakt). Emër përmbledhës. Emër mashkullor (femëror, asnjanës). Emër i shquar (i pashquar). Lakimi i emrave. Gjinia (rasa) e emrit. Numri i emrit. Formimi i emrave.
3. fig. Mendim i mirë ose i keqështë krijuar nga shoqëria për dikë e për diçka; famë. Njeri me emërmirë (të keq). Fitoi (ka) emër. Është me emër është i njohur, i dëgjuar, i shquar.
4. fig. Njeri i dëgjuar. Emrat e mëdhenjhistorisë. Është me emërkëtë fushë. Ka emërsportin e futbollit.
5. fig. Autor i një vepre (letrare, artistike e shkencore). Është një emër i ri në poezinë (shkencën) shqiptare. Liria ka një emër.
Sin.: fjalë, famë, nam, reputacion, autor.
Bëri emër (dikush) shquhet, u i famshëm, njihet ngagjithë për diçka; la emër; ka emërmadh. I doli emri (dikujt) u zu në gojë nga dikush për mirë a për keq ose për të bërë diçka; e njohingjithë, u i famshëm. S’i kam dëgjuar as emrin (dikujt a diçkaje) nuk e njoh fare, s’e di kush është a ç’është. (Është) sa për emër (dikush a diçka) nuk bën asgjë; është sa për të thënë, është kot; nuk hynpunë a s’bën asnjë punë, është pa rëndësi. Ka emërmadh (dikush) është shumë i njohur e i përmendur, ka nam të madh. La emër (dikush) e kujtojnë për të mirë, ka punuar a është sjellë mirë dhe është bërë i paharruar; bëri emër. I ngre emrin (dikujt a diçkaje) bëj që të çmohetshumë ngatjerët, bëj që ta vlerësojnëshumë, t’i çmojnë cilësitë, vlerat a meritat. I njollosi emrin (dikujt) i cenoi nderin, nuk e ruajtipastër figurën e tij, e bëri për turp; i vuri njollë. E quaj me emrin e vet (diçka) e them diçka ashtu si është në të vërtetë, flas haptas, drejt, shkurt e shkoqur, pa e zbukuruar gjërat; i vë emër (diçkaje). Iu shua (iu harrua, i humbi) emri (dikujt) shpërf. vdiq e s’e kujtonnjeri, e kanë harruargjithë, nuk përmendet kurrë e nga askush; i humbi vula. I vë emër (diçkaje) e përcaktoj diçka drejt e haptas dhe e paraqes sipas vlerës a sipas rëndësisë që ka, e karakterizoj pa zbukurime e pa i hequr gjë, e quaj ashtu siç është; e quaj me emrin e vet (diçka).

FALSIFIKOJ
FLETARREST

FLETARRÉST,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Fletarrestim. Paraqes fletarrestin.

FLETËTHIRRJE

FLETËTHÍRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET zyrt. Dokument, me anë të të cilit dikush thirret për të kryer shërbimin ushtarak, për të marrë pjesë në një gjyq etj. Fletëthirrje për në ushtri (për në gjyq). Shpërndaj fletëthirrjet. Paraqes fletëthirrjen.
Sin.: letërthirrje, thirrje.

FORMËSOJ

FORMËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E shpreh a e paraqes në një formëcaktuar. Formësoj mendimin (gjykimin).

FRYJ

FRY/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Nxjerr jashtë me forcë ajrin e mushkërive, duke mbajtur buzëtmbledhura, ia drejtoj dikujt a diçkaje ajrin e mushkërivenxjerr me vrull nëpërmjet gojës. I fryj zjarrit. I fryn kandilit për ta shuar. I fryj kafesë (gjellës) për ta ftohur.
2. kal. Drejtoj me vrull një rrymë ajri mbi diçka me anë të një mjeti. I fryj zjarrit me kacek (me rrëshiq) për ta ndezur.
3. kal. Mbush diçka me ajrin e mushkërive; mbush me shumë ajër diçka me anë të një mjetiposaçëm; kund. shfryj. Fryj topin. E fryj me gojë (me pompë).
4. kal. Çoj me forcë ajrin e mushkërive nëpër vrimën e një sendi a të një vegle frymore për të nxjerrë ose tinguj muzikorë; i bie një sendi a një vegle fryme. I fryj bilbilit. I fryn fyellit. I frynte borisë. I fryn gajdes.
5. jokal., v. III Lëviz shpejt e me vrull (për erën). Fryn erë. Fryn juga.
6. kal. Bëj që t’i fryhet dikujt një pjesë e trupit, ënjt. Ia fryu dorën (këmbën).
7. kal., bised. E ngop një njeri a një kafshë me të ngrënë, i mbush barkun. Ia frynë barkun. E fryu kalin.
8. kal., bised. E shëndosh shumë një njeri a një kafshë, e ngjall, e majm duke e ushqyer mirë. E mbajti gjelin derisa e fryu.
9. kal., vet. v. III E shton shumë ujin (e përrenjve, të lumenjve etj.), ngre nivelin e ujit. Shirat i frynë lumenjtë (përrenjtë).
10. kal., vet. v. III E bymen, e mbufat diçka duke e ngopur me ujë a me një lëng tjetër. Lagështira i fryka dërrasat. Shiu e kishte fryrë tokën.
11. kal., fig. Rrit, zmadhoj a zgjeroj diçkashumë sesa duhet; e paraqes diçka më të madhe nga ç’është në të vërtetë. I paska fryrë shifrat. Mos i frymetat kot!
12. kal., fig. Nxit a shtyj dikë kundër një tjetri me qëllimkeq. E kishin fryrëtjerët.
13. kal., fig. E zemëroj, e inatos dikë. E fryu, ia sollimajëhundës.
14. kal. Ysht, namatis. I frynin fëmijës (nuses).
15. jokal., bised. Iki me të shpejtë, ua mbath këmbëve. Fryu nga shtëpia (nga dera).
Sin.: mbush, ënjt, bymej, mbufat, ngop, urgus, shemb, mullos, majm, trash, tultoj, tulos, dhjam, ngjall, bullafiq, rrit, zmadhoj, zgjeroj, shtoj, nxit, zemëroj, inatos, buhavit, ysht, namatis.
U dogj nga *kungulli e i fryn kosit (dikush). U dogj nga *qulli e i fryn kosit (dikush). I fryn (i bie) *borisë. Fryjnë *erërat (për dikë a për diçka) libr. I fryn *farkës (dikush). I fryn (i bie) *fyellit (kavallit) (dikush) tall. I fryn (i bie) *gajdes (dikush). I fryn (i bie) kavallit (*fyellit) (dikush) tall.fryn nga *këmbët (dikush). fryftë *nusëza! mallk. Fryn *pendët (dikush). fryu *sqetullat (dikush) keq. Fryj *sytë (për diçka). Nuk i fryn në *sy (dikujt). U fryn *urëve (dikush). I fryn (i çuçurit, i pëshpërit) në *vesh (dikujt). fryu (më ënjti) *zemrën (dikush a diçka). I fryn *zjarrit (dikush). Kthehet ngafryjë *era (dikush). Kthen gunën ngafryjë *era (dikush). Shkon ngafryjë *era (dikush).

HARTOGRAFOJ

HARTOGRAF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përshkruaj ose paraqes diçkaformë harte; përpiloj një hartë; hartëshkruaj.

HUMORIZOJ

HUMORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap një ngjyrim humoristik diçkaje; e paraqes, interpretoj ose trajtoj një situatë, një tekst, një ngjarje apo një personazhmënyrë humoristike. Humorizoi vendimet e mëparshme. Humorizon vetveten. Ai e humorizoi ngjarjen për të shmangur tensionin.

LËNDËZOJ

LËNDËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ ÚAR kal. Materializoj, i jap karakter lëndor një ideje, ndjenje a dukuriepakuptueshme, e paraqes si diçkaprekshme e konkrete; kund. çlëndëzoj. Ai lëndëzoi konceptin e drejtësisë përmes një simbolifortë vizual.
Sin.: materializoj, sendëzoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.