Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARAPROGRAMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur paraprogramoj ose kur paraprogramohet diçka. Sistem kontrolli automatik për djegie dhe fikje me paraprogramim. Paraprogramim 48-orësh. Paraprogramimi i pajisjeve për votim elektronik.
PARAPROGRAM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Programoj paraprakisht një pajisje, një sistem etj. që të funksionojë në një mënyrë ose në një kohë të caktuar, zakonisht para se dikush ta përdorë a ta blejë. Paraprogramoj procesin e prodhimit të kompjuterave.
2. Programoj paraprakisht planin e një pune, të një veprimtarie etj. Paraprogramojnë fluturimin e radhës për në Hënë. E kishte paraprogramuar lëvizjen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë