Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTICIP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj diçka para kohe, i paraprij diçkaje ose paralajmëroj diçka.
2. Parashikoj ose parandiej diçka para kohe. Anticipoj ndodhinë e radhës. E anticipova ngjarjen. Anticipoi krizën që pasoi.
3. Supozoj, hamendësoj.
4. muz. Paraqes parakohe një a më shumë tone akordesh.
✱Sin.: paraprij, parashikoj, hamendësoj, paragjykoj, paralajmëroj, parandiej.
PARAPRÍRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur paraprij ose kur paraprihem. Paraprirja do dhe përgatitje.
2. Udhëheqje.
3. Udhërrëfim.
4. Parathënie.
PRI/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. I tregoj rrugën dikujt duke ecur vetë në ballë, eci përpara të tjerëve; udhëheq. U printe shokëve. Na printe, se nuk e dinim rrugën! U priu për në shtëpi. Ai as nuk të prin as nuk të ndjek (mospërf.) nuk të zgjidh asnjë punë.
2. kal. Udhëheq punën a veprimtarinë e një grupi njerëzish a të një populli; i tregoj rrugën dikujt për të arritur një qëllim; udhëheq në një punë. Prin ekspeditën. I prin popullit. Prin në punë (në debat).
3. jokal. Jam në krye të klasifikimit (gjatë një ndeshjeje, një gare etj.); jam në vendin e parë, kryesoj. Prin skuadra “Tirana”.
4. jokal., vet. v. III Ndodhet në fillim, gjendet përpara diçkaje tjetër në kohë, në një renditje etj. Veprës (romanit) i prin një parathënie (një hyrje).
5. fig., jokal., vet. v. III Më sjell dobi, më bën mirë; më shkon mbarë diçka. I prin klima e fshatit (deti, mali). I ka prirë shëndeti. Të priftë e mbara! (ur.).
✱Sin.: udhëheq, paraprij, përçoj, heq, drejtoj, kryesoj, përballoj.
♦ Të priftë *e mbara! ur. As të prin e as të ndjek (dikush) rri mënjanë, është asnjanës a i fjetur; nuk të kryen asnjë punë, s’të shërben për gjë; as të ngroh e as të ftoh; as të pjek e as të djeg; as prish e as ndreq; as ndez e as shuan; as qan e as qesh; as turbullon e as kullon; (s’është) as për tutje e as për tëhu.
UDHËH/ÉQ vep., ~ÓQA, ~ÉQUR kal. 1. I tregoj dikujt rrugën duke e shoqëruar. Udhëheq alpinistët.
2. Drejtoj një organizatë, një parti, një veprimtari etj. Udhëheq sindikatën.
3. fig. I tregoj rrugën për të arritur diçka; prij. Udhëheq popullin.
4. edhe jokal. Jam në krye (në një ndeshje, në një garë etj.), kryesoj. Udhëheq klasifikimin.
✱Sin.: paraprij, drejtoj, komandoj, organizoj, administroj, qeveris.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë