Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKCÉPT,~I m., bank. 1. Pranim ose miratim i diçkaje (kërkesë, shkresë, dokument, faturë, ofertë), pajtueshmëri për të pranuar dhe për të nënshkruar një kontratë (marrëveshje, kambial, faturë pagese, fletëpagesë, çek etj.); akti i miratimit të një marrëveshjeje, të një kontrate ose të një propozimi. Akcepti i kërkesës. Akcepti i marrëveshjes u bë me nënshkrimin e saj. Kërkesa juaj është marrë në akcept.
2. drejt. Deklaratë e një personi a subjekti juridik se do të paguajë borxhin e faturimit në tërësi ose pjesërisht në afatin e paraparë e të pranuar me kontratë. Fatura u dërgua për akcept.
✱Sin.: pranim, pajtim, miratim, pëlqim, pajtueshmëri, aprovim.
DELÍKT,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Vepër e kundërligjshme për të cilën është paraparë një dënim; shkelje e ligjit; faj; mëkat. Deliktet publike veprime të kundërligjshme, që janë ndjekur nga organet e drejtësisë dhe u jepet dënim publik. Delikt në të drejtën penale çdo veprim i kundërligjshëm për të cilën është paraparë dënimi. U kap (u arrestua) në delikt. Deliktet e pazbuluara.
KRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Akt kriminal a penal i kryer nga veprimi a mosveprimi, që rrjedhimisht sjell pasoja vdekjeprurëse; faj i rëndë. Krim i organizuar (i rëndë, i rrezikshëm, i cilësuar). Krim ndërkombëtar (kundër njerëzimit) krim i paraparë në Konventën e Gjenevës. Krim lufte krim shtetëror i kryer në luftë. Ka bërë krime.
PAPARAPÁRË (i, e) mb. I paparashikuar; kund. i paraparë. Shpenzime të paparapara.
PARASHIKÚAR (i, e) mb. 1. Që dihej me kohë se do të ndodhte a do të bëhej, që pritej se do të vinte; kund. i paparashikuar. Ngjarje e parashikuar.
2. Që është përcaktuar që më parë; që është llogaritur a planifikuar më parë; kund. i paparashikuar. Shpenzimet e parashikuara. Rendimenti i parashikuar. Detyrat e parashikuara. Afati i parashikuar.
✱Sin.: i paraparë, i parallogaritur, i paracaktuar, i parapërcaktuar, i planifikuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë