Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MËPÁRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka qenë përpara diçkaje për të cilën flitet, që ka ndodhur para diçkaje tjetër; që është bërë e ka qenë herën e fundit. Mbledhja e mëparshme. Në numrin e mëparshëm të gazetës. Mësuesja e mëparshme. Vendimi (urdhri) i mëparshëm.
2. Që i përket një kohe të kaluar, që ka qenë më përpara, i kaluar; që ka pasur më parë, i hershëm; i dikurshëm. Kohërat e mëparshme. Në shtetin e mëparshëm. Veprimtaria e mëparshme e dikujt e kaluara e një njeriu. Shkrimet e mëparshme. Brezat e mëparshëm. Luftërat e mëparshme. Veshjet (zakonet) e mëparshme. Në trajtën e mëparshme.
✱Sin.: i përparshëm, i mëhershëm, i pakmëparshëm, i parapakditshëm, paraardhës, i parafundit, i parë, i kaluar, i shkuar, i dikurshëm, i vjetër.
PARAPAKDÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i disa ditëve më parë; i parapakkohshëm. Njoftimi i parapakditshëm tronditi mbarë botën. Zgjedhjet e parapakditshme për Kuvendin e Shqipërisë.
PARAPAKKÓHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka të bëjë me pak kohë më parë; i parapakditshëm. Nuk e miratoi martesën e parapakkohshme të së bijës. Akademiku theksoi në një intervistë të parapakkohshme se ishte njeri i lirë dhe gjithë pasuria e tij ishte biblioteka.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë