Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ABON/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. ek., vetv. Bëj parapagimin për një shërbim të caktuar (për një gazetë, një revistë, një program televiziv etj.); pajtohem për një organ shtypi a për diçka tjetër (porosi, blerje etj.). Abonohem çdo gjashtë muaj për programin televiziv. Abonohem për shërbime interneti. Abonohem për shërbime mirëmbajtjeje. U abonuan për shërbime teknike. Abonohu edhe ti!
2. pës. e ABONÓJ.
✱Sin.: pajtohem, parapaguhem.
PARAPAGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi parapaguaj dikë për diçka ose kur parapaguhem; kund. prapapagim. Parapagimi i rrogës. Parapagimi i qirasë.
2. Parapagesë.
✱Sin.: parapagesë, paradhënie, kaparosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë