Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAZËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Veprimi kur hazëroj diçka ose kur hazërohem.
2. Përgatitja e gjërave ose e plaçkave që duhen për t’i marrë me vete (në një çantë, valixhe, kuti); rregullimi i tyre në një vend (dollap, raft, sirtar etj.); përgatitja e ushqimit duke e bërë gati për ta shërbyer. Hazërimi i drekës.
✱Sin.: përgatitje, parapërgatitje, ormisje, nderqje, rregullim.
PARAFABRIKÍM,~I m., ndërt. Veprimi kur parafabrikoj diçka ose kur parafabrikohet diçka; parapërgatitje. Parafabrikimi i mureve (i harqeve).
PARAPËRGATÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parapërgatit ose kur parapërgatitem për diçka.
2. kryes. sh. Përgatitjet që bëhen para se të fillojë një punë, masat që merren për të qenë i gatshëm për diçka. Parapërgatitje të gjithanshme. Parapërgatitja e vendit për reforma. Parapërgatitja për ndeshje (për gara).
STËRVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur stërvit a stërvitem. Mjeku e udhëzoi ta vazhdonte stërvitjen e muskujve pas dëmtimit. Stërvitja e ushtarëve të mobilizuar zgjati disa ditë. Trajneri pa se stërvitja e sportistëve nuk ishte e mjaftueshme. Nuk e rekomandonin stërvitjen e sforcuar të kuajve para garës.
2. sport. Përgatitje e rregullt, e vazhdueshme dhe e shkallëzuar për të fituar aftësi e shkathtësi në një degë të sportit. Prej kohësh u ishte nënshtruar stërvitjeve sistematike. Nxënësit e praktikonin në palestër stërvitjen gjimnastikore. Fusha ku bënin stërvitje ishte rregulluar para pak kohësh. Atletët shkonin çdo ditë në stërvitje. Nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit pas dëmtimit në gju.
3. usht. Tërësia e mësimeve dhe e ushtrimeve të vazhdueshme e sistematike që bëhen për të rritur aftësinë dhe gatishmërinë luftarake. Stërvitje ushtarake. Stërvitje rreshtore (taktike, fushore). Plani i stërvitjes. Bën stërvitje me trupat. Dolën në stërvitje. U kthyen nga stërvitja.
✱Sin.: ushtrim, praktikim, mësim, trajnim, parapërgatitje, praktikë, kalitje, regjje, çelikosje, rysje, lojë, gjimnastikë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë