Fjalori

Rezultate në përkufizime për “parapërgatit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PARAFABRIKOJ

PARAFABRIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR ndërt., kal. Përgatit parafabrikate për t’i përdorurgatshme gjatë ndërtimit; parapërgatit. Parafabrikojnë pllaka muresh.

PARAPËRGATIT

PARAPËRGATÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. E përgatit që më parë diçka që ta përdor për një punë. Parapërgatit sallën e operacionit. Parapërgatit lëndën (materialet).
2. E përgatit që më parë dikë për të qenëgjendje ta bëjëmirë e më lehtë diçka. Parapërgatit fëmijën për në shkollë. E parapërgatiti skuadrën për ndeshje.
3. E përgatit që më parë dikë për diçkarëndë a të papritur, që të mos tronditet.

PARAPËRGATITJE

PARAPËRGATÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parapërgatit ose kur parapërgatitem për diçka.
2. kryes. sh. Përgatitjetbëhen para se të fillojë një punë, masatmerren për të qenë i gatshëm për diçka. Parapërgatitjegjithanshme. Parapërgatitja e vendit për reforma. Parapërgatitja për ndeshje (për gara).

PARAPËRGATITËS

PARAPËRGATÍTËS,~E mb., edhe si em. parapërgatit diçka. Veprimet parapërgatitëse. Parapërgatitësit e takimit ndërmjet krerëve të shteteve. Parapërgatitëset e koncertit.

PËRGATIT

PËRGATÍT (PËRGATÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj gati diçka, që të jetëgjendjepërdoret për një punë a të shfrytëzohet. Përgatit makinën për rrugëgjatë. Përgatit dhomën e shtratin. Përgatit tryezën.
2. Mbledh, grumbulloj e përpunoj diçka për ta përdorurvonë a në një kohëpërshtatshme. Përgatit veglat e punës. Përgatit materialet e nevojshme mbledh në një vend gjërat e nevojshme për një punë.
3. Mbledh gjërat që më duhen e i rregulloj në një vend (në një arkë, valixhe, bohçe, çantë) për t’i marrë me vete; ndreq, rregulloj, bëj gati. Përgatit valixhen (plaçkat) për rrugë. Përgatit rrobat e dimrit (e verës).
4. E bëj diçka në një mënyrëcaktuar, përpunoj (duke përzier gjërandryshme etj.); gatuaj. Përgatit gjellën (një pije). Përgatit një bar (një ilaç). Përgatit drekën (darkën).
5. Bëj a prodhoj diçka të re, krijoj; hartoj. Përgatiti një recital të ri. Përgatiti një tekst më të mirë. Përgatitën modelereja fustanesh.
6. I jap dikujt njohuritë e shprehitë e nevojshme për të kryer një punë, e mësoj; e bëj dikëaftë për diçka, duke e stërvitur rregullisht. Përgatit punonjësaftë. Përgatit mësues (inxhinierë, informatikanë, mjekë). I përgatitën për ndeshjen e mbetur. E përgatiti për provime.
7. Ia them dikujt tërthorazi e jo menjëherë një lajmkeq, në mënyrë që të mos tronditet shumë kur ta mësojë plotësisht; e sjell në një gjendje që ta durojëkeqen, që ajo të mos i vijë si e papritur. E përgatiti shpirtërisht. E përgatiti për ta njoftuar për vdekjen e prindit.
8. Kam ndër mendbëj diçka, shestoj. Përgatitnin planereja. Përgatitin programereja kompjuterike.
9. Ia hyj një pune për të arritur një qëllim.
10. Marr masat e nevojshme për të nisur diçka. Përgatitën takimin ministror (ndërministror) të radhës.
Sin.: gatit, ormis, hazëroj, nxjerr, bëj, ndreq, zbukuroj, rregulloj, shtroj, teletis, përpunoj, gatuaj, zë, prodhoj, krijoj, pajis, sajoj, hartoj, arsimoj, edukoj, rris, aftësoj, kalis, stërvit, brumos, brumoj, formoj, ushtroj, parapërgatit, shestoj, përvijoj, ravijëzoj, mendoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.