Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BASKINÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Gozhdohem, mbërthehem. Jam baskinuar në punë.
2. pës. e BASKINÓJ.
✱Sin.: gozhdohem, mbërthehem, ngujohem, paralizohem.
►DAMLLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Më bie damllaja, mbetem në vend si i vdekur; paralizohem nga damllaja; goditem. Është damllosur fare.
2. vetv. Rrëzohem përdhe pa ndjenja, si i vdekur (duke qenë në një gjendje të turbulluar a të tronditur). Erdhi i pirë dhe u damllos në dysheme.
3. pës. e DAMLLÓS.
✱Sin.: paralizohem, goditem, pikohem, stërpikem, rrëzohem.
►GALAC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Mbetem ulok, më zihen këmbët; paralizohem.
NDRÝ/HEMII jovep., ~VA (u), ~RË vetv. Paralizohem pjesërisht.
PARALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur paralizoj dikë ose kur paralizohem. Paralizimi i muskujve.
2. Gjendja kur paralizoj dikë ose kur paralizohem. Paralizimi i krahut (i këmbës, i trupit). Paralizimi i jetës së vendit.
3. mjek. Paralizë.
✱Sin.: mpirje, paralizë, gozhdim, ndërprerje, bllokim, ngrirje, ndalim, ngecje, galacim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë